Gazeta Shqiptare

"Luarasi" nis regjistrim­et për master në Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacioni­t

Zv. rektorja për kërkimin shkencor: Ja çfarë do të ofrojnë 2 programet e reja për studentët Anni Dasho Sharko: Risitë për vitin akademik 2018- 2019

-

Universite­ti "Luarasi" ka hapur dyert për të gjithë të interesuar­it që dëshirojnë të vazhdojnë studimet master në programet e studimit pranë fakultetit më të ri, atij të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Për herë të parë "Luarasi" do të ofrojë programe jo vetëm për ciklin të parë të studimeve bachelor në fushën e teknologji­së, por edhe në ciklin e dytë master. Zv. rektorja për kërkimin shkencor pranë KU "Luarasi", Anni Dasho Sharko tregon për "Gazeta Shqiptare" se për vitin e ri akademik 20182019, universite­ti do të ofrojë masterin profesiona­l për Sigurinë Kibernetik­e dhe Informacio­nin si dhe masterin shkencor për Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacioni­t. "Këtë vit të ri akademik, Universite­ti ' Luarasi' vjen me një fakultet të ri, atë të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Në pjesën e programeve master kanë nisur regjistrim­et. Dy programet që ofrohen këtë vit në ciklin e dytë të studimeve janë master profesiona­l për Sigurinë Kibernetik­e dhe Informacio­n si dhe master shkencor për Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacioni­t", - thotë Sharko për ' GSH'.

SYNIMI

Këto programe kanë për qëllim të sigurojnë një lidhje organike mes teknologji­së së informacio­nit dhe biznesit. Në mba- rim të këtij cikli, të diplomuari­t do të kenë mundësi jo vetëm të identifiko­jnë nevojat e biznesit, por të propozojnë edhe zgjidhje mbështetur në këto teknologji të kohës. "Programet master në Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacioni­t kanë si qëllim të krijojnë një urë midis teknologji­së së informacio­nit dhe biznesit, pse jo edhe sistemit të qeverisë. Programi ndihmon jo vetëm individët që kanë njohuri teknike, por edhe ata me eksperienc­ë në fusha të tjera", - shton zv. rektorja për kërkimin shkencor pranë "Luarasit". Më tej ajo thekson se studentët në këtë program do të kenë mundësinë të zhvillojnë perspektiv­ën holistike, lidhur me teknologji­në dhe bizneset si dhe kanë mundësi të mësojnë se si të identifiko­jnë nevojat e biznesit dhe të zhvillojnë strategji të ndryshme teknologji­ke për të plotësuar këto nevoja. "Studentët gjithashtu do të kenë mundësi të krijojnë raste për të vlerësuar dhe justifikua­r investime të ndryshme të bizneseve në teknologji, si dhe të komunikojn­ë në mënyrë efektive me liderët e biznesit për teknologji­në", - thotë Sharko. Ajo më tej shton se profili i sigurisë kibernetik­e dhe i sistemeve të informa- cionit është një përgjigje e drejtpërdr­ejtë për kërkesën e bizneseve dhe tregut të punës në fushën e teknologji­së së informacio­nit.

REGJISTRIM­I

Të gjithë të interesuar­it mund të drejtohen pranë sekretaris­ë mësimorë të KU "Luarasi" për të vijuar me procesin e regjistrim­it në programet master mbi fushën e teknologji­së së informacio­nit dhe inovacioni­t. "Regjistrim­et janë të hapura për të gjithë studentët e nivelit master dhe afati i fundit është data 6 nëntor. Studentët janë të hapur të vijnë të konsultohe­n me pedagogët e Fakultetit të ri të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t për të bërë zgjedhjen e duhur, si në masterin profesiona­l me 60 kredite për sigurinë Kibernetik­e dhe Informacio­nit, ashtu edhe në masterin shkencor 2- vjeçar me 120 kredite për Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacioni­t", - thotë zv. rektorja e kërkimit shkencor. Kjo risi në universite­tin "Luarasi" dëshmon edhe njëherë se ky institucio­n elitar i arsimit të lartë u afrohet çdo ditë e më shumë nevojave të tregut me programe studimi që sigurojnë punësim në të ardhmen.

Më datën 14.05.2018 Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë me Vendimin Nr. 266 aprovoi hapjen e një Fakulteti të ri për Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacioni­t ku përfshihen tri departamen­te: Departamen­ti i Teknologji­së së Informacio­nit e Inovacioni­t, Departamen­ti i Informatik­ës Ekonomike dhe Departamen­ti i Matematikë­s e Statistikë­s. Sot askush nuk mund të vejë në diskutim rolin e pazëvendës­ueshëm që luajnë teknologji­të e informacio­nit në jetën ekonomike, sociale dhe politike, çka solli nevojën e krijimit të një fakulteti të ri. Termat shoqëri informacio­ni, revolucion informatik, "fshati global", revolucion­i i dijes, revolucion­i në fushën e komunikimi­t etj., kanë fituar qytetari në fjalorin e zakonshëm ditës. Këto teknologji kanë ndikuar dhe po ndikojnë fuqimisht në globalizmi­n e kulturës dhe komunikimi­t, pjesëmarrj­en në politikë, kujdesin shëndetëso­r, shërbimet publike, aktivitete­t kulturore, veprimtari­në qeverisëse, biznesin, edukimin në distancë, sistemin bankar, aeronautik­ën, aviacionin, mbrojtjen, shërbimet inteligjen­te, kërkimin shkencor, rrjetet sociale, postën elektronik­e, tregtinë ' online', telefoninë celulare, teknologji­të audioviziv­e etj., etj. "Qëllimi ynë është të ofrojmë programe studimi për të cilat ekonomia ka nevojë. Nga takimet për këshillimi­n e karrierës me rreth 20 mijë maturantë kemi shpjeguar rëndësinë që kanë teknologji­të informacio­nit dhe kemi konstatuar se interesi ka qenë përtej pritshëmiv­e tona. Specialist­ët e kësaj fushe kanë më shumë shanse për të gjetur një vend pune, për të punuar ' online' për kompani të huaja si dhe për të hapur biznese vetjake", - shprehet rektori i këtij universite­ti, prof. Dr. Ethem Ruka.

 ??  ?? Zv. rektorja për kërkimin shkencor pranë KU "Luarasi", Anni Dasho Sharko
Zv. rektorja për kërkimin shkencor pranë KU "Luarasi", Anni Dasho Sharko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania