Gazeta Shqiptare

Prangat e padrejta në duart e Rexhepit

-

dalë të manipulojë publikun është tërhequr me turp.

A nuk veproi në këtë mënyrë edhe me Habilajt që vazhdonin drogën ndërsa Rama dhe Tahiri burgosnin denoncuesi­n e tyre, Dritan Zaganin?

A nuk ndodhi kështu me Mark Frrokun, të cilit i fshehën deri në fund edhe kërkesën e In- terpolit për arrestim?

A nuk ndodhi kështu me Kostandin Xhuvanin, që e liruan nga burgu dhe u detyruan ta ndalonin vetëm pasi vrau katër vetë?

A nuk ndodhi kështu me Agron Xhafajn që nuk e dorëzonin në Itali deri sa e çuan pako postale, brenda natës, pasi u rrezikua nga një skandal më i madh?

A nuk ndodhi kështu me Ervis Roshin, që Rama e shëtiste si klloun me vete, duke thënë se e kishte certifikat­ën e pastërtisë së virgjër?

Edhe rasti i Rexhep Rrajës nuk bën përjashtim nga kjo vazhdë.

Ashtu sikurse pararendës­it ata përshkohen nga e njëjta filozofi: të fortët e pushtetit duhen mbrojtur me çdo kusht. Ata do të dorëzohen vetëm nëse krimet e tyre shndërrohe­n në skandal, që kushton në imazh, më shumë sesa ndihma që japin muskujt dhe armët e tyre.

Pra, në këtë kuptim, drejtësia në rastin e Rexhep Rrajës është përdhunuar dyfish. Sepse ai fillimisht u mbrojt në kundërshti­m me ligjin, ndërsa tani po burgoset si pasojë e një vendimi politik për të mos shkallmuar deri në skaj imazhin e kësaj shumice.

Prandaj, në vend që të na duket si fitore, dita e burgosjes së tij mund të konsideroh­et pa frikë si një ditë e errët. Një provë se nuk jemi të mbrojtur nga një shtet ligjor, por jemi në duar të një shteti bandit. Të një shteti që po merr përditë e më shumë trajtat e një regjimi. Të një regjimi që është edhe më i rrezikshëm, sepse di të përdorë përveç dhunës edhe manipulimi­n. Prangat në duart e Rexhep Rrajës janë dëshmi e këtij binomi. Sepse ato japin përshtypje­n e gabuar se më në fund drejtësia u vu në vend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania