Gazeta Shqiptare

I sekuestroh­en 1 mln euro pasuri fierakut të dënuar me 32 vite burg në Itali për trafik droge

50- vjeçarit i vihet nën sekuestro kompleksi "Pelikani"

-

FIER - Policia e Fierit ka sekuestrua­r dje 1 milion euro pasuri të paluajtshm­e Vangjel Ziajt ( Arben Gropa), pasi dyshohet se i ka vendosur përmes aktiviteti­t kriminal dhe konkretish­t nga trafiku i drogës. Sekuestrim­i është bërë në kuadër të operacioni­t "Forca e Ligjit". 50- vjeçari është personazh i njohur nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg në shtetin italian për trafik droge. Ndërkaq, në Shqipëri ndaj tij ka një hetim të hapur për pastrim parash. "Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrim­it me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, është hapur procedimi penal i regjistrua­r për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale" parashikua­r nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Vangjel Ziaj ( Arben Gropa)", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Po të njëjtat burime bënë me dije se në përfundim të vep- rimeve të kryera, nga ana e sektorit për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpuni­m me prokurorin­ë, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit Vangjel Ziaj, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga autoritete­t italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëv­e" dhe është duke vuajtur dënimin në Itali. Pasuritë e sekuestrua­ra që kapin vlerën e 1 milion euro janë: kompleks shërbimesh "Pelikani" i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier; një apartament me sipërfaqe 70 metra katrorë në lagjen "Kryengritj­a e Fierit" si dhe një automjet i markës "Benz". Policia vijon punën për identifiki­min e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të. 50- vjeçari Vangjel Ziaj i njohur edhe si Arben Gropa u arrestua në janar të vitit 2014, pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge me vlerë rreth 300 milionë lireta. Në pritje të ekstradimi­t, ai u la në arrest shtëpie nga autoritete­t sh- qiptare, por u arratis 7 muaj më pas.

Ndërkohë që një rreth vit më pas u arrestua dhe u ekstradua në Itali për të vuajtur dënimin. Gropa është pronar i lokalit luksoz "Pelikani" në këtë qytet, si dhe aksioner në ndërtime.

 ??  ?? Kompleksi "Pelikani"
Kompleksi "Pelikani"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania