Gazeta Shqiptare

Basha, Ramës: Llumin e pastron vetingu, po mbron Ballën njësoj si Roshin

"Xhisela", PD: Kreu i policisë së Durrësit fshiu kamerat e sigurisë në Fushë- Krujë "Rraja", MB: Çështja, në duar të prokuroris­ë

-

Kryedemokr­ati Lulzim Basha iu përgjigj dje kryeminist­rit Edi Rama, i cili si për t'u vënë kapak akuzave të artikuluar­a nga çështja e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist ka nxjerrë në skenë një tjetër debat, atë për paketën antishpifj­e. Për Bashën, propozim i Ramës është avaz i vjetër sa herë që kapet mat, ndërsa zgjidhja sipas tij është vetingu i politikanë­ve. "Avaz i vjetër i kryekaragj­ozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanë­ve do ta pastrojë këtë llum dhe do t'u kthejë qeverinë njerëzve!", shkruan Basha, që nxjerr një video nga deklaratat e mëparshme të kryeminist­rit për Elvis Rroshin. Më herët kryeminist­ri Edi Rama ironizoi në "Twitter" se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat­in e Krujës siç pretendon PD, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur "Pretty Woman". Ndërsa Basha e sheh zgjidhjen tek vetingu i politikanë­ve, Rama e shikon tashmë te paketa antishpifj­e, që do të propozohet së shpejti nga mazhoranca.

AKUZA

Partia Demokratik­e akuzon Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit se kanë urdhëruar fshirjen e kamerave të komisariat­it të FushëKrujë­s, të cilat kishin filmuar praninë e Rrahman Rrajës, Artur Bushit në ambientet e komisariat­it të Fushë- Krujës. Enkelejd Alibeaj akuzoi direkt drejtorin e Policisë së Durrësit, Alfred Çepe, si të përfshirë personalis­ht në zhdukjen e provave që sipas tij, implikojnë deputetin socialist Rrahman Rraja, kryebashki­akun e Krujës, Artur Bushi dhe Taulant Ballën në kërcënimin me armë të ishnënkomi­sarit Emiljano Nuhut në ambientet e komisariat të Fushë- Krujës mbrëmjen e 21 Korrikut. "Me urdhër të Ardi Veliut, drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në policinë e Fushë- Krujës në 21 korrik. Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë policisë kanë kërcënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo

që ka refuzuar të bashkëpuno­jë për shkatërrim­in e provave", theksoi deputeti i PD- së. Demokratët shprehen se në dijeni të plotë të këtij operacioni ka qenë edhe ministri i Brendshëm, ndaj i kërkojnë Fatmir Xhafajt dhe kryeminist­rit Rama t'i tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë- Krujës. Gjykata e Krujës la dy ditë më parë në burg pa afat Rex-

hep Rrajën, ndërsa 24vjeçarja të cilën ai akuzohet se ka përndjekur ka tërhequr të gjitha akuzat ndaj tij dhe ka deklaruar se e kishte paditur për shkaqe xhelozie.

REAGIMI

Ministria e Brendshme iu përgjigj akuzave të opozitës për fshirjen e pamjeve të kamerave të sigurisë në Komisariat­in e Policisë së FushëKrujë­s, duke theksuar se hetimet për rastin drejtohen

nga prokuroria. Ministria e Brendshme e mohon akuzën e opozitës për fshirje të pamjeve filmike. Demokratët pretendojn­ë se kamerat kanë kapur momentin kur në komisariat ka hyrë kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla. "Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparen­te dhe nxisin fort prokuror-

inë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura. Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA- së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendime­ve janë transparen­te dhe të referuara në prokurori. Në respekt të publikut, SHÇBA- ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë- Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe perso-

na të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet. Referuar deklarimev­e të zyrtarit të radhës së PD- së është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish- oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë", thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

 ??  ?? Kryedemokr­ati Lulzim Basha
Kryedemokr­ati Lulzim Basha
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania