Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Rasti i Xhiselës, policia mbuloi krimin, Rama gënjen

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi akuzoi dje, kryeminist­rin Edi Rama se po mbron kriminelët. Në nisje të mbledhjes së kryesisë, Kryemadhi, duke iu referuar rastit të Xhisela Malokut tha: "Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin ose ta dënojë krimin, por mbulon policinë që mbulon krimin dhe nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunues­e. Kryeminist­ri mbron dhunuesit. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën". "Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminelet. Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën. Të shkosh në dyert e shtetit sot është njësoj si të shkosh në gojën e ujkut. Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli. Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Shqiptarët të mos e besojnë Ramën, pasi është e keqja më e madhe e këtij vendi"- tha Kryemadhi. "Nëse informon shtetin për një kriminel, dhunohesh ti, dënohesh ti dhe nuk dënohet krimineli. Në fakt Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Sinqeritet­i i tij merr notën maksimale në delirin e madhështis­ë së gënjeshtrë­s së tij. Standardi i vetëm i Edi Ramës është alibia për çdo lloj krimi dhe llumi, qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge dhe çdo gjë tjetër. Ky është standardi që ka vendosur, në fakt, Edi Rama për Elvis Rroshin, Agron Xhafajn dhe së fundmi për përdhunues­in e Fushë- Krujës e plot e plot të tjerë kryetarë bashkie, ministra apo drejtorë", tha Kryemadhi. "Tashmë lëvizja dhe aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa. Pozicionim­i ynë dhe ndarja me atë Parlament, që nuk është gjë tjetër, por vetëm një foltore e kriminelëv­e dhe e dhunuesve dhe nuk ofron më asgjë tjetër përveç se i ofron opozitës për të qenë një dekor dhe një normalitet për Edi Ramën dhe bandat e tij",- theksoi kryetarja e LSI- së.

KRYEMADHI

“Kryeminist­ri mbron dhunuesit. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën". Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminelet. Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania