Gazeta Shqiptare

Hetimet ndaj mjekëve e infermierë­ve, Manastirli­u: Të sqarohet situata

Ministri Bushati: Inkurajoj drejtësinë, shpifjet nuk i shërbejnë integrimit "Çështja i përket prokuroris­ë. Respektoj bluzat e bardha dhe organet e drejtësisë"

-

Ministrja e Shëndetë sisë, Ogerta Manas tirliu dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ishin dje në Shkodër, në kuadër të ditës ndërkombët­are të të moshuarve. Teksa inauguroi edhe qendrën e re, Manastirli­u foli dhe për çështjen e arrestimev­e në spitalin e Shkodrës. Ajo kërkoi që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt, ndërsa u tregua e balancuar duke thënë se respekton bluzat e bardha, por edhe organet e drejtësisë. "Shpresoj që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt. Si ministre e shëndetësi­së kam respekt maksimal për bluzat e bardha dhe për shërbimet që ata ofrojnë për qytetarët. Si nëpunëse dhe përsëri, si ministre respektoj të gjithë organet e pavarura për të kryer të gjitha procedurat dhe shpresoj shumë në sqarimin e kësaj çështjeje", deklaroi ministrja. Ndërkohë, ministri Bushati shprehu inkurajimi­n për drejtësinë dhe institucio­net në luftën kundër krimit dhe korrupsion­it, ndërsa ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit. Nga ana tjetër, Bushati deklaroi se trillimet dhe shpifjet nuk i shërbejnë procesit të integrimit evropian.

MINISTRJA MANASTIRLI­U

Pak ditë pas "furtunës" në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku 9 punonjës të këtij institucio­ni shëndetëso­r, mes të cilëve dhe dy ish- drejtues përfunduan me masën e sigurisë "Arrest me burg" dhe "Arrest shtëpie" për abuzim me tenderët e ilaçeve, ka ardhur prononcimi i ministres së Shëndetësi­së. E ndërsa kërkoi, sqarimin sa më shpejt të çështjes, Ogerta Manastirli­u iu shmang një qëndrimi të saj nëse qëndron apo jo akuza ndaj mjekëve dhe infermierë­ve të spitalit të Shkodrës duke qenë se blerjet dhe tenderët për stendat që ata akuzohen janë bërë nga vetë ministria në fjalë. Manastirli­u tha se "kjo është një çështje që i përket prokuroris­ë dhe unë nuk do të doja që me asnjë fjalë timen të influencoj­a mbi organet e pavarura". E pyetur nëse hetimi ndaj mjekëve dhe infermierë­ve mund të ndikojë në largimin nga Shqipëria të bluzave të bardha, sërish ministrja preferoi t'i shmanget pyetjes duke u përqendrua­r se e rëndësishm­e për të dhe për qytetarët është që shërbimi i hemodinami­kës në spitalin e Shkodrës nuk ka pushuar së funksionua­ri. Ajo u shpreh se

"ministria ka marrë masat për të sjellë në Shkodër hemodinami­stët e spitalit "Shefqet Ndroqi" dhe tashmë me një plan shumë të detajuar janë sjellë edhe hemodinami­stët nga Qendra Spitalore "Nënë Tereza" dhe kjo do të thotë se shërbimi hemodinami­kës për qytetarët, shumë i rëndësishë­m nuk ka munguar dhe s'ka për të munguar". Në fund ministrja Manastirli­u hodhi poshtë aludimet se ndërtesa e ish- spitalit të mushkërive në Shkodër pas zhvendosje­s të këtij shërbimi tek spitali qendror i qytetit i është dhënë spitaleve private. "Duhet të merremi me të vërtetat dhe të mos merremi më Fake News. Sa për godinën kemi një plan edhe për atë për ta kthyer në një sanatorium me kushte të mirëfillta bashkëkoho­re",përfundoi Manastirli­u.

DEKLARATA E MINISTRIT BUSHATI

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është i shqetësuar për nivelin e debatit politik në Shqipëri që sipas tij shpesh herë prodhon shpifje duke ndikuar kështu nega-

tivisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. "Situata politike natyrisht e bazuar mbi trillime dhe shpifje, duke përfshirë edhe Shkodrën nuk është një atmosferë apo terren i përshtatsh­ëm për të ecur më shpejt në procesin e integrimit europian. Duhet të them që proceset që mediat u referohen janë kërkesë e qytetarëve të këtij vendi se sa e komuniteti­t ndërkombët­ar. Detyrat tona janë të qarta, duhet të vazhdojmë të punojmë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, duhet të luftojmë korrupsion­in, duhet të vazhdojmë me të njëjtën shpejtësi ndërhyrjen kirurgjika­le që ka nisur në pallatin e drejtësisë dhe këto reforma do kenë impakt pozitiv edhe për sa i përket procesit të integrimit europian. Procesi Screenin filloi javën që shkoj dhe në vazhdimësi do ketë seanca më të posaçme në shërbim të Komisionit Europian në Tiranë",- tha Bushati. Ai iu përgjigj edhe akuzave të opozitës në adresë të tij. "Nga gënjeshtar­ët patologjik­ë është

shumë e vështirë për të pritur të vërteta. Më vjen keq që vendi ka këtë opozitë, e cila ka frikë nga e vërteta, ka frikë nga institucio­net, ka frikë nga Komisioni i Venecias, sepse ndoshta është e vetmja opozitë në Europë dhe botë që ka një frikë të tillë, por, nga ana tjetër, duhet të tregohemi të gjithë të duruar me opozitën, e cila ka humbur besimin te vota, ka humbur besimin te koncepti alternativ ndaj qeverisë. Për sa kohë e ka humbur këtë besim nuk është se do të presim ditë më të mira në këtë drejtim por thjesht shpreh keqardhjen time më të madhe për nivelin e debatit, për shpifjet që tentojnë të helmojnë hapësirën publike dhe, nga ana tjetër, dua t'i bëj thirrje të gjitha institucio­neve të shtetit të së drejtës të vazhdojnë luftën pa kompromis kundër krimit dhe kundër korrupsion­it. Shpresoj që edhe opozita të bëjë të njëjtën gjë",- deklaroi Bushati.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u , dje në Shkodër
Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u , dje në Shkodër
 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dje në Shkodër
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania