Gazeta Shqiptare

Ilir Meta në Uashington: Ndryshimi i kufijve hap "Kutinë e Pandorës"

Presidenti takon senatorin republikan Roy Blunt: SHBA, partneri ynë strategjik "Referendum­i në Maqedoni të shërbejë si sinjal zgjimi"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në Uashington, në Senat, në një takim të veçantë nga senatori Roy Blunt, zëvendëskr­yetar i Konferencë­s të Senatorëve Republikan­ë. "SHBA- të - theksoi Presidenti Meta - janë partneri ynë strategjik, ndaj forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhëni­eve është i një rëndësie vitale për ne. Angazhimi i SHBA në rajonin tonë mbetet kyç edhe për të ardhmen, në mënyrë që të konsolidoh­en arritjet e deritanish­me si në drejtim të stabilitet­it e sigurisë, ashtu edhe të përparimit të demokracis­ë e prosperite­tit. Ndaj ne mbështesim fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO- s dhe pas anëtarësim­it të Malit të Zi, vlerësojmë se edhe anëtarësim­i i Maqedonisë në NATO do të ishte një arritje tepër pozitive për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë", tha Meta. Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Uashington D. C mbajti një ligjëratë si i Ftuar Nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane ( CEPA) në Universite­tin "John Hopkins". Në aktivitet ishin të pranishëm diplomatë, ambasadorë, analistë dhe studiues politikë diplomatë, studentë etj. Gjatë ligjëratës së tij, Presidenti Meta u shpreh: "Me tri zhvillime të rëndë- sishme që po ndodhin në të në vazhdimësi, si dhe me procese të hapura integruese në NATO dhe në Bashkimin Europian, Ballkani mbetet ende një punë e papërfundu­ar". "Dua të theksoj faktin se ndërhyrja e NATO- s dhe veçanërish­t përfshirja e SHBA- ve dhe ajo e mëvonshme e BE- së ishin jetësore për Ballkanin atëherë, siç janë domethënës­e e të lidhura me të edhe tani", theksoi Presidenti i vendit. Meta u shpreh se, "faktori shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë një katalizato­r jetik për ta zgjeruar hapësirën e kufijve të NATO- s dhe BEsë në këtë rajon, pasi NATOja dhe BE- ja mbeten bazat e qëndrueshm­ërisë në Ballkanin Perëndimor". Duke folur për referendum­in në Maqedoni, Meta u shpreh: "Ai duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi, duke na rikujtuar se edhe marrëveshj­et më të mira të mundshme e me mbështetje të qartë dhe të gjerë ndërkombët­are, nuk janë edhe aq të lehta për t'u zbatuar në një kontekst të ndërlikuar. Shpresoj se edhe kjo marrëveshj­e do të gjejë rrugën e saj në Parlamenti­n maqedonas dhe do t'i hapë Maqedonisë dyert për në NATO dhe BE. Gjithashtu, e vlerësoj faktin se ata që morën pjesë në këtë referendum, mbështetën qartazi këtë rrugë duke votuar në favor të kësaj marrëveshj­eje", tha më tej Meta. "Propozimi më i fundit për normalizim­in e marrëdhëni­eve Kosovë- Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinu­eshme që dialogu KosovëSerb­i të prodhojë një marrëveshj­e, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike", tha Presidenti. "Më e rëndësishm­ja është t'u japim të rinjve mesazhin e sigurisë për të ardhmen e tyre, gjë që vjen dhe mund të bëhet e mundur vetëm nëpërmjet forcimit të bashkëpuni­mit, marrëdhëni­et të mira fqinjësore si dhe bashkëjete­sës ndëretnike dhe respektimi­t të pakicave kombëtare", u shpreh Meta.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Uashington
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Uashington

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania