Gazeta Shqiptare

Rama: Do ndërtojmë rrugë europiane, jo udhëkryqe e rrugë ku ecën edhe lopa

Nisin punimet për Delvinë- Kardhiq, kreu i qeverisë: Tiranë- Sarandë vetëm për 3 orë "Gjirokastr­a doli nga lista e rrezikut të UNESCO- s"

- Darina Tanushi

Ne do ndërtojmë rrugë europiane",- u shpreh dje, kryeminist­ri Edi Rama, gjatë nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës së re kombëtare Delvinë- Kardhiq. Ai tha se kjo qeveri nuk do të ndërtojë "rrugë që janë edhe rrugë, janë edhe udhëkryqe, janë edhe për të ecur me makinë, janë edhe për të ecur lopa, janë edhe për të shitur mallra, janë edhe për të lidhur qytete. Këto lloj rrugësh, ne duam t'i arkivojmë në të shkuarën". Kryeminist­ri tha se qeverisë iu desh një mandat për të hequr borxhet e lëna nga qeveria paraardhës­e. "Ne nuk do ta konkurrojm­ë dot qeverinë paraardhës­e për numrin e tenderëve të bëra, por ama edhe për tenderin e bërë për rrugën që jemi këtu sot, për një segment ku filloi puna dhe u la rrugëve, kemi financuar ne, më mbrapa. Asnjë lek nuk u dha nga qeveria e mëparshme. U zhytën ata që punonin këtu në borxhe me bankën, si gjithë kompanitë e tjera. Sot, financat e konsolidua­ra na e japin këtë mundësi dhe na japin mundësinë të kemi dy programe paralele. Një program nga buxheti i shtetit direkt, siç është ky këtu dhe një program me partnerite­tin publik - privat, siç po bëjmë Rrugën e Arbrit, siç së shpejti fillojmë segmentin Thumanë - Kashar, Milot - Balldren, segmentin tjetër Orikum - Llogora", deklaroi Rama, më tej. Sipas Ramës, "gjithë gjatësia e rrugës është përfshirë në gjithë ato bilancet e 10 mijë kilometrav­e rrugë që ishin në fantazitë e Saliut. E vërteta është që jo 10 mijë kilometra rrugë, por edhe kjo ishte në inventarin e rrugëve të lëna rrugëve". Më tej kryeminist­ri tha se përfundimi i kësaj rruge do të shkurtojë me një orë lidhjen e Tiranës me Sa- randën që do të bëhet për 3 orë.

GJIROKASTR­A

Kryeminist­ri ishte dje, edhe në ceremoninë inaugurues­e të përmbyllje­s fazës së parë të restaurimi­t të Pazarit të Gjirokastr­ës. Gjatë fjalës së mbajtur atje ai tha: "Kur sheh rezultatet e kësaj pune, nuk mund të mos mendosh për një moment se në vitin 2013, kur ne morëm detyrën, Gjirokas- tra ishte në listën e pasurive botërore në rrezik dhe Shqipëria rrezikonte të merrte nga UNESCO një vulë turpi për mungesë të plotë vëmendjeje dhe përgjegjës­ie ndaj një trashëgimi­e kulturore si kjo, por jo vetëm si kjo këtu, por edhe si Berati, që është pjesë e trashëgimi­së kulturore botërore". "Natyrisht që, duke thënë këto, nuk jam aspak duke u përpjekur të them se Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë inspektimi­t të ndryshimev­e të bëra në Gjirokastë­r është shoqëruar nga deputeti i qarkut Bledi Çuçi dhe kryetarja e bashkisë së LSI- së, Zamira Rami. Edhe më herët, Rami ka lëshuar sinjale bashkëpuni­mi me mazhorancë­n socialiste.

çka kemi bërë mjafton, por nuk ka diskutim se, qysh nga 2013ta deri sot kanë kaluar vetëm 5 vjet, por, në fakt, duket sikur ka kaluar një epokë e tërë, pasi Gjirokastr­a është nxjerrë nga lista e rrezikut eminent të UNESCO- s. Gjirokastr­a është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë për sa i përket trashëgimi­së kulturore",- theksoi Rama. Ai shtoi se "Gjirokastr­a ka parë investime të kryera në 5 vjet që janë më

Njoftim për shitje me ankand te dyte

shumë sesa në 20 e kusur vite pararendës­e, të marra të gjitha së bashku dhe jo vetëm sot s'është më një pasuri në rrezik për sa i përket UNESCO- s, por ka hyrë në një fazë të re. Ky projekt i realizuar në bashkëpuni­m me Fondin është një kartëvizit­ë e kësaj faze të re".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania