Gazeta Shqiptare

Çuçi: Do kryejmë detyrimet tona, reforma zgjedhore nuk ka vdekur

Mazhoranca do të propozojë më 8 tetor draftin e saj, PD bojkoton

-

Mungesa

e opozitës në punimet e Kuvendit duket se po sjell edhe dështimin e reformës zgjedhore. Socialistë­t pritet të paraqesin një draft të tyrin për ndryshimet në ligjin zgjedhore, ndërsa opozita e ka cilësuar këtë të njëanshme. Bashkëkrye­tari i komisionit të reformës zgjedhore, socialisti Bledi Çuçi tha dje se shpresonte që PD të rikthehej në tryezë. "Javën e ardhshme prezantojm­ë draftin e propozimev­e për reformën zgjedhore. Drafti do t'u dorëzohet të gjitha partive parlamenta­re. Drafti përfshin kërkesat dhe rekomandim­et e bëra. Në draft kanë kontribut edhe ekspertë gjermanë", u shpreh Çuçi. Drafti është hartuar nga dy ekspertë, Viktor Gumi i cili është i PS- së dhe Ilir Rusmali i PDsë, të cilët prej gushtit kanë përkthyer në amendament­e vullnetin e partive politike për reformimin e ligjit elektoral. Por prezantimi i draftit përveç shprehjes se vullnetit për realizimin e reformës, nuk sjell asgjë konkrete, pasi duhen 84 vota dhe konsensusi i demokratev­e për ta miratuar. "Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet dhe përgjegjës­inë tonë që kemi përpara shqiptarëv­e. Reforma nuk ka vdekur ende", tha më tej Bledi Çuçi, duke shpresuar në rikthimin e PD- së në Kuvend. Palët kanë rëndë dakord për kërkesat kryesore, siç është pranimi i votimit dhe identifiki­mit elektronik siç kërkon PD, si dhe votën e emigrantëv­e për vitin 2021 siç kërkon PS. Socialistë­t nuk kanë ndërmend të presin më, por në 8 tetor do të publikojnë amendament­et e tyre të përgatitur­a nga eksperti Viktor Gumi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania