Gazeta Shqiptare

Xhisiela i ka mërzitur të gjithë

-

përpiqet t’i imponojë publikut versionin e saj për ngjarjen, edhe kur mungojnë fare faktet dhe provat. Duke lënë mënjanë humanizmin e munguar ndaj një vajze të dhunuar dhe kujdesin që duhet të kishte për të mos e lënduar më tej një viktimë, sepse janë luks i tepërt për ambientin e helmuar politik në Shqipëri. A ka njeri me logjikë në Shqipëri që të shpjegojë se përse duhej që bashkë me dhunuesin e vajzës të ishin patjetër edhe disa eksponentë të Partisë Socialiste? Sepse e përjashtoj kategoriki­sht mundësinë që kjo mund të bëhet për ta relativizu­ar ngjarjen dhe për t’ia bërë më të lehtë kundërshta­rit hallin.

Ndërkohë që përfshirja e djalit të deputetit socialist dhe e gjithë kronologji­a për të fshehur krimin ishin të mjaftueshm­e për të ngritur një kauzë të fortë. Duke harruar që çdo teprim apo ekzagjerim vetëm se bën pis edhe vetë të vërtetën, për të cilën nuk ka askush dyshim në Shqipëri. Njësoj si në rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt, për të cilin mjaftonte vendimi i gjykatës italiane që ishte i dënuar për trafik droge dhe ishte krejtësish­t i panevojshë­m skenari i përgjimit me Babalen.

Ndaj sot ata që paguhen për të qenë opozitë janë të mërzitur me Xhisielën, jo pse nuk po qëndron variantit të parë të padisë, ndërkohë që e kuptojnë edhe zogjtë në Shqipëri që ajo është peng, por pse nuk po thotë dhe ajo si ata, se kur e rrahën, bashkë me agresorin ishte edhe Taulant Balla, Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Edi Rama, madje edhe Xhorxh Sorosi.

Por nëse e duan Edi Ramën patjetër të përfshirë në ngjarje, nuk ka nevojë ta çojnë në komisariat­in e Fushë- Krujës. E kanë aty brenda që nga dita e parë, kur ka zgjedhur deputet babain e Rexhepit, e deri më sot që i shkruan tekstin e “Facebook”- it dhe interesohe­t për çdo detaj të kësaj qenërie, me synim që “Rilindja” të dalë sa më pak e cenuar nga kjo histori.

MEDIA DHE SHOQËRIA CIVILE

Meqë palët ndërluftue­se të politikës në Shqipëri e kanë treguar në vijimësi që nuk kanë limite në përplasjen midis tyre, nuk ishte ndonjë çudi që kujdesi, mëshira dhe empatia për viktimën të mos pritej prej tyre.

Për fat të keq, vajza e dhunuar u trajtua si kavie edhe nga shtypi apo dhe gërmadhat e shoqërisë civile, që kanë mbetur në këtë vend. Diku për ca klikime më shumë, diku e përfshirë nga tifozllëku politik, diku nga ethet e protagoniz­mit, për të mos shkuar më larg, fati i vajzës dhe mbi të gjitha ajo që përfaqëson drama e saj, u konsiderua si gjë pa vlerë në raport me audiencën e një dite apo konkurrenc­ën brenda llojit. Mund të ketë shumë punonjës të medias dhe aktiviste të mbrojtjes së të drejtave të grave që janë mërzitur mbrëmë me Xhisielën. Disa e kanë dashur të ishte më trime, që të denonconte me kurajë dhunuesin e vet, disa më të mençur, që të mos kishte kontradikt­a të forta në rrëfimin e saj, disa që të mos kishte humbur 12 kg në një muaj, por një çikë më pak.

Më të dhembshuri­t prej tyre i kanë gjetur edhe zgjidhjen, të kërkojë strehim politik në një vend demokratik, a thua se Xhisiela dhe mijëra gra dhe vajza që kanë histori të ngjashme me të e dëgjojnë për herë të parë këtë opsion.

Mbrëmë isha i trishtuar, kur shikoja se si e shëtisnin vajzën nga një ekran në tjetrin dhe përfytyroj­a ata që kishin dhënë lejen dhe të tjerët që e shoqëronin atë edhe fizikisht. Por sot mendoj, se më mirë që Xhisiela foli, edhe pse qëllimi i atyre që ia dhanë atë mundësi ishte tjetër.

Është cinike ta thuash, por kam bindjen se drama e fortë njerëzore e një vajze të brishtë nga Fushë- Kruja na shërbeu të gjithëve për të kuptuar se jemi kthyer dalëngadal­ë në një shoqëri që ushqen dhunën në të gjitha format e saj. Një vend që u falet dhe u përulet “të fortëve”, të cilët jo domosdoshm­ërish janë të ngjashëm me “rilindasin e vogël” Rexhep.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania