Gazeta Shqiptare

Rraja e goditi Xhiselën me shkelma: Dua të vuash, jo të vdesësh direkt

Zbardhet dosja e prokuroris­ë: I riu e kanosi me armë dhe i theu telefonin I fiku cigaren në trup, më pas i kërkoi falje

-

Në kërkesën e Prokuroris­ë se Krujës për caktimin e masës ' arrest me burg' ndaj djalit të deputetit socialist të Fushë- Krujës, Rrahman Rraja zbulohet se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë vajzën.

Kërkesa për masën e sigurisë është firmosur më 29 shtator 2018 nga prokurorja Mirela Kapo referuar materialev­e të përcjella nga policia e Krujës që më 23 shtator 2018.

PJESË NGA DOKUMENTI I PROKURORIS­Ë

Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.

Konkretish­t Shtetasja Xhisela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës, fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariat­it numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritur­a dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

Në datën 21.07.2018 përpara of. pol. gjyq në stacionin e Fushë - Krujës shtetasja Xhisela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë komisariat­it nr. Tre Tiranë pasi gjithçka është bërë për motive xhelozie.

Po në datën 21.07.2018 sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr. 371 të vitit 2018 në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore Gentian Citozi është regjistrua­r procedimi penal për veprën penale të parashikua­r nga neni 248 atë të "Shpërdorim­it të detyrës" lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin prefrencia­l në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja. Gjithashtu, rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës procedural­e të shtetasit Rexhep Rraja.

ÇFARË NDODHI ME 23 KORRIK

E ripyetur lidhur faktin penal, në datën 23.07.2018 viktima Xhisela Maloku shprehet se në vazhdimësi përndiqet nga ana e shtetasit nën hetim Rexhep Rraja dhe se në datën 19.07.2018 pasi është telefonuar nga ana e te hetuarit në mënyrë konsistent­e dhe janë takuar në vendin e quajtur "hotel Boci" me vendndodhj­e në rrugën e Rinasit, hotel në të cilën i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës …. Sapo janë futur në dhomë personi i hetuar ka filluar të ushtrojë dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë "trego ku do shkosh se do të të vras.. ketu".

Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi shoqëror i saj, konkretish­t nga shtetasja Suela Zela. Këto kërcënime i hetuari i ka vazhduar për 15 ( pesëmbëdhj­etë minuta) duke i thënë viktimës "nuk do të të vras, do të të plagos… dua të vuash e jo të vdesesh direkt.."

Në datën 20.07.2018 viktima është paraqitur pranë komisariat­it nr. tre të qytetit të Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit… Po në datën 20.07.2018 viktima dhe i hetuari janë takuar me njeri tjetrin dhe i hetuari i ka kërkuar të falur duke ju lutur.

Viktima është shprehur në mënyrë eksplicite se … "Mu duk shumë i penduar dhe vendosa t'i jap një mundësi tjetër… në një moment kur i thashë do shkoj në polici ai u frikësua dhe me kërkoi të mos të bëja diçka të tillë…"

Më pas viktima në datën 23.07.2018 është paraqitur në Stacionin e Policisë Fushë Krujë dhe brenda është hasur me të hetuarin.

Madje dhe brenda komis- ariatit të policisë në stacionin e Fushë Krujës, viktima parashtron faktin se "shtetasi Rexhep Rraja u orvat të më dhunonte..."

Sikundër shprehet viktima në vijim të deklarimev­e të saj, Oficeri i policisë gjyqësore Gentjan Citozi ka shkruar gjëra të cilat viktimës i janë servirur të mirëqëna me qëllim lehtësimin e pozitës procedural­e të autorit të dyshuar. Dhe lidhur me këtë paligjshmë­ri ka shprehur pakënaqësi­të e saj në rrugë ligjore pranë Sh. C. B. A Durrës.

Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe objektiv janë marrë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima në datën 30.07.2018 ku ndër të tjerash kjo e fundit shprehet se .. "në datën 19.07.2018 është ushtruar dhunë ndaj saj në vendin e quajtur hotel Boci… pavarësish­t se ka qëndruar në hotel nuk ka kryer marrëdheni seksuale me të hetuarin.. më pas dola unë e para dhe ai erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka… shqetësime­t e mia ja kam shprehur edhe rrethit shoqëror… në fillim të vitit 2018 kemi bërë një deklaratë pranë inspektori­t të zonës së Fushë Krujës se jam sqaruar me shtetasin Rexhep Rra- ja, kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradite që kemi pasur."

Nga një hetim i thelluar, rezulton se në fashikulli­n hetimor në datën 28.09.2018 është administru­ar një deklaratë pajtimi mes shtetaseve Anida Maloku ( motra e viktimës), Xhisela Maloku ( viktima) dhe shtetasit të hetuar Rexhep Rraja. Në de- klarim shprehet se palët kanë parakaluar me mjetet e tyre dhe gjatë një manovre të gabuar të mjetit janë konfliktua­r, por më pas çdo gjë është sqaruar. Kjo deklaratë rezulton të jetë e fillim vitit 2017.

Me qëllim kryerjen e një hetimi holistik dhe të gjithanshë­m në datën 29.09.2018 është ripyetur viktima e cila shprehet se "…. Unë jam njohur me shtetasin Rexhep Rraja ne vitin 2012 dhe i kam prishur marrëdhëni­et me te ne vitin 2017. Kjo prishje e lidhjes tona ka qene kërkesë e Rexhepit fillimisht ne muajin Maj 2017.

Prishja përfundimt­are mes nesh ka qene ne muajin Korrik 2018, kohe kur unë kam bere kallëzim ne polici ndaj Rexhepit…. Përndjekja nga ana e shtetasit Rexhep Rraja përkundrej­t meje ka filluar ne muajin Korrik 2017 duke me ndaluar ne rruge, duke me dale përpara rruge dhe duke me telefonuar here pas here me numër te fshehur, duke me detyruar qe unë te qëndroja me te dhe me asnjë tjetër.

Pavarësish­t se unë i kam thënë qe nuk doja te vazhdoja lidhjen me te, por unë jam kthyer përsëri tek ai dhe për shkak te frikës dhe për shkak te dëshirës time. Sikundër e theksova me sipër ndarja ime përfundimt­are me te ka qene ne muajin Korrik 2018. Pas ndarjes përfundimt­are ne muajin Korrik 2018, nga ana e Rexhep Rraja nuk kam pasur asnjë shqetësim, ndërsa sikur e theksova me sipër, pas ndarjeve kalimtare ai gjithmonë me dilte ne rruge dhe me detyronte te kthehesha me të".

 ??  ?? Xhisela Maloku, dje në “Opinion”
Xhisela Maloku, dje në “Opinion”
 ??  ?? Rexhep Rraja
Rexhep Rraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania