Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­et karburanti në pronësi të familjes Habilaj

-

VLORË - Një tjetër pasuri e Habilajve është sekuestrua­r dje në Vlorë me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Nën sekuestro është vënë një karburant që ndodhet pranë spitalit të qytetit bregdetar dhe që është në pronësi të Artan Habilajt, vëllai i Moisi dhe Florian Habilajt, të cilët dyshohet se janë drejtues të grupit që trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë. Artan Habilaj vijon të jetë në kërkim nga autoritete­t shqiptare si pjesë e bandës së trafikut të kanabisit. Mësohet se sekuestrim­i i karburanti­t "H. Oil" është bërë nga Antikrimi Ekonomik, ndërsa ky vendim u mor me arsyetimin se ky biznes nuk justifikon të ardhurat. Ndërkohë, prokuroria bëri me dije se mbyllja e biznesit do të jetë deri në një afat të papërcaktu­ar. Më 21 shtator të këtij viti, prokuroria sekuestroi 31 pasuri të familjes Habilaj, mes tyre janë dhjetë apartament­e, vlera e të cilave varion nga 40 mijë euro deri në 200 mijë.; 6 automateve të llojeve të ndryshëm vlerë e të cilave shkon në mijëra euro. Nën sekuestro u vendos gjithashtu edhe një truall me vlerë 205 mijë euro. Të njëjtin fat kanë pasur dhe disa ndërtesa, të cilat përdoreshi­n për biznes nga anëtarët e familjes Habilaj. Aktualisht në Itali është duke u zhvilluar procesi gjyqësore ndaj Mosi Habilaj dhe pjesëtarëv­e të tjerë të grupit, të cilët u arrestuan një vit më parë atje. Ky grup dyshohet se ka trafikuar drejt Italisë 3,5 tonë kanabis me vlerë tregu 20 milionë euro. Nga përgjimet e autoritete­ve italiane, vëllezërit Habilaj, të cilët janë kushërinj të largët të Saimir Tahirit përmendin edhe emrin e ish- ministrit, çështje për të cilën ai po hetohet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania