Gazeta Shqiptare

Djali i deputetit të PS mbetet në qeli: Basha ta provojë në votime

Ekspertiza mjeko- ligjore vërteton dhunimin e ndaj ish- të dashurës Rexhep Rraja do të gjykohet për "përndjekje"

-

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sig urisë "arrest me burg" për djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Ky i fundit doli dje para gjykatës së Krujës për t'u njohur me masën e sigurisë, pas akuzave për dhunë fizike ndaj ish- të dashurës së tij, Xhisela Maloku.

Ai ka dalë nga paraburgim­i i shoqëruar nga efektivët, ndërkohë që te dera e priste furgoni i policisë. Rexhep Rraja u arrestua pak ditë më parë pas urdhrit të gjykatës së Krujës, e cila ka dhënë "Arrest me burg" në mungesë për të riun e akuzuar për "përndjekje­n" e Xhisela Malokut. Ndonëse ndaj tij është ngritur vetëm akuza e "Përndjekje­s", ekspertiza mjeko- ligjore tregoi se 25- vjeçarja ishte dhunuar. Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhenc­ë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla. Pas daljes nga gjykata, Rexhep Rraja ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku kishte edhe një mesazh për kreun e PD, Lulzim Basha. Sipas, djalit të deputetit, arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e politizimi­t të çështjes. "Lulzim Basha ta provojë në votime", - ka thënë Rraja pas daljes nga gjykata e Krujës. Rexhep Rraja u arrestua pak ditë më parë pas urdhrit të gjykatës së Krujës, e cila ka dhënë "Arrest me burg" në mungesë për të riun e akuzuar për "përndjekje­n" e Xhisela Malokut. Ndonëse ndaj tij është ngritur vetëm akuza e "përndjekje­s", ekspertiza mjeko- ligjore tregoi se 25- vjecarja ishte dhunuar.

DOSJA E PROKURORIS­E

Në kërkesën e Prokuroris­ë së Krujës për caktimin e masës "Arrest me burg" ndaj djalit të deputetit socialist të Fushë- Krujës, Rrahman Rraja, zbulohet se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë vajzën. Kërkesa për masën e sigurisë është fir- mosur më 29 shtator 2018 nga prokurorja Mirela Kapo referuar materialev­e të përcjella nga policia e Krujës që më 23 shtator 2018. "Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie. Konkretish­t, shtetasja Xhisela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës, fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariat­it numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritur­a dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja. Në datën 21.07.2018 përpara oficerit të policisë gjyqësore në stacionin e Fushë- Krujës, shtetasja Xhisela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve, me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë komisariat­it nr. tre Tiranë pasi gjithçka është bërë për motive xhelozie. Po në datën 21.07.2018 sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr. 371 të vitit 2018 në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore Gentian Çitozi është regjistrua­r procedimi penal për veprën penale të parashikua­r nga neni 248 atë të "Shpërdorim­it të detyrës" lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin preferenci­al në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja. Gjithashtu, rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar, me qëllim lehtësimin e pozitës procedural­e të shtetasit Rexhep Rraja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania