Gazeta Shqiptare

Paketa fiskale 2019, pritet të ulet tatimi mbi pagat. Sot nis konsultimi

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, rritje e akcizës së duhanit. Pritet fjala e bizneseve Propozimi i qeverisë: Ulje e tatimit në 18%

-

Gjatë mbledhjes së sot me të Këshillit Kon sultativ, pritet që biznesi të propozojë uljen e tatimit mbi pagat e larta nga 23 përqind që ishte më parë në 18 për qind. Që prej kohës së ardhjes në pushtet të qeverisë "Rama" në 2013- ën, u vendos heqja e taksimit të sheshtë mbi pagat prej 10 për qind dhe vendosjen e tatimit progresiv me sloganin "kush fiton më shumë, paguan më shumë", duke bërë që rrogat e larta mbi 130 mijë lekë të taksoheshi­n 23 për qind. Por mesa duket edhe kjo politikë do të ketë sërish tërheqje. Ministria e Financave pritet të ndërhyjë në 5 ligje për paketën e re fiskale si ligji për procedurat tatimore, për tatimin mbi vlerën e shtuar, për akcizat, për tatimin mbi të ardhurat dhe ligji për taksat nacionale. Për këtë arsye, kjo ministri i ka dërguar bizneseve pikat kryesore të drafteve që pritet të rishikohen. Ndër ndryshimet janë ulja e dividentit që aplikohet te korporatat. Aktualisht ky tatim paguhet në masën 15%, por qeveria ka propozuar ta ulë në 10 %. Gjithashtu, dhe rishikimi i kufijve të pagës që tatohen Nga 1 janari i vitit të ardhshëm akciza e duhanit pritet të rritet. Kjo taksë do të pësojë një tjetër rritje nga 5750 lekë për 1000 copë që është sot, në 6000 lekë për 1000 copë. Ministria e Financave pret ditën e sotme propozimet e biznesit.

me norma të ndryshme tatimore. Tatimi për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj aktualisht është 23 %. Me paketën e re fiskale qeveria propozon uljen e tatimit për këtë fashë pagash.

AKCIZA E DUHANIT

Por nga 1 janari i vitit të ardhshëm akciza e duhanit pritet të rritet. Kjo taksë do të pësojë një tjetër rritje nga 5750 leke për 1000 copë që është sot në 6000 lekë për 1000 copë. Ministria e financave pret ditën e sotme nga biznesi propozimet e tyre për t'i diskutuar ato më pas e për të marrë vendimet lidhur me paketën e re fiskale. Me paga mbi 130 mijë lekë ka rreth 12 mijë të punësuar, ndërsa bizneset që ndajnë dividend janë një përqindje shumë e vogël nga rreth 100 mijë biznese që ka Shqipëria. Një vit më parë qeveria ka prezantuar një plan taksash ku parashikon­te që të ulte dividentin në 6 për qind dhe tatimin mbi pagën për fashën e fundit në 18 për qind.

TREGUESIT FISKALË

Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskale të 8 mujorit të vitit 2018 ku rezulton se të ardhurat janë 9 miliardë lekë më shumë krahasuar më te njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat totale për 8 mujorin 2018, u realizuan në vlerën 294 miliardë lekë, me një rritje 3% ose 9 miliardë lekë më shumë se 8 mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 99%. Të ardhurat e arkëtuara nga "tatimet dhe doganat" ( përfshirë kontribute­t e mbledhura nga D. P. T) për 8 mujorin 2018, janë 259 miliardë lekë, 4.3% ose 10.7 miliardë lekë më shumë se 8 mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 99.6%. Të ardhurat nga "Taksa Doganore" janë realizuar në vlerën 4 miliardë lekë, me Tatimi për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj aktualisht është 23 %. Me paketën e re fiskale, qeveria propozon uljen e tatimit për këtë fashë pagash. Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Konsultati­v pritet që biznesi të propozojë uljen e tatimit mbi pagat e larta në 18 për qind.

realizim kundrejt planit të periudhës në masën 96.2%. Të ardhurat nga "Akciza" janë realizuar në vlerën 29.7 miliardë lekë, me realizim kundrejt planit në masën 98%. Ndikim ka pasur "Karburanti" ( import+ prodhim vendas), që rezultoi rreth 384,075 ton, me një rritje prej 2,897 ton ose + 0.8% krahasuar me 8 mujorin e vitit 2017. Gjithashtu, performanc­ë pozitive si rezultat i rritjes së sasisë kanë shënuar: importi dhe prodhimi i "Birrës" + 2.4%; importi i "Duhanit" + 4.9%; importi i "Vaj lubrifikan­t" + 6.3%, import i "Kafes" + 8.4%. Deklarimi i prodhimit vendas të duhanit është rritur nga 7 ton në 13 ton të deklaruara në periudhën Janar- Gusht 2017.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania