Gazeta Shqiptare

Gjermania lehtëson procedurat, hap dyert për të diplomuari­t

Drafti/ Barriera të forta për të gjithë personat e varfër e të paarsimuar Mundësi edhe për emigrantët me aftësi profesiona­le

-

Gjermania ka lehtë suar procedurat e e m i g r a c i o n i t nëpërmjet ligjit të ri që do të hapë dyert për të gjithë të interesuar­it që duan të jetojnë e punojnë në një prej shteteve më të fuqishme ekonomikis­ht. Këtë të martë, partitë e koalicioni­t gjerman ranë dakord për një ligj të ri të emigracion­it për të tërhequr punëtorë më të kualifikua­r nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Kjo lëvizje nga ana e Gjermanisë ka si synim të mbushë vendet bosh të punëve dhe të stabilizoj­ë sistemin publik të pensioneve.

DRAFTI

Një marrëveshj­e kompromisi që do të heqë barrierat në tregun e punës është arritur nga Kancelarja e qendrës së djathtë Angela Merkel, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer dhe ministri i Punës i Social Demokratëv­e, Hubertus Heil. Ky kompromis do tu vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Europian që kanë kualifikim­e profesiona­le dhe njohuri të gjuhës gjermane. Tre partitë e koalicioni­t ranë dakord për draftin këtë të martë. Si pasojë, kompanive do të lejohet të rekrutojnë punëtorë të huaj nga të gjitha profesione­t, pavarësish­t nga një listë zyrtare e sektorëve që kanë nevojë për punëtorë. Drafti gjithashtu propozon që qeveria nuk do të këmbëngulë që kompanitë t'u japin përparësi vetëm shtetasve gjermanë në vendet e lira të punëve, para se të kërkojnë të huajt jashtë BE- së.

Të diplomuari­t

Gjithashtu, vlen të theksohet se ky draft synon që të diplomuari­t e huaj dhe punëtorët me aftësi profesiona­le të kenë mundësi të shkojnë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar një pozicion, nëse plotësojnë kualifikim­e të caktuara të punës dhe kërkesa të gjuhës gjermane. Ata, gjithashtu, duhet të dëshmojnë se kanë burime të mjaftueshm­e financiare për të përballuar jetesën, në mënyrë që ata të mos varen nga asistenca sociale gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani. Marrëveshj­a e kompromisi­t nuk përfshin propozimin e ashtuquajt­ur "Spurwechel", i cili do t'u lejonte refugjatëv­e që jetojnë në Gjermani të hiqnin dorë nga status i tyre i azilkërkue­sve nëse gjejnë punë dhe mësojnë gjermanish­ten. Seehofer, partia e të cilit i frikësohet humbjes së votuesit të së djathtës ekstreme në zgjedhjet rajonale më vonë këtë muaj, ishte kundër një dispozite të tillë, pasi mendonte se do të inkurajont­e emigracion­in nga azilkërkue­sit pa aftësitë e duhura. "Ne ruajmë parimin e ndarjes së azilit dhe emigracion­it të fuqisë punëtore",- thuhet në draftin e ligjit për emigracion­in. Por, partitë cilësuan se do të përcaktoni­n një status qëndrimi për refugjatët të mirë- integruar, të cilët nuk mund të dëbohen dhe se janë në gjendje të përballojn­ë vetë jetesën, me qëllim që t'u japin punëdhënës­ve dhe emigrantëv­e më shumë siguri.

TË PAARSIMUAR­IT

Ndërkohë ky draft ngre barriera të forta për të gjithë emigrantët e varfër e të paarsimuar që dëshirojnë të jetojnë në Gjermani. Ata tashmë do e kenë shumë më të vështirë të sigurojnë qëndrimin në këtë shtet. Kjo pasi ky draft qëndron pro parimit të ndarjes së azilit nga emigracion­i i krahut të punës, dhe siguron që të gjithë personat me të drejtë ligjore për të pretenduar azil sipas ligjit gjerman, do të jenë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë. "Shtetasit që nuk vijnë nga vendet e BE- së e që nuk kanë arsim të lartë apo një ofertë konkrete pune, nuk do të jetojnë dot në ekonominë më të fuqishme të Europës. Ne nuk duam emigracion nga shtetas të pakualifik­uar të një vendi të tretë",- theksohet ne draft. "Shtetasit që nuk vijnë nga vendet e BE- së e që nuk kanë arsim të lartë apo një ofertë konkrete pune, nuk do të jetojnë dot në ekonominë më të fuqishme të Europës. Ne nuk duam emigracion nga shtetas të pakualifik­uar të një vendi të tretë",theksohet në draft.

Ashtu si modeli kanadez, emigrantët që do të pranohen, do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, aftësive të gjuhës, ofertave të punës dhe sigurisë financiare. Agjencia e lajmeve DPA citon ministrin e Punës Hubertus Heil të pohojë se kreu i Ministrisë së Brendshme Horst Seehofer ka rënë dakord se ekzekutivi duhet të kujdeset më shumë që të mos deportohen njerëzit e gabuar. "Punëtorët e kualifikua­r kanë dhënë tashmë një kontribut të vyer në konkurrues­hmërinë e ekonomisë gjermane",- nënvizohet në dokument.

Ky draft synon që të diplomuari­t e huaj dhe punëtorët me aftësi profesiona­le të kenë mundësi të shkojnë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar një pozicion, nëse plotësojnë kualifikim­e të caktuara të punës dhe kërkesa të gjuhës gjermane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania