Gazeta Shqiptare

"Ligji antishpifj­e", deputetja e PD: Penalizon këdo kundra Ramës

-

Deputeti

i PD, Tritan Shehu reagoi dje pas parala jmërimit të kryeminist­rit Edi Rama për hartimin e një pakete antishpifj­e, duke marrë shkas nga rasti "Xhisela". Shehu shprehet se Rama kërkon të rivendosë nenin 55 për "Agjitacion e propagandë antiregjim". "Ajo që mua më shqetëson më shumë është fshehja e së vërtetës, frika apo hezitimi qytetar për të denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.", - deklaron z. Shehu ndër të tjera. Ligjin antishpifj­e të propozuar nga kryeminist­ri Edi Rama, deputetja e Partisë Demokratik­e, Orjola Pampuri, e konsideroi "ligj kundër opozitës". Deputetja Pampuri shkruan se "me implementi­min e paketës antishpifj­e, përfundimi­sht rikthehemi në komunizëm, me ligjin për agjitacion e propagandë". Sipas Pampurit, "paketa antishpifj­e" hartohet për të dënuar këdo që flet kundra Ramës dhe miqve të tij. "Me implementi­min e paketës antishpifj­e, përfundimi­sht rikthehemi në komunizëm, me ligjin për agjitacion e propagandë. Paketa antishpifj­e hartohet për të penalizuar e dënuar këdo që flet për miqtë ' e mirë' Habilaj, Balilaj, Rraja, drogën e krimin dhe shumë të tjerë si këta. Ja pra që i vuri edhe vulën e thatë sistemit mafioz, që me mund e përpjekje e ndërtoi në këto 6 vite. Tani jemi ne të gjithë bashkë nga e gjithë Shqipëria që duhet t'i themi ' mjaft më'", shkruan Pampuri.

ERVIN SALIANJI

Deputeti i PD- së, Ervin Salianji, denoncoi dje një tjetër rast dhune që sipas tij është fshehur nga qeveria në mënyrë kriminale. Salianji tregoi rastin e një burri, toka e të cilit është lënë si parcelë për kanabis tek një drejtues organizate të PS. Ai shkruan në ' FB' se edhe pse është denoncuar në polici, autori jo vetëm që nuk është arrestuar, por janë dhunuar edhe denoncuesi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania