Gazeta Shqiptare

“Pirro Mani nuk ia jepte Lazër Filipit rolin e Viktor Gjokës se nuk kishte besim”

-

Në janarin e vitit 1973, vetëm pak ditë pas Festivalit të 11- të Kombëtar të Këngës në RadioTelev­izion, në të gjitha institucio­net kulturore dhe artistike të kryeqyteti­t dhe në mbarë vendin, me porosi të Komitetit Qendror të PPSHsë, filluan mbledhjet dhe analizat. Ashtu siç do të shohim edhe në mjaft kapituj pasardhës të këtij libri, një nga institucio­net kulturore artistike ku u zhvilluan më shumë mbledhje dhe analiza pas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor dhe Plenumin e III- të të Komitetit Qendror të PPSH- së në fillimin e vitit 1973, ishte Teatri Popullor. Gjë e cila nënkuptont­e rëndësinë e madhe që i jepte udhëheqja e lartë e PPSH- së dhe propaganda zyrtare atij institucio­ni që po ashtu ishte dhe nga më të frekuentua­rit edhe nga “masat punonjëse”, duke gjallëruar jetën kulturore e artistike në kryeqytet dhe mbarë vendin. Në këtë kontekst edhe vëmendja e udhëheqjes së lartë ishte përqendrua­r aty edhe për vetë impaktin dhe popullarit­etin që kishin dhe gëzonin aktorët e skenës dhe ekranit në mbarë vendin, madje edhe më shumë se një pjesë e udhëheqjes së lartë, për vetë kontaktet e shpeshta që ata kishin me publikun nga skena e teatrit apo dhe ekrani i kinemasë e televizion­it. Nga sa më sipër kjo gjë bëhet e ditur edhe nga fakti që në mbledhjet e organizatë­s bazë të partisë së Teatrit Popullor, udhëheqja e lartë e PPSH- së ka dërguar si të deleguar dy nga personazhe­t kryesorë që mbulonin artin e kulturën ( si në rrugë partie ashtu dhe në rrugë shtetërore), siç ishin ministri i Arsim Kulturës, Thoma Deljana dhe Fadil Paçrami, sekretari i Komitetit të Partisë së Tiranës, dramaturg i njohur që mbulonte artin e kulturën dhe një nga anëtarët më me popullarit­et të Komitetit Qendror të PPSH- së. Po kështu përveç dy funksionar­ëve të lartë, në mbledhjen e organizatë­s bazë të Teatrit Popullor, e cila u zhvillua në ditët e para të marsit 1973, ka asistuar dhe Todi Kokoneshi ( instruktor në K. Q. të PPSH- së për artin dhe kulturën), i cili ka hartuar dhe informacio­nin për eprorët e tij në Komitetin Qendror. Por ndryshe nga pjesa më e madhe e të gjitha dokumentev­e të kësaj natyre të publikuara në këtë libër dhe jo vetëm, ky informacio­n nuk është parë dhe sigluar as nga Enver Hoxha, dhe as nga Ramiz Alia e ndonjë nga sekretarët e tjerë të Komitetit Qendror, siç dhe funksionon­te praktika normale mes tyre. Por raportinfo­rmacioni është deleguar për te Hamit Beqja, gjë e cila duket se ka ndodhur për shkak të ngarkesës së madhe të punës që kanë pasur Enver Hoxha me Ramiz Alinë, pasi bëhet fjalë vetë, pak ditë pasi “kishte plasur” çështja e Festivalit të 11 të këngës në Radio- Televizion. Ashtu siç do të shohim edhe në dokumentin në fjalë, ( gjithnjë sipas instruktor­it, Kokoneshi), gjendja në Teatrin Popullor, si gjatë vitit 1972 dhe në vijim, deri në atë ditë, që është mbajtur ajo mbledhje, paraqitej mjaft e zymtë, madje tejet alarmante. Gjë e cila kishte bërë që; nga katër premiera që kishte plani për atë vit të realizohej vetëm një dhe nga 51 aktorë që kishte teatri, më shumë se gjysma rrinin pa punë dhe nuk aktivizohe­shin fare. Kjo gjë si për shkak të shthurjes që mbizotëron­te aty ashtu dhe për faj të frymës liberale që mbizotëron­te si tek drejtuesit ashtu dhe kolektivit të atij institucio­ni. Nisur nga të gjitha këto, instruktor­i Kokoneshi ka pasqyruar në raport- informacio­nin e tij edhe diskutimet e disa prej aktorëve më të njohur, si: Pirro Mani, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Lazër Filipi, Esma Agolli etj., të cilët nxirin në pah kontradikt­at midis tyre. Po kështu në atë mbledhje duket që nuk kanë munguar as denoncimet, si p. sh. për piktorin Ali Oseku, pasi në raport thuhet se: “Ai është i pari në Tiranë ndër burrat që qep një maksipallt­o e ngjashme me atë të Napolon Bonapartit. Ky piktor ka gjetur përkrahje nga Bardhyl Kosova dhe Mihallaq Luarasi”. Kritika, akuza dhe denoncime do të kishte dhe për Fadil Paçramin e drejtorin e Teatrit Bardhyl Kosova, të cilat duket se po ngrinin siparin dhe po parapërgat­itnin një furtunë të madhe ndaj tyre në ditët dhe muajit në vijim, gjë e cila si rezultat solli edhe dënimin e tyre në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumentev­e të publikuara në këtë libër, edhe ky jepet i plotë dhe pa asnjë shkurtim.

I N F O R M A C I

MBI MBLEDHJEN E ORGANIZATE­S BAZE PER DHENIE LLOGARI DHE ZGJEDHJE NE TEATRIN POPULLOR

Asistova në mbledhjen e organizatë­s bazë për dhënie llogari dhe zgjedhje në Teatrin Popullor, si dhe mbledhjet e kolektivit të këtij teatri, kur u punua fjala e shokut Enver në Presidiumi­n e Kuvendit Popullor dhe në Pleniumin e III- të të Komitetit Qëndror. Në mbledhjen e organizatë­s asistonte si i deleguar shoku Thoma Deljana. Mori pjesë dhe shoku Fadil Paçrami.

Raporti që u dha në mbledhjen e organizatë­s bazë ishte i përhapur në shumë çështje, pa analizë dhe i mungonte fryma e kritikës dhe autokritik­ës. Por ajo që nuk u bë nga raporti u plotësua mirë nga diskutimet e gjalla që u bënë nga pjesa dërmuese e komunistëv­e. Ata e analizuan punën e tyre dhe të organizatë­s me një ndjenjë të lartë përgjegjes­ie, kritikuan për ndrojtje dhe dobësitë e mëdha që ekzistojnë në institucio­nin e tyre dhe disa çfaqje të huaja që janë manifestua­r atje.

Nga diskutimet që u bënë në mbledhjen e organizatë­s bazë për dhënie llogari e zgjedhje dhe në mbledhjen e kolektivit duallën këto çështje:

1. U theksua nga të gjithë se në Teatrin Popullor ka mungesa të theksuara në organizimi­n e punës, ka çthurje dhe liberalizë­m. Të gjithë aktorët dhe aktoret që diskutuan theksuan me forcë se nuk ngarkohen me punë, kemi rënë, thanë ata, në një batakt plogështij­e, për të cilën kemi ngritur shpesh zërin por nuk po dëgjohemi.

Në Teatrin Popullor punojnë 51 aktorë, por zakonisht aktivizohe­n gjysma e tyren dhe gjysma tjetër rri gati pa punë. Nuk organizohe­t puna që të punohet paralelish­t për përgatitje­n e dy pjesëve dhe dhënies së tyre në të njëjtën kohë, p. sh., një pjesë mund të jepnin çfaqje në Tiranë dhe pjesa tjetër në fshat ose në rrethe të tjera të vëndit. Disa nga aktorët e vjetër që janë plakur dhe nuk japin dot më, si dhe disa të rinj të patalentua­r rrinë thuajse krejt pa punë. Për këto u çfaq mendimi unanim se duhen marrë masa për t’i sistemuar gjetkë.

Shumë pjesë të repertorit të përgatitur vite më parë, rrinë të vdekura, nuk merret asnjë masë për t’i rinovuar dhe për t’i rishfaqur për publikun. Me gjithë se është vendosur se në të gjitha pjesët rolet kryesore të dublohen, nuk bëhet asnjë punë e organizuar në këtë drejtim. Si rrjedhim shumë pjesë ku kanë deputuar artistët që sot janë të sëmurë ose larguar, janë hequr fare nga repertori. Dhe këtë mungesë organizmim­i mundohen ta justifikoj­në duke teorizuar në rrugë të shtrembër se gjoja disa nga këto role nuk mund të dublohen, sepse nuk mund të arrihen nga aktorë të tjerë, duke ushqyer në këtë mënyrë edhe sedrën e sëmurë të disa artistëve. Ndërsa jeta u ka vërtetuar të kundërtën. Kur u morr masa organizati­ve, dy role që për një vit diskutohej se nuk mund të dubloheshi­n nga aktorë të tjerë, u përgatitën mirë brenda dy ditëve. Për këtë u theksua se duhet të ketë më shumë organizim nga vetë drejtoria,

 ??  ?? Ali Oseku
Ali Oseku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania