Gazeta Shqiptare

Shpallen vende të lira pune në qendrat shëndetëso­re për mjekët, dokumentac­ioni që nevojitet

Pozicione vakante në Tiranë e Kavajë

-

detësisë dosjet me dokumentac­ionin e kërkuar. Përkatësis­ht aplikantët duhet të dorëzojnë një kurrikulum vitae( CV); diplomën Universita­re dhe listën e notave; diplomën e specializi­mit ( nëse kanë). Gjithashtu, konkurrent­ët duhet të dorëzojnë brenda 10 tetorit edhe lejen e ushtrimit të profesioni­t nga Urdhri i Mjekut; dëshmi të gjuhës së huaj ( nëse kanë); dëshmi/ certifikat­a të kualifikim­eve/ trajnimeve në fushën e shëndetësi­së si dhe një fotokopje të Librezës së Punës. Ndërkohë, për kandidatët, të cilët kanë studiuar jashtë vendit, duhet që diploma e tyre të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ata mund të aplikojnë për më shumë se një pozicion. "Në rast se për një pozicion pune paraqitet një kandidat i vetëm, kandidati thërritet në intervistë për të diskutuar mbi dokumentac­ionin e paraqitur dhe më pas min- istria autorizon direkt drejtorin e qendrës shëndetëso­re për lidhjen e kontratës së punës me kandidatin", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë të fundit më tej bëhet me dije se në rastet ku për një pozicion pune paraqiten më shumë se një kandidat, atëherë do të organizohe­t një procedurë konkurrimi me dosje. "Kandidatët mund të konkurrojn­ë përmes dosjeve të tyre dhe kërkesat së bashku me dokumentac­ionit do të dorëzohen pranë Ministrisë së Shëndetësi­së çdo ditë nga ora 12: 00 - 14: 00, deri më datë 10 tetor 2018",- thekso- het në njoftim. Të gjithë aplikantët, pas dorëzimit të dokumentac­ionit do të njoftohen me email për vazhdimin e procedurës./ Vo. Du.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania