Gazeta Shqiptare

U vu në pranga si i dehur, shefi i policisë në Patos: Nuk kisha pirë, pati një fërkim makine

"SHÇBA të hetojë të korruptuar­it që kanë vila e biznese"

-

FIER - Një ditë pasi u lirua nga Gjykata e Fierit, pasi u prangos teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, shefi i stacionit të policisë së Patos, Flamur Veliu ka thyer heshtjen. Në një prononcim "News24" ai tregoi një tjetër version për ngjarjen, duke mohuar faktin se kishte qenë i dehur. Po ashtu Veliu tha se nuk ishte përfshirë në një aksident ditën kur u arrestua, por mjeti i tij vetëm sa kishte prekur një makinë tjetër. "Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshirë në aksident. Makina që drejtoja thjesht ësh-

ARRESTIMI

Efektivi 60- vjeçar u arrestua të dielën në aksin rrugor FierLushnj­ë në vendin e quajtur "Mulliri i artë", pasi ( sipas policisë) në gjendje të dehur shkaktoi aksident duke përplasur disa makina me automjetin e tij tip "Fiat Stilo". Pas ngjarjes, policia bëri me dije se arrestimi i Flamur Veliut ishte bërë nga SHÇBA dhe se në testin e alkoolit, rezultoi se ai ishte i dehur. Dy ditë më parë, gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e" ndaj Veliut.

të fërkuar me një automjet tjetër. Nuk kam qenë i dehur. Testi alkoolit është bërë disa orë pas ngjarjes. Jam lënë i lirë pas fërkimit të mjeteve dhe më pas jam shoqëruar në komisariat ku me është bërë testi i alkoolit, në shkelje lig-

jore. Dua të vendos dinjitetin tim në vend dhe ia lë në dorë drejtësisë", u shpreh shefi i postës policore në Patos. Ndërkaq, ai iu kundërvu Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. "I sugjeroj SHÇBA të mos mer- ret me gjëra të vogla, por të hetoj korrupsion­in me njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri. Unë kam qenë shef komisariat­i dhe jetoj në një shtëpi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionerë. Kanë vila e biznese",- tha Flamur Veliu. Dy ditë më parë, gjykata e Fierit dha masën e sigurisë ' Detyrim paraqitje' për shefin e stacionit policor në Patos. Efektivi 60- vjeçar u arrestua të dielën në aksin rrugor Fier- Lushnjë në vendin e quajtur "Mulliri i artë", pasi ( sipas policisë) në gjendje të dehur shkaktoi aksident duke përplasur disa makina me automjetin e tij tip "Fiat Stilo". Pas ngjarjes, policia bëri me dije se arrestimi i Veliut ishte bërë nga SHÇBA dhe se në testin e alkoolit, rezultoi se ai ishte i dehur.

 ??  ?? Shefi i stacionit të policisë së Patosit, Flamur Veliu
Shefi i stacionit të policisë së Patosit, Flamur Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania