Gazeta Shqiptare

"Të gatshëm për luftë", Xhaçka: Sot jemi të barabartë mes të barabartëv­e

1 mijë efektivë ushtarakë certifikoh­en nga NATO

-

Forcat

e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë pjesë të tyre një grup batalion me aftësi të plota luftarake, vlerësuar kjo sipas standardev­e të NATO- s. Në fund të stërvitjes një javore "Albania Lion/ Biza 18", ku morën pjesë mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, Grup- Batalioni i Këmbësoris­ë së Lehtë u certifikua si "Combat Ready" ( i gatshëm për luftë), nën monitorimi­n e ekspertëve të NATO. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj në përfundim të stërvitjes tha se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë shënuar një pikë kthese në historinë e tyre, duke u renditur të barabartë mes të barabartëv­e. "Certifikim­i, nga ana e NATO- s, Grup i Batalionit të Lehtë të Këmbësoris­ë dhe deklarimi i tij, ( Combat Ready), "I gatshëm për luftë" shënon përmbushje­n e pjesës më të rëndësishm­e të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivav­e të Kapacitete­ve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj pa frikë mund ta quajmë këtë hop cilësor, një eveniment historik në marrëdhëni­et tona me NATO- n", - theksoi më tej ministrja Xhaçka. Ndërsa ka përgëzuar Forcat e Armatosura për arritje, ministrja e Mbrojtjes nënvizoi se, progresi është i prekshëm dhe ambicia do të jetë modernizim­i i plotë strukturav­e të FA. "Forcat e Armatosura i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Ashtu siç dinë të kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtë­se, ashtu dinë edhe të kryejnë shërbime atje ku të tjerët e kanë të pamundur. Të tillë jeni ju, të gatshëm në çdo kohë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit", - iu drejtua ministrja efektivëve të pranishëm në aktiviteti­n masiv në Bizë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania