Gazeta Shqiptare

Shtëpitë me kredi të buta, kur do të shpallen fituesit

Drejtoria e Strehimit në fazën finale të shqyrtimit të dokumentac­ionit të aplikantëv­e Ruseti: Miratimi në mbledhjen e këshillit bashkiak

-

Drejtoria e Strehimit në Tiranë është në fazën e fundit të shqyrtimit të dosjeve të qytetarëve që aplikuan për shtëpi me kredi të butë. Rreth 2500 kandidatë dorëzuan dokumentac­ionin e kërkuar deri në 17 gusht të këtij viti, e tashmë këto dosje janë ende nën verifikim e shqyrtim për të aplikuar më tej sistemin e pikëzimit për të shpallur fituesit. E pyetur nga "Gazeta Shqiptare", drejtoresh­a e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti tregon se lista përfundimt­are e fituesve do të shpallet në muajin tetor. "Emrat e fituesve që aplikuan në programin social "Subvencion­imi i interesave të kredisë" do të miratohen gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës që do të mbahet në muajin tetor, por ende nuk kemi një datë të saktë",- thekson Ruseti për "Gazeta Shqiptare". Këtë vit do të jenë plot 500 persona që do të përfitojnë nga programi social "Subvencion­imi i interesave të kredisë", pra do të përfitojnë një banesë me kredi me një normë interesi prej 3 për qind. Aplikimet për 500 kredi të buta janë hapur në 16 prill të këtij viti e si kusht kryesor për t'u shpallur fitues janë të ardhurat. Një familje e vogël me 1- 2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 44 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj. Ndërsa për ato me më shumë se 5 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+ 1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 88- 158 mijë lekë në muaj. Bashkia subvencion­on interesat e kredisë, duke bërë që qytetari të përfitojë normë të pandryshue­shme interesi me 3 për qind.

Ky program u vjen në ndihmë të gjitha çifteve të reja, të cilat kanë një nivel të caktuar të ardhurash nga punësimi dhe dëshirojnë të blejnë një shtëpi, por e kanë të pamundur të përfitojnë një kredi me kushtet e tregut. Kështu, Bashkia e Tiranës u subvencion­on interesat e kredisë. Për të përfituar nga programi i "Subvencion­imit të Interesave të Kredisë", aplikuesit duhet të plotësojnë disa kritere, ku më kryesoret janë: Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar; individët të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç; familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë si dhe familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e stre-

 ??  ??
 ??  ?? Drejtoresh­a e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti
Drejtoresh­a e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania