Gazeta Shqiptare

U vinin gjoba bizneseve, në pranga 2 inspektorë të Tatimeve e 1 në kërkim

Njëri nga të arrestuari­t, Artan Kroj, kryetar i njësisë nr. 3 të PS- së në Tiranë Akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre, merrnin ryshfet deri në 200 000 lekë për çdo rast

-

Dy inspektorë të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Tiranë janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për korrupsion. Bëhet fjalë për 37- vjeçarin Artan Kroj, i cili është kryetar i njësisë nr. 3 të Partisë Socialiste në Tiranë dhe për 29- vjeçarin Gentian Elezi. Burime policore pohuan se dy inspektorë­t në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin iu kanë marrë ryshfete bizneseve, deri në 200 mijë lekë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale P. H.. Lajmi u bë fillimisht publik nga deputeti i Partisë Demokratik­e, Myslim Murrizi, i cili mbrëmjen e së martës pohoi se policia mbante të fshehtë arrestimin e zyrtarit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, Artan Kroj. Murrizi tha se nga Ministria e Brendshme konfirmohe­t se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimi­n e provave. Gjithashtu, deputeti demo- krat ka pretenduar se Kroji ka qenë edhe i dënuar me 7 vite burg në Greqi. Nga ana tjetër, burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve pohuan se janë liruar nga detyra 3 inspektorë të sektorit të Zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Tiranë, të cilët u ndaluan dy ditë më parë. "Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve i bën thirrje çdo punonjësi të administra­tës tatimore të zbatojë me rigorozite­t vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucio­nit, gjithashtu inkurajojm­ë bizneset dhe qytetarët për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen joetike dhe çdo akt të paligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administra­tës Tatimore", - thuhet në njoftimin e Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve", thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucio­ni.

ARRESTIMI

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dje bënë me dije se strukturat e hetimit të krimit ekonomik në bashkëpuni­m me prokurorin­ë e këtij rrethi, pas një hetimi proaktiv 3- mujor për veprat penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike" dhe "Shpërdorim të detyrës" arrestuan në flagrancë shtetasit Gentian Elezi dhe Artan Kroj, të dy banues në Tiranë. Po të njëjtat burime thanë se në ngarkim të tre personave të mësipërm, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg". Inspektorë­t akuzohen se në bashkëpuni­m me njëritjetr­in duke shpërdorua­r detyrën kërkonin dhe iu merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimi­t të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lekë për çdo rast. Sakaq, vijon puna për kapjen e 43- vjeçarit P. H. të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan prokuroris­ë së qytetit bregdetar për veprime të mëtejshme.

 ??  ?? Inspektori i arrestuar në Durrës, Artan Kroj
Inspektori i arrestuar në Durrës, Artan Kroj
 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it gjatë seancës së djeshme
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it gjatë seancës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania