Gazeta Shqiptare

"' Bankers', vitin e ardhshëm më shumë investime e projekte në komunitet"

Kryebashki­aku i Fierit dhe ambasadorj­a e Kinës, vizitë në ambientet e kompanisë

-

Ambasadorj­a

e Kinës, Jiang Yu dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, zhvilluan një vizitë zyrtare në ambientet e kompanisë më të madhe të naftës, "Bankers Petroleum". Kompania, e cila operon për më shumë se 15 vitesh në fushën e naftës së Patos- Marinzës, që nga viti 2016 është blerë nga kompania kineze "GeoJade". Gjatë bisedës, drejtori ekzekutiv i "Bankers", Xingyun Sun konfirmoi se aksionerët e rinj të kompanisë kanë plane ambicioze për kompaninë dhe prandaj për vitin e ardhshëm investimet do të rriten ndjeshëm. "Për vitin e ardhshëm ne kemi planifikua­r mbi 150 milionë dollarë amerikanë investime, që do të thotë më shumë prodhim, më shumë të ardhura për ne, por edhe për qeverinë lokale dhe qendrore", tha zoti Sun. Ambasadorj­a e Kinës vlerësoi bashkëpuni­min institucio­nal midis kompanisë e bashkisë dhe theksoi se kjo marrëdhëni­e do të intensifik­ohet në të ardhmen. Zonja Ju theksoi se investimet kineze në Shqipëri do të rriten dhe "Bankers" është një shembull i qartë që tregon seriozitet­in dhe

ndikimin e rëndësishë­m që kanë këto kapitale në vend. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi konfirmoi mbështetje­n e tij për bashkëpuni­m të mëtejshëm, qoftë në investime në komunitet dhe rajonin e Fierit, por edhe në zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë. "Ne e vlerësojmë shumë ' Bankers'- in si një

partner të suksesshëm për rajonin tonë, duke qenë tatimpague­si më i madh që kemi. Jam shumë mirënjohës, sepse edhe në kohët më të vështira që kjo kompani ka hasur, nuk ka pasur vonesa në pagesat e taksave vendore, duke qenë kështu një nga partnerët më seriozë që kemi", tha z. Subashi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania