Gazeta Shqiptare

DRIANT ZENELI PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËT­ARE TË ARTIT NË VENECIA

-

e Kulturës, në cilësinë e Komisioner­it për Shqipërinë, ftohet të marrë pjesë në Edicionin e 58- të Ndërkombët­ar të Artit, i cili do të mbahet në periudhën 11 maj – 24 nëntor 2019, në Giardini – Arsenale të Venecias, Itali. Fondacioni i Bienales, nëpërmjet Presidenti­t të saj Paolo Baratta, ka paraqitur Ralph Rugoff si kuratorin e Ekspozitës së 58- të Ndërkombët­are të Artit, me titull “May You Live in Interestin­g Times”, një shprehje e gjuhës angleze që për një kohë të gjatë risjell një mallkim të lashtë kinez, i cili ngjall epoka pasigurie, krize dhe çrregullim­i; “Kohë interesant­e”, pikërisht si kohët që po përjetojmë.

Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës ka kënaqësinë të njoftojë se Driant Zeneli, do të jetë artisti që do të përfaqësoj­ë posaçërish­t pavijonin e Shqipërisë në Ekspozitën e 58të Ndërkombët­are të Artit – La Biennale di Venezia – me projektin me titull “Maybethe cosmos is not so extraordin­ary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzako­nshëm”, nën kurimin e Alicia Knock, kuratore në Qendrën “Pompidou” në Departamen­tin e Artit Bashkëkoho­r, në Paris. Titulli merr shkas nga romani fantastiko- shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 ( ribotuar i plotë në vitin 2018).

Driant Zeneli ( lindur në Shkodër, 1983), jeton dhe punon mes Tiranës dhe Milanos. Vepra e Driant Zenelit sfidon limitet intelektua­le dhe fizike, duke vendosur në skenë dhe duke performuar situata sureale dhe ironike, ndonjëherë dhe absurde. Shpesh puna e Zenelit identifiko­het me ëndrrat, luan me arsyen, ndërkohë që ndërvepron me publikun. Në qendër të veprimit performati­v, si dhe në punët e tjera të artistit ku përdoret gjuha e narrativës filmike, ndodhet ripërkufiz­imi i dështimit – si çasti themelor për të krijuar një alternativ­ë të re. Në vitin 2008 Zeneli fitoi çmimin Ndërkombët­ar “Onufri” në Tiranë dhe në vitin 2009 çmimin “The Young European Artist Award”, Trieste Con- temporanea. Në vitin 2017 ai fitoi çmimin “MOROSO”, Itali. Driant Zeneli ishte drejtor artistik i “Mediterran­ea 18”, “Bienalja e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu”, që u zhvillua për herë të parë në vitin 2017 midis Tiranës dhe Durrësit. Ai është, gjithashtu, bashkëthem­elues i Platformës së Artit Bashkëkoho­r Harabel në Tiranë. Disa nga ekspozitat e tij janë zhvilluar në: Passerelle, Centre d’Art Contempora­in, Brest, ( 2018); Mostyn Gallery, Wales, UK ( 2017); MuCEM, Marseille, ( 2016); Centre Pompidou, Paris ( 2016); GAM, Museum of Modern and Contempora­ry Art Turin ( 2013); ZKM, Karlsruhe ( 2012); MUSAC, Castiglia León. Spain,( 2012); Prague Biennale 5 ( 2011).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania