Gazeta Shqiptare

"Kosova, djep i Serbisë", Bushati reagon ndaj Daçiç: Retorikë e shekullit të 19

-

Ministri

i Jashtëm i Sh qipërisë, Ditmir Bushati iu përgjigj dje homologut të tij serb, Ivica Daçiç, pas një deklarate të ministrit serb se Kosova është djepi i Serbisë. "Ka sërish shenja që vendet tona, Serbi dhe Shqipëri të kalojnë plagët e së kaluarës. Më bëri përshtypje një deklaratë e mikut tim, Ivica Daçiç, që ia marrim dhe këngës pas një lodhjeje të madhe në punë gjatë gjithë ditës. Përpara dy muajsh homologu im kishte thënë: ' Kosova është djepi i Serbisë dhe shqiptarët janë si jashtë atdheut'. Kjo retorikë e shekullit të 19 nuk i bën nder procesit të anëtarësim­it dhe pajtimit mes popujve", - tha Bushati gjatë fjalës përshëndet­ëse në konferencë­n "Serbët dhe shqiptarët. Në cilin drejtim?", organizuar nga ATSH në bashkëpuni­m me Tanjug. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se janë ndërmarrë hapa pozitive për forcimin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve dhe se do ketë pika të përbashkët­a për pakicat kombëtare. Bushati tha se Lugina e Preshevës është lënë në harresë nga Serbia dhe kjo është një e vërtetë e hidhur. "Marrëdhëni­et me Serbinë janë në progres. Mes dy vendeve ka pika të përbashkët­a për pakicat kombëtare. Lugina e Preshevës është lënë disi në harresë në krahasim me pjesët e tjera të Serbisë. Besoj se kjo është një e vërtetë dhe rasti i Luginës është një nga ato të vërtetat e hidhura. Duhet një vendimmarr­je e shtuar e politikës. Mirëpresim çdo hap pozitiv për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Serbia nuk e ka kristalizu­ar ende rrugën për në NATO", - tha Bushati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania