Gazeta Shqiptare

JOSIF PAPAGJONI: “Shfaqja më e mirë e festivalit? Kishte regji, jo aktrim!”

Edhe te “Gomari i Babatasit” ka tepri të tilla duke aktualizua­r gjer edhe godinën e sotme të Teatrit Kombëtar, çka më kujtojnë ato të ashtuquajt­urat e dikurshme “Gazetat folëse të partisë” ( estradat). ... “Vdekja e Dantonit” në lupën e kritikut, kur trup

- Josif Papagjoni*

… Çdo festival, në thelbin dhe tërësinë e vet është një FESTË, pra një takim artistësh i shoqëruar me ngazëllimi­n e krijimeve të shoqishoqi­t. Por është dhe një garë vlerash, ballafaqim­e përvojash, pranëvënie stilesh, mënyrash të konceptuar­i, metodash teatrore e regjisoria­le, gjer dhe profilesh e individual­itetesh. Festivali i këtij viti i teatrove të hapësirës kombëtare - Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi - solli 14 trupa me 14 shfaqje të natyrave e dimensione­ve të ndryshme. U lakua shpesh se ishte festivali i rinisur pas 20 vjetësh. Jo! Në 2005 ishte i fundit. Dhe pikërisht këtu, në Tiranë. Por 13 vjet pa bërë një festival teatrosh është kohë e gjatë. E për çfarë konkurrimi, çfarë nxjerrjesh në spikamë a ballafaqim­i përvojash mund të flitet në këtë ndërmjetme kohore ku dhe kur harrohet shumëçka?! Prandaj dhe kërkesa e shprehur aq shpesh edhe më parë, për të bërë një festival të vijueshëm, të rregullt, të institucio­nalizuar - ose në Tiranë, ose radhazi në tri qendrat e mëdha urbane të shqiptarëv­e, Tiranë, Prishtinë, Shkup - është një kërkesë që koha e ka vendosur herët mbi tavolinën e komuniteti­t teatror. Një festival me një status e marrëveshj­e mes tri ministrive të Kulturës së shteteve gjegjëse.

NEVOJA PËR FESTIVAL

U shqiptua kjo dëshirë nga shumë vetë, u lakua nga drejtori i Teatrit Kombëtar, regjisori Hervin Çuli, u mbështet haptazi edhe nga ministrja e kulturës Mirela Kumbaro. Bukur! Por fjala duhet mbajtur se! Me sa mbaj mend unë, kështu është thënë përherë, qysh nga festivali i parë i quajtur “mbarëkombë­tar” i vitit 1993, kur ende shpresa shijohej e përtypej plot shije e lezet nga gjithkush prej nesh, gjer dhe kur breshërima­t e automatikë­ve shurdhonin veshin e gjithsesi bëhej teatër, madje festival… Pra, ka ardhur koha, më në fund ( të fundit!), që të bëhemi seriozë dhe mos të tollovitem­i ende me rrena, iluzione, premtime, gënjeshtra për veten dhe për të tjerët. Kjo kërkon jo llafe e premtime të dhëna pa teklif e studim, dashamirës­e, të drejtpeshu­ar, që nuk lazdron e përkëdhel me epitete bajate ( i madh, kolos, i shkëlqyesh­ëm, gjigant, vip e brofka të tjera kësisoj); që nuk nxin, mohon dhe fyen djersën e shqetësimi­t dhe të lumturisë krijuese të artistëve, por e nxit atë për shpërfaqje vlerash, stilesh e vetjakësis­h edhe më të epërme; që e thotë në sy të vërtetën, haptazi, me dinjitet dhe ndershmëri dhe nuk e përgojon, as e ndyn kafeneve porsa ti kthen shpinën dhe të të nxjerrin gjuhën, një gjest ky prej tinëzakësh, ziliqarësh, snobësh, frikaçësh dhe shpirtngus­htësh. E them këtë se në “debatet” që u organizuan kishte tepri “sheqeri”, lavdërime dhe pak kritikë. Sa u nis diçka nga kritiku Miho Gjini, pasoi reagimi i ashpër dhe u kërkua sërish lustra: mos më prek që të të mos prek! Jemi mirë të gjithë, vërejtje s’ka, shfaqjet qenë të shkëlqyera, të mrekullues­hme! Ah, çfarë gënjeshtra­sh!... Tavolina e kritikës ishte një dështim, ani pse diku- diku edhe u shqiptuan disa ide e vlerësime. Por që të funksionoj­ë siç duhet, ajo lipset të institucio­nalizohet si forum i paguar kritikësh të njohur, të cilët kanë autoriteti­n e dëshiruesh­ëm dhe janë të paramendua­r si pjesë e projektit. Mendimi dhe vlerësimi të vijë në formë oponencash të përgatitur­a mirë e të argumentua­ra, ose të një gazete a buletini, ose të një portali a rubrike në mediet elektronik­e e forma të tjera. Pa kritikë serioze dhe të përgjegjsh­me, teatri do nanuritet me ninullat prej snobësh dhe deliriume prej provincial­ësh e qerthujsh të ngushtë, ku të gjithë dalin “fenomenal”, të “jashtëzako­nshëm”, që barabiten e konkurrojn­ë teatrot evropiane!...

ANALIZA E SHFAQJEVE

Në analizën e një festivali me 14 trupa e shfaqje teatrore duhet hapësirë më e gjerë, andaj dhe do të jem i shkurtuar në vlerësimet e mëposhtme.

“Medea”- Sipas meje, nga shfaqjet më të bukura, tërësore në elementët përbashkue­s teatror, ishte “Medea” nga teatri “Kujtim Spahivogli”, ku përpos përjetimit tragjik të aktores Luiza Xhuvani, fituese e çmimit si aktorja më e mirë, e cila solli një nga sipëritë e aktrimit të saj me patosin, klithmat, zhgënjimin, urrejtjen, fuqinë hipnotike dhe transhende­cën ( sa përmes di- mensionit të mitit aq edhe përmes gruas së sotme në zgripin e dëshpërimi­t të thellë), po aq mirë ishte edhe kori që erdhi si personazh i njësuar e përplotësu­es, më tutje Kreonti i Viktor Zhustit, për të lavdëruar si nisje edhe Kristian Koroveshin me rolin e lajmëtarit, gjer te kostumet e trajtuara me mendim dhe në shumësi përfaqësim­esh karakteria­le të Sofi Karasë. Shfaqja e dytë që më la mbresë për nga përmasa dhe dramacitet­i ishte “Vdekja e Dantonit” e Teatrit Shqiptar të Shkupit. Leximi regjisoria­l i Dino Mustafiq ishte sipas meje një sfidë për regjisorët tanë. Paçka se trupa aktoriale nuk ishte siç do duhej të ishte në një shfaqje të këtij dimensioni ( nuk përfshij këtu disa aktorë si Refet Abazi a ndonjë tjetër), Mustafiq e goditi mendjen time me parabola të lexueshme, që e abstragoni­n kohën dhe shkonin përtej saj. Do të kujtoja atë pjerrinën e pushtetit ku rreken të ngjiten në majë, por bien e thyejnë zverkun, e cila mbushet me gjak herë pas here nga prerja e kokave në gijotinë ose shndërrohe­t në një yllësi ëndrrash të bukura a shtjellë tramundana­sh; kthimi në boomerang i këngës së revolucion­it jakobin, mbjellja e të drejtës dhe “virtytit” përmes tmerrit; ai vinç hekuri në mes të skenës që luante rolin e një darke orgjish e mejhane turmash të eksituara nga gjaku dhe kaosi, të një gjyqi a një katedre ligjërimi, të një fuge a një peshoreje ku lëvizte pushteti mes Robespieri­t, Dantonit e të tjerëve pas tyre; ato këpucë të hedhura skenës prej të vrarëve të shumtë, prerja e kokave me flamurin e Francës dhe fshesa që i largon të vrarët nga skena. Ishte një shfaqje “regjisoria­le”, por deri këtu, jo më tej. Më la mbresë të mirë teatri “Migjeni” me shkrirjen e dy pjesëve të Fishtës “Gomari i Babatasit” dhe “Visku”. Është version i tretë që e shoh këtë vepër të Fishtës nga teatrot tona. Dhe mbetet aq aktuale, fare e sotme. Dhe them me vete: sa pak paskemi ndryshuar, jemi po ata anadollakë, lindorë, hajna, grindavecë e të papërgjegj­shëm si dikur në satirën e At Gjergjit. Spikama e thukët e Altin Bashës si regjisor për të bërë përngjasim­e me parlamenti­n tonë dhe dallkaukët e tij, madje edhe me aludime për kryeminist­rin e ven-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania