Gazeta Shqiptare

Ja si të rrisni masën e pensionit, procedura e rishqyrtim­it dhe aplikimi

"Si mund të merrni më shumë të ardhura. Sigurimi vullnetar, çfarë përfitojnë pensionist­ët" ISSH: Dokumentac­ioni që duhet të dorëzojnë kandidatët

-

Jo pak të moshuar shfa qin pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon, në momentin që merret vendimi lidhur me masën e pensionit të pleqërisë. Por ka ende disa mënyra për të rritur masën e pensionit, apo edhe për të plotësuar vitet e munguara për të përfituar pension. Të gjithë pensionist­ët që nuk i kanë plotësuar vitet e përcaktuar­a të punës me kontribute mund të aplikojnë sigurimin vullnetar në mënyrë që të marrin pension apo masë më të lartë të tij. "Gazeta Shqiptare" publikon sot kriteret që duhet të përmbushin të interesuar­it për këtë lloj sigurimi; ku në skemë përfshihen shtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri si dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Gjithashtu, të interesuar­it mund të informohen mbi procedurën që duhet të ndjekin për të rritur masën e pensionit duke bërë paraprakis­ht një kërkesë në portalin qeveritar e- albania si dhe dokumentac­ionin e plotë që duhet të dorëzojnë të interesuar­it.

RISHQYRTIM­I

Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentac­ion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementa­r të parakohshë­m. "Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtim­in e përfitimit tuaj ( sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar)."theksohet në portalin qeveritar e- albania. Për të patur akses në këtë të fundit, të interesuar­it duhet të regjistroh­en si qytetar në portal dhe të plotësojnë formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila do të hapet menjëherë pas klikimit të butonit "Përdor" në krah të këtij shërbimi. Më tej në portal bëhet me dije se numri i sigurimit plotësohet paraprakis­ht në momentin që aplikanti hyn në portal me kredencial­et e tij përkatëse. "Me informacio­nin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatiki­sht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokolli­t do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.",- nënvizon e- albania për të gjithë pensionist­ët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. Ndërkohë të gjithë aplikantët pasi të kenë përdorur këtë shërbim elektronik, duhet të paraqiten në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentac­ionin e kërkuar.

DOKUMENTAC­IONI

Dokumentet e nevojshme për rishqyrtim janë në varësi të objektit të rishqyrtim­it. Por aplikantët duhet të kenë parasysh që të dorëzojnë një kopje të kartës së identiteti­t ose certifikat­ë personale; një certifikat­ë familjare; vërtetim për pagat pas vitit 1993; vërtetim nga arshiva e ISSH- së, DRSSH- së për vjetërsi në punë; vërtetim për kontribute­t si i vetëpunësu­ar në bujqësi; vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak; vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjeç - 25 vjeç; vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim; si dhe një vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkue­s. Ndërkohë të interesuar­it duhet të dorëzojnë edhe një fotokopje të kontratës me KESH- in; dëshminë e penaliteti­t për të përndjekur­it politikë; vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit ( të përndjekur­it politikë); diplomën e shkollës së lartë; fletëdrejt­imi për në KMCAP dhe fletëdal- jet nga spitali; analiza mjekësore sipas diagnozës; vërtetim identiteti; aktverifik­im; vendim gjykate; deklaratë individual­e për punësim ( e përvitshme) mod. 09; si dhe një deklaratë individual­e që nuk është i punësuar ( mod. 08). Gjithashtu pensionist­ët duhet të paraqesin pranë zyrave përkatëse edhe: vërtetimin e pagës referuese modelar nr. 02; vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr. 03; vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr. 03; vërtetim për derdhje të kontributi­t suplementa­r nr. 08; vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementa­r; vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë; vërtetim për derdhje të kontributi­t suplementa­r; vërtetim i pagës referuese; si dhe një vërtetim për periudhën e shërbimit.

SIGURIMI VULLNETAR

Në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshë­m; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshë­m dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentac­ion shtesë, për një masë më të lartë përfitimi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementa­r të parakohshë­m.

tyre. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore edhe personat që nuk janë pjesëmarrë­s në skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi ose në rastet kur individi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

"Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuar­a në Ligjin nr. 7703, është përfitues, sipas rastit, i: pensionit të plotë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invalidite­tit; pensionit të pjesshëm të invalidite­tit",thekson ISSH.

Ndërkaq në sigurimin vullnetar, sipas ligjit "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme që janë: sigurim vullnetar për vitin korent; sigurim vullnetar për periudha të kaluara; sigurim vullnetar për më shumë të ardhura si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit. "Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtim­in e përfitimit tuaj ( sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar)."- theksohet në portalin qeveritar ealbania.

Hapat e procedurës

Për të përdorur shërbimin, duhet të regjistroh­eni si qytetar në portal dhe të plotësoni formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila hapet menjëherë kur klikoni butonin "Përdor" në krah të këtij shërbimi.

Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakis­ht në momentin që ju hyni në portal me kredencial­et tuaja.

Me informacio­nin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatiki­sht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.

Numri dhe data e protokolli­t do plotësohet nga punonjësit tanë.

Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania