Gazeta Shqiptare

Xhisela Maloku insiston në rrjetet sociale: Sherr mes të dashuruari­sh

Vajza që paditi djalin e deputetit për dhunë ndërron mendje në publik "Rexhepin do vazhdoj ta mbështes në çdo gjë"

-

shtë kthyer në një çështje të nxehtë ras ti i Xhisela Malokut. U dhunua apo jo? Iu fik cigare në trup apo jo? Kemi një ekspertizë mjeko- ligjore që thotë po dhe një deklaratë të Xhiselës që e mohon një gjë të tillë. E në këtë tymnajë të madhe, mbështetja ndaj ish- të dashurit të saj duket se është "qershia mbi tortë". Xhisela Maloku parmbrëmë doli në dy televizion­et më të rëndësishm­e në vend, duke folur në lidhje me denoncimin që ajo ka bërë kundrejt Rexhep Rrajës për dhunë. Në dy intervista­t e saj, ajo e ndryshoi versionin të ngjarjen nga çfarë kishte thënë në dëshminë e saj në polici.

Madje, u shpreh se ajo dëshmi është e rremë dhe se e ka bërë për arsye xhelozie. Ndërkohë që sot tregon se pse nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit ku u dha masa ndaj ish- të dashurit të saj që akuzohet për përndjekje, ndërsa thekson se do ta mbështesë atë në çdo gjë.

Përmes një postimi në "Instagram", Xhisela Maloku ka bërë të ditur se i qëndron çdo interviste që ka dhënë, duke i kërkuar nga ana tjetër politikës që të mos fusë hundët.

POSTIMI I PLOTË

"Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjnë. I lutem gjithë opinionit publik për mesazhet negative dhe fyese të ndalen derisa të zbardhet e vërteta. Në lidhje me mospraninë time sot në masën e arrestit për ish- të dashurin, tim dua t'ju sqaroj sepse të pranishëm kanë qenë shumë familjarë të tij dhe prania ime aty do të quhet përsëri kërcënim. I qëndroj çdo interviste që kam dhënë dhe Rexhepin do vazhdoj ta mbështes në çdo gjë. Masa e tij e arrestit ishte e qartë që ishte politike, dimë të gjithë mijëra rase të tilla konfliktes­h mes të dashuruarv­e, por jo të të gjithë janë ' djali i deputetit'. Ai është ish- i dashuri im, nesër mund të jetë miku im, ka mbështetje­n time dhe i them që do ia dalë derisa e vërteta të zbardhet siç është dhe politika të mos fusë më hundët. Faleminder­it të gjithëve". Kryeminist­ri Edi Rama, të martën ka paralajmër­uar një paketë antishpifj­e pas akuzave të opozitës mbi mazhorancë­n dhe atë vetë me denoncimin e dhunimit të Xhisela Malokut nga djali i deputetit të PS. "Më vjen mirë që s'jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë, duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifj­e", shkruan Rama në "Facebook".

 ??  ?? Rexhep Rraja dje në gjykatën e Krujës
Rexhep Rraja dje në gjykatën e Krujës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania