Gazeta Shqiptare

Dhunimi i Xhisela Malokut, Rama: Prokuroria t'i shkojë deri në fund

Kreu i Grupit Socialist: Përpara ligjit jemi të barabartë të gjithë "PD po vijon yryshin e politikës së dëshpëruar"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama shprehu dje, mbësh tetjen për prokurorin­ë, pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja për dhunimin e 25vjeçares Xhisela Maloku. Përmes një statusi në rrjetin social ' Tuitter', Rama inkurajoi prokurorin­ë të mos ndalet deri në fund, por nuk kurseu as akuzat për opozitën, duke u thënë se u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë." Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokuroris­ë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorin­ë të mos ndalet deri në fund # eGjithëVëm­endjapërVa­jzën", shkroi kreu i qeverisë, dje. Më pas, rreth darkës, kur zërat reagues u shtuan për këtë ngjarje, Rama ka shkruar një tjetër koment. "E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetje­je për prokurorin­ë. Përkundraz­i, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin. # eGjithëVëm­endjapërVa­jzën", u shpreh më tej, kryeminist­ri Rama. Kreu i Grupit Parlamenta­r Kryedepute­ti socialist Taulant Balla, i cili u vu në qendër të akuzave të opozitës reagoi po ashtu dje, pas arrestimit të djalit të deputetit Rraja. "Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokuroris­ë, falë Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhrat e organit të akuzës. Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qëndrimet tona. Ndalimi i djalit të de- putetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë! Sepse jo vetëm nuk e pengojmë prokurorin­ë dhe as protestojm­ë kundër saj, po e mbështesim plotësisht", deklaroi Balla. Sipas tij, "drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i Babale dyshit të marrin atë që ju takon nga organi i akuzës". Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së u detyrua të reagojë sërish, pas akuzave të opozitës. "E përshëndes deklaratën e partisë babalokrak­tike ( PD), sepse nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua "E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetje­je për prokurorin­ë. Përkundraz­i, veç baltë pa asnjë fre tanimë",- tha kreu i qeverisë. dhe Partinë Socialiste! E di që prej vitesh tashmë jam halë në sy për Saliun, Lulin dhe ca shërbëtorë­ve ordinerë të tyre, se të them të drejtën ka edhe deputetë të PD që janë njerëz normalë", tha Balla, dje. "Nuk më çudit asgjë që ata thonë, bëjnë, nxisin, thurin apo inskenojnë për të më baltosur e cenuar mua. Siç, në fakt, ishte shpifja e radhës në qershor me paratë e kapura nga Policia e Shtetit, kur në fund i humbur doli Lulzimi të cilit do t'i duhet të paraqitet më datë 10 tetor në gjykatë si i akuzuar. Por kjo deklaratë sot më ka çuditur pak se është e gjitha në mbështetje të qasjes sonë dhe deklarata konfirmon se Luli dhe PD vajzën e dhunuar e duan thjeshtë mish për top në luftën politike!",- vijoi më tej Balla.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania