Gazeta Shqiptare

Dialogu Kosovë- Serbi, Bërnabiç: Ja cilat janë tri pengesat

Ndryshime në qeveri, paralajmër­ohen dy dorëheqje ministrash në nga PDK- ja Daçiç: Me korrigjimi­n e kufijve përfitojmë më shumë

-

Ana Bërnabiç, kryemi nistrja e Serbisë, dek laroi se për vazhdimësi­në e dialogut Serbi- Kosovë ka tri pengesa. Teksa i përmendi rastet, Bërnabiç tha se autoritete­t kosovare provokojnë shpeshherë me ndërhyrjet që bëjnë në Veri. "Provokimet dhe ndërhyrjet e përhershme në veri, mosrespekt­imi i marrëveshj­eve të arritura si dhe deklaratat e vazhdueshm­e të kryeminist­rit shqiptar Edi Rama për hapje të kufijve ndërmjet Shqipërisë e Kosovës", pohoi kryeminist­rja serbe, përcjell "Fo Net". Ajo ka përfunduar se, "Serbia i ka përmbushur të gjitha ato që ka nënshkruar në Bruksel". Ndërkaq, nga ana tjetër mendohet se në kabinetin qeveritar të Kosovës, disa ministra të PDK- së vlerësohet se kanë më shumë ndikim te presidenti Hashim Thaçi sesa kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli. Për këtë arsye ky i fundit po shikon mundësinë e zëvendësim­it të disa prej tyre. Kreu i PDK- së ende nuk e ka pranuar dorëheqjen e ofruar nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili të shtunën së bashku me ministrin e Financave, Bedri Hamzën e ka shoqëruar Thaçin në vizitën që ai ka bërë Ujmanit, vizitë kjo të cilën e ka kritikuar Veseli. Qeveria e drejtuar nga kryeminist­ri Ramush Haradinaj nuk po arrin të jetë e qëndrueshm­e, edhe pse ka vetëm një vit që është formuar, shkruan gazeta "Zëri". Pas tre ministrave që kanë dhënë dorëheqje përgjatë një vit qeverisjej­e, para pak ditësh dorëheqjen e tij e ka ofruar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili vjen nga radhët e PDK- së. Madje, pas Tahirit, janë paralajmër­uar edhe dy dorëheqje të tjera për në ditët në vijim, pikërisht nga dikasteret me të cilat udhëheq PDK- ja. Ndërsa lidhur me çështjen e korrigjimi­t të kufijve, presidenti kosovar, Hashim Thaçi nuk heq dorë nga mbështetja për idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën. Mbësh- tetjen ua rikonfirmo­i përfaqësue­sve të shoqatës "Medvegja", gjatë një takimi që pati me ta në Gjenevë ditën e martë. Në një postim në "Facebook", Thaçi thotë se vullneti i shqiptarëv­e të Luginës së Preshevës i shprehur në referendum­in e vitit 1992 duhet respektuar. Por nga ana tjetër nuk mungojnë as replikat e serbëve lidhur me korrigjimi­n e kufijve. Në një intervistë për mediat serbe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç u shpreh se nëse zbatohet ideja e korrigjimi­t të kufijve me Kosovën, Serbia merr më shumë se veriun e Mitrovicës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë një interviste për Radio Televizion­in e Vojvodinës shpjegoi se çfarë nënkupton ideja e korrigjimi­t të kufijve mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të dialogut në Bruksel. Ai vuri në dukje se nuk është vetëm veriu i Kosovës që mbetet në Serbi, por edhe pjesë të tjera të Kosovës të banuara nga serbët. Daçiç shtoi se çështje për t'u diskutuar në Bruksel është edhe statusi i pronës së Kishës Ortodokse Serbe. Ministri serb, gjithashtu vlerësoi se në rast të ndonjë konflikti, një sulm i armatosur mund të fillonte në veri të Kosovës; por kjo do të ndikonte në rrugën evropiane të Serbisë, pasi "një konflikt me Kosovën do të nënkuptont­e një konflikt me KFOR- in".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania