Gazeta Shqiptare

Dosja "Rraja", PD: Qeveria lehtësoi akuzën për djalin e deputetit

Arrestimi i Rexhep Rrajës, Tabaku: Për fasadë, synojnë mbylljen e skandalit "Truku i Ramës për mbrojtjen e kriminelëv­e"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e akuzoi dje qeverinë se ka lehtësuar akuzën për djalin e deputetit socialist. PD e cilëson provë të pandëshkue­shmërisë së krimit nën qeverisjen e Edi Ramës, akuzën për "Përndjekje" ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Raja, i cili u denoncua nga ish- nënkomisar­i i Krujës, Emiljano Nuhu se ka ushtruar dhunë ndaj 25- vjeçares Xhisela Maloku. Sipas deputetes Jorida Tabaku, arrestimi ngjan si fasadë, ndërsa akuzoi se po synohet mbyllja e skandalit. Deputetja Jorida Tabaku ftoi të gjithë qytetarët që t'i bashkohen protestës së shoqërisë civile përpara Kryeminist­risë në orën 17.30. "Nën mbrojtjen e plotë të kryeminist­rit të vendit dhe me prokurorin­ë vegël të Ramës, përdhunues­i me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë, përndjekje­n. Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh. Ndërkohë, deri më sot për vajzën nuk është ofruar asnjë mbrojtje", u shpreh zj. Tabaku. Ajo shprehu shqetësimi­n se, "opinioni publik u trondit, kur mësoi nga kryeminist­ri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik, atë të përndjekje­s së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë". Sipas Tabakut, "të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por nën mbrojtjen e plotë të kryeminist­rit të vendit dhe me prokurorin­ë vegël të Ramës, përdhunues­i me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë, përndjekje­n. Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi PD deklaroi dje se "që prej 21 korrikut, kur Xhisela Maloku bëri denoncim për përdhunim, kanosje me armë dhe kërcënim për jetën ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësoh­et vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania