Gazeta Shqiptare

Balla: Nuk e përjashtoj­më Rrajën nga grupi, nuk ka asnjë provë që ai ka bërë presion

Kryetari i Grupit të PS sqaron ku ndryshon rasti nga Tahiri

-

Kryetari

i grupit par lamentar të PS- së, Taulant Balla mohoi dje, se në kushtet aktuale nuk do të ketë ndonjë masë nga Partia Socialiste për deputetin Rrahman Rraja, djali i të cilit u arrestua dje për përndjekje. "Përderisa s'ka qoftë një provë të vetme të zotërisë në presionin e ushtruar ndaj drejtësisë, s'ka asnjë masë ndëshkimor­e", tha Balla. Gjatë një interviste për "TV Klan", Balla është pyetur se pse u përjashtua Saimir Tahiri nga PS dhe jo Rrahman Rraja. Në përgjigjen e tij, kreu i grupit socialist argumenton se ndaj deputetit të Krujës nuk ka një akuzë nga prokuroria, si në rastin e ish- ministrit të Brendshëm. "Tani t'i ndajmë pak rastet", tha Balla, akuza në rastin e Tahirit është ngritur nga prokuroria. "Sot, nuk ka një akuzë të ngritur nga prokuroria për këtë çështje", shpjegoi Balla. "Sot jam unë ndërm- jet prokuroris­ë së vendit tim dhe thashethem­eve të fabrikuara të SHQUP- it me elementë kriminale, që janë disa prej tyre ende në Policinë e Shtetit, që i bëjnë dëm të madh imazhit të shtetit. Ka një dallim të madh. Këtu kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur nga një dezertor i policisë. Ditën që do ketë një akuzë nga prokuroria për këtë çështje, do të ketë një masë dhe dje është marrë vendimi qoftë nga prokuroria, qoftë nga gjykata. Dhe nuk ka një kallëzim nga ana e prokuroris­ë apo fillin procedimi penal, atëherë do presim deri në fund. Unë po iu them një gjë me bindje: Në fund të kësaj historie, të këtij inskenimi të turpshëm për pjesën e tretë të dosjes, Luzim Basha kësaj radhe nuk do t'ia hedhë paq", shtoi Balla. I pyetur se përse u zgjat dy muaj arrestimi që nga koha e kallëzimit prej vajzës Xhisela Maloku, Balla tha: "Në fakt, kjo është një sëmundje e vjetër në historinë e proceseve në këtë vend. Nuk e di pse u deshën dy muaj e gjysmë, por për mua është trup", thekson ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania