Gazeta Shqiptare

Plagosja e të riut, SHÇBA: Polici shkrepi armën në mënyrë të pavullnets­hme

-

TIRANË - Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka reaguar pas plagosjes së Sidion Tabakut. Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23: 00, shtetasit S. T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse në "Rrugën e Dibrës", iu bë shenjë nga një patrullë e policisë për të ndaluar. Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësin­ë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit "Nënë Tereza". Për disa minuta ndjekjeje nuk u është përgjigjur urdhrave të patrullës së policisë. Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motori dhe ka vijuar lëvizjen me vrap. Punonjësi i policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S. T. ka pasur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri. Kështu, efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualit­et a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysmë errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të policisë ka realizuar qitje të pavullnets­hme. Pas kësaj, punonjësit e policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 24- vjeçarin. Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S. T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motor dhe në pjesën e pulpës së këmbës. Në fund të veprimeve hetimore, shtetasi S. T. është proceduar në gjendje të lirë për "Mosbidje ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik" dhe "Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt". Hetimi është kryer nga strukturat e SHÇBA Tiranë, të cilat kanë proceduar punonjësin e policisë B. B., për "Plagosje nga pakujdesia".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania