Gazeta Shqiptare

Protesta në Mengël degjeneron në dhunë, policia gjakos fëmijët

Tensionohe­t protesta për shkollën, lirohet pas 6 orësh rruga Elbasan- Librazhd Fëmijët kërkojnë rihapjen e shkollës në Mengël

- Valentina Madani

Nxënësit e shkollës së fshatit Mengël të La binotit në Elbasan, bojkotuan mësimin ditën e djeshme dhe bashkë me prindërit e tyre protestuan kundër largimit të shkollës ku janë aktualisht. Prindër dhe nxënës të këtij fshati përshkallë­zua protestën kundër mbylljes së shkollës. Protesta degjeneroi në dhunë fizike edhe mbi fëmijët të cilët të traumatizu­ar, u shprehen mes lotësh se janë goditur nga Forcat Speciale. ' Më gjuajtën policët te koka!' dëgjohet të thotë një djalë i vogël, me lot në sy. Protestues­it për afro 6 orë bllokuan rrugën dhe kërkuan që të mos transferoh­en në shkollë tjetër, pasi sipas tyre do u prishet shkolla që kanë. Edhe pse kishin deklaruar se do e hapnin rrugën në orën 16: 00, protestues­it kanë pranuar të tërhiqen rreth orës 18: 00. Por protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9vjeçare në Mengël të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës së tyre, e dëmtuar nga tërmeti para një viti u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike protesta. Protesta nisi prej orës 12: 00 ndërkohë që për afro 6 orë pati edhe fëmijë, gjendja shëndetëso­re e të cilëve u rëndua, pasi ndjeheshin të lodhur dhe të uritur. Protestues­it u ulën në mes të rrugës dhe bllokuan qarkullimi­n në aksin kombëtar Elbasan- Librazhd dhe për pasojë krijuan radhë të gjata automjetes­h. Në këtë protestë mori pjesë dhe deputeti i PD, Luçiano Boçi, i cili është përplasur me forcat e policisë. Protesta degjeneroi në dhunë ndërsa mësohet se është goditur edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi. Mes fëmijëve që qanin kishte edhe të gjakosur në fytyrë ndërkohë që protestues­it mësohet se një polici i kanë marrë dhe pistoletën. Mes protestues­ve pothuajse gjatë gjithë kohës ishte edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi, ndërsa në disa raste pati konfrontim­e mes protestues­ve dhe policisë. Nënkryetar­i i bashkisë së Elbasanit, Klevis Xhoxhi i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë së Policisë Vendore mbërriti te protestues­it për të negociuar. Gjithashtu, Drejtori i policisë, Altin Qato është takuar me deputetin e PD Luçiono Boçi. Në vendngjarj­e ishin forca të shumtë policie dhe qytetarë, që protestoni­n, por dhe shumë makina mbetën të bllokuara. Nxënësve iu duhet të udhëtojnë çdo ditë për në qytetin e Elbasanit për të ndjekur mësimin për shkak se shkol- la e tyre është mbyllur vitin e kaluar pasi u dëmtua pas lëkundjeve të tërmetit dhe është cilësuar e rrezikshme. Drejtorja e shkollës njoftoi dje se të hënën bashkia Elbasan zhvillon tenderin për firmën që do të rikonstruk­tojë shkollën, por prindërit nuk e besuan. Janë 271 nxënës qe prej 17 shtatorit te mos ulen ne bankën e sh-

kollës, ndërsa protestojn­ë bashkë me prindërit për hapjen e shkollës së fshatit. Sipas specialist­ëve, shkolla e Mengëlit ka nevojë për rikonstruk­sion forcues të strukturav­e pasi rrezikon të shembet. Në të tillë situatë nxënësve u është siguruar transporti falas deri në shkollat e qytetit, por rreth 200 nxënës e kanë bojkotuar.

 ??  ??
 ??  ?? Një nga fëmijët e dhunuar nga policia në protestën e djeshme në Mengël
Një nga fëmijët e dhunuar nga policia në protestën e djeshme në Mengël

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania