Gazeta Shqiptare

Sherr në sallën e gjyqit, avokatja Eni Çobani ' përfundon' në polici

Juristja: Nuk jam shoqëruar në komisariat, e gjitha është dezinformi­m! Përplasja, me ish- nusen e klientes së saj, Rudina Islamaj

-

Avokatja e njohur, Eni Çobani është përf shirë dje në një debat gjatë një seance gjyqësore, ndërsa ka përfunduar në polici për sqarim. Ajo u akuzua nga ish- nusja e klientes së saj për kërcënim. Teksa përfaqëson­te në sallën e gjyqit në Gjirokastë­r, Merushe Makrin, juristja e njohur nga rubrika "Shihemi në gjyq" ka nisur një konflikt verbal me ish- nusen e klientes së saj, Rudina Islamaj. Kjo e fundit ishte ajo që denoncoi kryetarin e gjykatës së Gjirokastr­ës, Guximtar Boçi, duke i bërë një kamera të fshehtë, ndërsa e akuzoi për ngacmim seksual. Kushërira e Rudina Islamajt tregoi për "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" si nisi përplasja. Ajo u shpreh se seanca ka filluar normalisht, por pas prezantimi­t të trupit gjykues, Rudina kërkoi përjashtim­in e trupës dhe kryesuesit, Tomorr Skreli. Në këtë moment ka reaguar avokatja Çobani, e cila fillimisht i është drejtuar trupit gjykues, duke u thënë për Islamajn që është një person i rrezikshëm dhe se duhet kontrollua­r para se të hyjë në gjykatë, sepse qarkullon me çimka. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të niste një debat verbal. Mësohet se Çobani i është drejtuar Rudina Islamajt se "nga unë nuk do të shpëtosh kurrë, deri sa të jem gjallë". Fill pas këtij debati, Islamaj ka telefonuar policinë. Avokatja Çobani ka shkuar në polici ku është sqaruar për sherrin në fjalë. Ndërkaq, e kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", juristja Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë. Ajo bëri me dije se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media. Nga ana tjetër, vetë klientja e avokates, Merushe Makri ka pranuar se avokatja e saj,

Çobani ka debatuar me ishnusen e djalit të saj.

REAGIMI I AVOKATES

Eni Çobani e ka quajtur skandaloze lajmin për shoqërimin e saj në policinë e Gjirokastr­ës. Ndërsa theksoi se po kthehej në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat. "E gjitha është një dezin-

formim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u kthyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë. Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale

dhe nuk ka pasur asnjë gjë nga ato që thonë mediat", pohoi Çobani. Nga informacio­ni i marrë nga gjykata e Apelit Gjirokastë­r, pohohet se ka qenë një seancë normale dhe se nuk dihet se nga e ka burimin ky lajm i rremë. Kushërira e Rudina Islamajt tregoi për "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" si nisi përplasja. Ajo u shpreh se seanca ka filluar normalisht, por pas prezantimi­t të trupit gjykues, Rudina kërkoi përjashtim­in e trupës dhe kryesuesit, Tomorr Skreli. Në këtë moment ka reaguar avokatja Eni Çobani. Në ' Instagram'- in e saj, juristja Eni Çobani ka postuar dje një foto me klienten e saj, Merushe Makrin, ku shkruan: E dua Gjirokastr­ën, siç dua gjithë trevat ku ka shqiptarë po këtu kam rrënjët e të parëve të mi dhe ndihem si në shtëpinë time. Faleminder­it për mbështetje­n dhe dashurinë patriotët e mi. Gjithashtu, Çobani ka postuar edhe një foto në ' Instastory' ku shkruan: Në kërkim të së vërtetës.

Edhe policia e Gjirokastr­ës, e kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare" ka pohuar të njëjtën gjë. Madje kërkesës për një komunikatë lidhur me këtë ngjarje, ajo i është përgjigjur negativish­t.

 ??  ?? Avokatja Eni Çobani
Avokatja Eni Çobani
 ??  ?? Rudina Islamaj
Rudina Islamaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania