Gazeta Shqiptare

PD: Arrestimi i djalit të deputetit të PS, truk për të mbyllur skandalin

Opozita akuzon kryeminist­rin: Mbrojti përdhunues­in dhe deputetët e tij "Skenar mafioz që ligji të mos zbatohet"

-

Partia Demokratik­e e cilësoi të pamjaf tueshëm arretsimin e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Në një reagim të saj, PD shprehet se: "arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të PS është prova se gjithë vemendja e Edi Ramës këto dy muaj dhe e prokuroris­ë nën urdhrat e tij ka qenë për të mbrojtur përdhunues­in dhe zyrtarët e deputetët e tij, të përfshirë në krim". Sipas demokratëv­e, "arrestimi i djalit të pushtetari­t erdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësin­ë e dëshmisë së tij". Por, thuhet më tej, në qëndrimin e grupit të deputetëve demokratë, arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftues­hëm dhe një truk për t'i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirje­s direkte të disa prej pushtetarë­ve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës. "Arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen. Arrestimi i djalit të deputetit të PS është një truk për të mashtruar opinionin publik, sepse në burg, bashkë me të, duhet të ishin shefat e komisariat­eve që, gjatë gjithë këtyre muajve, mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar apo të policit të kërcënuar", theksohet në qëndrimin e Partisë Demokratik­e, për ngjarjen

e ditëve të fundit. Sipas demokratëv­e, "arrestimi i djalit të deputetit të PS Deputeti i Partisë Demokratik­e, Agron Shehaj tha se burime të tij të besueshme bëjnë me dije se hetuesit me urdhër të Ramës kanë përgatitur një raport ku e nxjerrin Xhisiela Malokun me probleme mendore dhe haluçinaci­one, në mënyrë që të rrëzohet dëshmia e saj.

Rrahman Rraja është hile për të mashtruar publikun, sepse ministri i Brendshëm, Prokurorja e Përgjithsh­me, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë e fshehën krimin dhe nuk zbatuan ligjin, pavarësish­t se ishin vënë zyrtarisht në dijeni nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu". "Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës pa prekur asnjë nga pushtetarë­t që penguan drejtësinë, që mbrojtën përdhunues­in, që kërcënuan vajzën e torturuar dhe më pas kërcënuan me pistoletë në kokë edhe oficerin Nuhu, është skenari mafioz që ligji të mos zbatohet për kriminelët me të cilët Edi Rama ndan pushtetin", përfundon deklarata e PD- së. Akuzat për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, u bënë publike gjatë kësaj jave, pas një denoncimi të ish- oficerit të policisë, Emiljano Nuhu. Nuhu akuzoi për kërcënim me armë në ambientet e komisariat­it të Krujës, edhe deputetin Rrahman Rraja, në prani të deputetit socialist, Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Balla mohoi akuzat për ndikim tek policia e Fushë- Krujës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania