Gazeta Shqiptare

Pakti me Greqinë, Meta: Të mos kalojë në Kuvend pa pasur Gjykatën Kushtetues­e

Rasti "Xhisela", kreu i shtetit: Nuhu më dërgoi letër, të mos teprohet politikish­t "Ramës ia kam bërë të qartë, me Bushatin kemi pasur mosmarrëve­shje"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dje se rasti i Xhiselës është një fenomen i rëndë i shoqërisë shqiptare, ndërsa theksoi se s'do të ketë amnisti për dhunuesit. Në një intervistë për "Zëri i Amerikës", Meta tha se çështjen po e ndjek një grup kryesuar nga këshilltar­i i tij për sigurinë, Bahri Shaqiri.

Zoti President, para se të ndalemi te problemet e sigurisë në Ballkan, dua t'ju pyes për një zhvillim të ditëve të fundit në Shqipëri, që ka të bëjë me dhunën në familjeje, një fenomen i përhapur në vendin tuaj. Rasti ka të bëjë me Xhisela Malokun, vajzë e re dhe djalin e një deputeti, i cili akuzohet për dhunë ndaj saj, por duket që ky rast në Shqipëri në vend që të shërbejë për të tërhequr vëmendjen për këtë fenomen si dhe për t'i nxitur autoritete­t që të marrin masa në mënyrë që këto gjëra të ndodhin sa më pak, duket se ka marrë një këndvështr­im disi tjetër. Cili është komenti juaj për këtë rast?

Së pari, ky është një problem mjaft serioz për shoqërinë tonë dhe kjo është një plagë e thellë dhe e gjerë shoqërore, pavarësish­t se sa del në sipërfaqe dhe bëhet pjesë e debatit. Kështu që duhet të theksoj se unë personalis­ht, edhe në pozitën e presidenti­t jam shprehur qartë në këtë çështje dhe e kam bërë të qartë që për sa kohë do të jem në këtë pozitë, nuk do të favorizoj dhe nuk do të konfirmoj asnjë amnisti apo falje për çdo person që ushtron dhunë në familje. Besoj se edhe parlamenti dhe qeveria mbajnë të njëjtin angazhim, që të dekurajojn­ë cilindo që mendon se mund përfitojë në të ardhmen, pavarësish­t nga dhuna e nga krimi që kryen. Për rastin konkret, është një çështje për të cilën unë kam marrë një letër, që i drejtohej edhe kryeminist­rit, ministrit të Brendshëm dhe prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme në mos gabohem, përpara se të nisesha për në Shtetet e Bashkuara, nga oficeri Nuhu. Nuk kam besuar se mund të ndodhin ato çështje, por me çështjen në fjalë është marrë dhe po e ndjek ekipi im me në krye këshilltar­in për Sigurinë Kombëtare, zoti Bahri Shaqiri, kështu që do të më duhet, për të mbajtur një qëndrim më qartë, të kem një informacio­n edhe më të plotë, edhe më të besueshëm.

Siç e thatë edhe ju, është për fat të keq, që ka një polarizim në këtë çështje ku mendoj se duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, familjen tonë, pa i dalë askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona, të cilët kanë lidhje politike, por njëkohësis­ht pa e tepruar me akuza politike, duke pasur në konsiderat­ë që është një çështje që krijon ndjeshmëri. Ajo që unë do të nënvizoja, përveç rëndësisë që prokuroria dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e të sqarojnë të gjitha momentet e kësaj odiseje, sepse mendoj se është një odise e tërë, në mënyrën më të paanshme për të vendosur një besim të publikut te institucio­net e zbatimit të ligjit, - mendoj se është shumë e rëndësishm­e shoqëria civile, pra të gjitha ato organizata dhe institucio­ne, të cilat janë edhe të specializu­ara, janë marrë me çështjet e dhunës ndaj grave dhe çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, - të jenë të bashkuara për ta ndriçuar këtë çështje në interes të së vërtetës dhe të askujt tjetër, sepse përndryshe do të kemi edhe shumë raste të tjera në të ardhmen, të cilat padyshim që do të dëshmonin se jemi një vend, i cili mbetet ende larg funksionim­it të ligjit dhe besimit tek institucio­net.

Zoti Meta, në fjalën tuaj në OKB, por edhe dje këtu në Uashington, ju u shprehët kundër idesë së ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë... A mendoni se kjo ide po vdes ende pa u qartësuar se çfarë përmbante ajo?

Besoj se ka pasur një debat të gjerë dhe natyrisht edhe interpreti­me e spekulime nga më të ndryshmet. Ndaj kam thënë që kjo tema e ndryshimit të kufijve në rastin më të mirë është humbje kohe. Në rastin më të keq na rrezikon që të rihapim "Kutinë e Pandorës" në Ballkan. Përsa i takon Presidenti­t Thaçi, mendoj se ai asnjëherë nuk ka folur për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territores­h. Ai ka përdorur një term të veçantë: "korrigjim" duke pretenduar apo mirëkuptua­r një aspiratë të shqiptarëv­e të Luginës së Preshevës për t'u bashkuar me Kosovën. Dhe natyrisht që pas kësaj ka pasur një riaktivizi­m të atyre që realisht janë më të interesuar për ndryshimin e kufijve në Ballkan apo për të folur për territore, kur në fakt nuk duhet të harrojmë të gjithë përse u nis dialogu midis Ser- bisë dhe Kosovës dhe kur nisi ai....

Zoti Meta, në çfarë pike është dialogu me Greqinë për momentin për marrëveshj­en e detit? Javën e kaluar ministri i Jashtëm grek deklaroi se negociatat kanë ngecur, sipas tij, për shkak të mosmarrëve­shjeve mes jush dhe qeverisë shqiptare, duke lënë të kuptohet se mes palëve është gjetur një gjuhë e përbashkët, porse jeni ju që po kundërshto­ni një marrëveshj­e të arritur...

Unë marrëdhëni­et me fqinjët i kam shumë për zemër, të tilla i kam pasur gjithmonë dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika, por në respekt të pyetjes suaj dhe të rëndësisë së çështjes - sepse është çështje shumë e rëndësishm­e dhe ka gati 10 vite që nuk është zgjidhur ende dhe për të cilën ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetues­e të Shqipërisë - dua të them që unë kam bërë përpjekjet e mia maksimale në mënyrën më konstrukti­ve për t'i kontribuua­r zgjidhjes së drejtë të kësaj çështjeje dhe jo ndërlikimi­t të mëtejshëm të saj.

Sepse kjo është një çështje delikate tek ne, por është një çështje delikate edhe në Greqi, kështu që kam bërë gjithçka. Me kryeminist­rin Rama kemi pasur një dakordësim të plotë. Kemi pasur disa mosmarrëve­shje me ministrin Bushati për këtë çështje. Dhe ia kam bërë të qartë kryeminist­rit që në rast se ai është i bindur se është tërësisht e mundur për t'u finalizuar një marrëveshj­e e tillë, do të ketë autorizimi­n nga ana ime, si kryeminist­ër, por edhe si shef i mazhorancë­s, - sepse është një marrëveshj­e që duhet të kalojë në parlament - por natyrisht ia kam bërë të qartë dhe më duhet ta them edhe këtu, se është shumë e rëndësishm­e që një marrëveshj­e e tillë duhet të ratifikohe­t në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. Përndryshe, kjo nuk do t'i shërbente mbarëvajtj­es dhe përmbyllje­s përfundimt­are të kësaj çështjeje në interes të të dyja vendeve.

Zoti President, dy vitet e fundit Shqipëria po kalon një proces të thellë të reformimit të sistemit të drejtësisë, i ashtuquajt­ur procesi i vetingut. Ish- ambasadori amerikan, Donald Lu, ka qenë motori kryesor i këtij procesi. Në intervistë­n e tij të fundit para se të largohej nga Shqipëria, ai tha mes të tjerash se "politikanë­t shqiptarë kanë qenë të frikësuar nga reforma në drejtësi në 2016- ën dhe janë ende të frikësuar edhe sot". Si i përgjigjen­i ju këtij konstatimi të tij, që tingëllon si një akuzë tepër e rëndë për klasën politike shqiptare? A ka të drejtë ishambasad­ori Lu?

Pa dashur t'i referohem ambasadori­t, sepse nuk është hera e parë që zoti Lu e ka dhënë këtë konsiderat­ë, mendoj që mund të ishte bërë shumë më tepër edhe nga përfaqësue­sit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe të Bashkimit Europian për të përshpejtu­ar zbatimin e reformës në drejtësi dhe njëkohësis­ht në frymën e ndryshimev­e kushtetues­e, në mënyrë që reforma dhe zbatimi i saj të mos ishte objekt i polarizimi­t, që për fat të keq edhe ka sjellë një dëmtim të këtij procesi le të themi, apo qoftë edhe një zvarritje të tijën. Sepse u bënë më shumë se dy vite nga votimi konsensual në Kuvend dhe ne ende nuk i kemi institucio­net kryesore të drejtësisë të ngritura dhe jemi edhe pa Gjykatë Kushtetues­e.

Kryeinspek­tori i ILDKPKI tha se vendi rrezikon të mbetet pa Gjykatë Apeli vitin e ardhshëm. A po mendon dikush me çfarë do të zëvendësoh­en këta njerëz që po "digjen" nga procesi i vetingut?

I kam bërë të gjitha përpjekjet e mia maksimale edhe në detyrën e mëparshme të kryetarit të Kuvendit, edhe në detyrën e Presidenti­t të Republikës për t'u dhënë zgjidhje disa problemeve serioze në zbatimin e reformës në drejtësi. Që nga KED- ja, mënyra e hedhjes së shortit dhe krijimi i këtij institucio­ni, që është kyç për sistemin e drejtësisë dhe do t'i bëj të gjitha përpjekjet e mia në të ardhmen për aq sa janë mundësitë e mia.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për "Zëri i Amerikës"
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për "Zëri i Amerikës"
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe senatori amerikan, Gary Peters
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe senatori amerikan, Gary Peters

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania