Gazeta Shqiptare

Vetingu, PD dyshime për dosjen: Duam kopjen, të mos keqoriento­het

Vetingu i politikës në "Venecia", letra e Ruçit: A sjell mbivendosj­e të reformës në drejtësi? "Pa pastrimin e politikës, s'ka zgjedhje as parlament"

- Valentina Madani

Mazhoranca qever isëse iu drejtua Ko misionit të Venecias për nismën kushtetues­e të opozitës, që parashikon pastrimin e politikës nga krimi. Gramoz Ruçi njoftoi dje në mbledhjen e Këshillit Legjislati­v se në cilësinë e kreut të Kuvendit i ka dërguar një shkresë Komisionit të Venecias, presidenti­t Buquichio, bashkangji­tur me pyetjet përkatëse me qëllimin marrjen e një opinioni se si ky proces mund të aplikohet në vendin tonë. Ruçi garantoi se nuk do ketë zvarritje ky proces. Në letrën drejtuar presidenti­t të ' Venecias', Buquichio, Ruçi kërkon opinion për 8 çështje që lidhen me vetingun në politikë. Në letër ngrihen pyetjet nëse nisma është legjitime, a ka dallim ndërmjet standardev­e të vlerësimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e e të zgjedhurve, a cenon nisma Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprude­ncën e Gjykatës Ndërkombët­are të të Drejtave të Njeriut dhe mbi të gjitha, a ndikon vetingu në politikë në punën e strukturës posaçme prokuroris­ë së posaçme dhe njësisë së posaçme hetimore? Ruçi pyet Komisionin e Venecias edhe për qëllimin e projektlig­jit për vetingun në politikë dhe a është ky qëllim legjitim.

OPOZITA

Paralelish­t me kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias, Këshilli i Legjislaci­onit do të konsultohe­t edhe me konstituci­onalistët për nismën kushtetues­e të opozitës. Oerd Bylykbashi, i vetmi demokrat në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislaci­onit dhe Komisionit të Ligjeve u vu përpara faktit të kryer, atë të dërgimit të letrës Komisionit të Venecias. Ai kërkoi të njihej me dosjen e plotë, duke e cilësuar të gjithë procedurën e ndjekur nga shumica tenta- tivë për ta bllokuar këtë proces. Opozita ishte kundër kësaj iniciative të socialistë­ve me argumentin se "Venecia" është shprehur për një nismë të ngjashme siç është vetingu në gjyqësor ndaj sipas saj, kjo do e vononte procesin. Z. Bylykbashi vuri në pikëpyetje shkresën e Kuvendit. "Duke u nisur edhe nga eksperienc­at e mëhershme, ku Komisioni i Venecias është keqdrejtua­r qëllimshëm nëpërmjet materialev­e të përkthyera gabim apo pyetje të cilat mund të mos i përgjigjen fare çësh- tjes, kërkoj të na vihet në dispozicio­n materiali i nisur Komisionit të Venecias. Në këtë vend nuk do ketë as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtësi, as ekonomi pa ndarë politikën nga krimi. Mazhoranca thotë se vullnetin politik e ka dhënë edhe më herët për pastrimin e politikës nga krimi përmes reformës në drejtësi, ndonëse rezervat s'i kursen për mënyrën sesi opozita po kërkon ta bëjë këtë proces", deklaroi deputeti i PD- së. Bylykbashi i bëri thirrje mazhorancë­s ta miratojnë vetingun sa më shpejt, duke renditur kategoritë e politikanë­ve që duhet të kenë frikë.

PROPOZIMI

Përfaqësue­si i PS- së, Ulsi Manja u shpreh pro çdo vetingu të politikës, por doli me një propozim të ri duke kërkuar shtrirjen e efektit të ligjit edhe tek familjarët e politikanë­ve. Manja tha se nisma është e mangët dhe kërkoi respektimi­n e Kushtetutë­s. "Në rrafshin politik, qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë në mbështetje të çdo lloj vetingu të politikës dhe këtë e kemi demonstrua­r me votë. Jemi për pastrimin e politikës, madje në këndvështr­imin tonë, kjo nismë është e cunguar për arsye se lë jashtë vetingut të politikës rrethin e gjerë të subjekteve, qoftë personat e afërm, familjarë të politikanë­ve apo dhe personat fizikë dhe juridikë që kanë lidhje të hapura të drejtpërdr­ejta ose të fshehura biznesi me politikanë­t", tha z. Manja. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkoi prej përfaqësue­sve të politikës të paraqesin me shkrim kërkesat që ata kanë, teksa prezantoi dhe ekspertët pranë këshillit që do të asistojnë për diskutimin e draftit të vetingut në politikë. Këshilli i Legjislaci­onit miratoi ekspertët konstituci­onalistë, të cilët do të hartojnë opinionet ligjore për propozimin për veting në politikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania