Gazeta Shqiptare

Vuçiç raporton te Putin: Me Kosovën s'kemi zgjidhje

"Blair negociator", kreu serb: Bisedimet me Kosovën i drejtoj unë Marrëveshj­a me Serbinë, ç'pritet nga asociacion­i

-

Presidenti i Serbisë, Ale ksandër Vuçiç, ka zh villuar sot një takim me Presidenti­n e Rusisë, Vladimir Putin, ku ka diskutuar edhe për dialogun me Kosovën. Vuçiç ka shprehur te Putini shqetësimi­n e tij se Serbia është shumë larg gjetjes së një zgjidhjeje me Kosovën, siç shkruan "Tanjug". "Pavarësish­t përpjekjev­e të Serbisë për zgjidhje të qëndrueshm­e, jemi shumë larg gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën", tha Vuçiç nga Moska. Ndërkohë, ai foli edhe për provokimet e Kosovës me të cilat sipas tij përballet Serbia. Ndërkaq, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, nga ana tjetër ka hedhur poshtë zërat se negociatat me Kosovën po udhëhiqen nga ish- kryeminist­ri britanik, Tony Blair. Ai nënvizoi faktin se kryenegoci­atari i Serbisë për çështje që lidhen me Kosovën është vetë ai. "Blair nuk negocion për asgjë, por negocioj unë dhe është vendimi i të dyja palëve, i pushtetit ekzekutiv. Emri im nuk është as Tony, as ndonjë tjetër, por Aleksandar", tha Vuçiç për televizion­in "Pink". Në media u përfol se Blair ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me zyrtarë francezë për dialogun SerbiKosov­ë, ndërsa javën e ardhshme do të ketë një takim edhe me përfaqësue­s të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA- ve. Ndërkohë, kreu i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç pohoi se Blair po dialogun në emër të Vuçiç. Ndërkaq, qeveria e Kosovës është e gatshme që të punojë në përshpejti­min e procesit për formimin e asociacion­it apo bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por ajo ende nuk ka marrë ndonjë draft- statut të propozuar nga ekipi menaxhues, i cili është përgjegjës për hartimin e këtij draft- statuti - thonë zyrtarët e ekzekutivi­t të vendit. Një propozim për draft- statutin për asociacion­in tashmë i është dorëzuar Bashkimit Evropian nga ekipi menaxhues, i cili përbëhet vetëm nga katër përfaqësue­s të komuniteti­t serb të Kosovës. Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Hardinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, që qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë propozim për draft- statutin e asociacion­it. "Pala serbe ka dërguar vetëm raportin e punës së komisionit, që ka qenë i caktuar nga qeveria paraprake se si e shohin ata e fillimin e asociacion­it, por draft final ende nuk ka", tha Matoshi. Njohësi serb i zhvillimev­e politike, Petar Miletiç, duke folur për Radion Evropa e lirë, shpreh mendimin që reduktimi i çështjes së formimit të asociacion­it në çështjen e statutit të tij është drejtim i gabuar. Por, ai ka theksuar se vetë au- toritetet e Beogradit kanë ndikuar në zvarritjen e procesit të formimit të asociacion­it, duke shpresuar që këtë çështje ta zgjidhin në kuadër të marrëveshj­es finale për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. "Për sa i

përket asociacion­it të komunave me shumicë serbe, duket që pala serbe në koordinim me politikat e Beogradit zyrtar po provon prolongimi­n që ta ndërlidhë me një marrëveshj­e finale, çfarëdo që të jetë ajo, duke shpresuar se do të përfitojë

më shumë. Mirëpo, qëndrimi i vendosur i kryeminist­rit të Kosovës, Haradinaj është që asociacion­i do të bëhet dhe sa i përket anës së qeverisë, statuti mund të shkruhet që sot, por do të jetë ekskluzivi­sht në suaza të Kushtetutë­s dhe ligjeve të "Pavarësish­t përpjekjev­e të Serbisë për zgjidhje të qëndrueshm­e, jemi shumë larg gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën", tha Vuçiç nga Moska në takimin e zhvilluar dje me kreun rus, Vladimir Putin, ku ndër të tjera u ankua edhe për “sulmin” nga presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

Kosovës. Në këtë pikë nuk do të ketë asnjë lëvizje milimetrik­e", u shpreh Matoshi. Zyrtarët në institucio­net e Kosovës patën theksuar se Kosova nuk e ka ndërmend ta ndryshojë Kushtetutë­n për t'i futur kompetenca­t e asociacion­it brenda saj.

 ??  ?? Aleksandër Vuçiç në takim me Vladimir Putin në Moskë
Aleksandër Vuçiç në takim me Vladimir Putin në Moskë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania