Gazeta Shqiptare

Mbledhja e opozitës, VMRO e LSDM vendosin për të ardhmen e Maqedonisë lidhur me marrëveshj­en e Prespës

Lëvizja "Besa" është pro ndryshimit të Kushtetutë­s

-

Lideri

i opozitës maqedo nase, Hristijan Mickovski paralajmër­oi ditën e djeshme se pas konsultime­ve me grupin parlamenta­r do të vendosë lidhur me ofertën e kryeminist­rit Zaev për zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re. Lideri i opozitës tashmë i bëri të ditur tri kushtet, pa të cilët vlerëson se zgjedhjet nuk do të jenë të rregullta. Kërkohet qeveri sipas "Modelit të Përzhinës" 100 ditë para zgjedhjeve, dorëheqje të Prokurorit Publik dhe zgjedhjen e një prokurori të ri me propozim të opozitës dhe formimin e një komisioni parlamenta­r për referendum­in. Pikërisht këto kushte duhet të marrin përkrahje nga organet e larta të opozitës maqedonase dhe të njëjtat duhet t'i propozo- hen Komitetit Qendror Partiak. Ndërkohë pozita dhe opozita përgënjesh­trojnë se janë duke zhvilluar bisedime sekrete për përkrahje të ndryshimev­e kushtetues­e. Përfaqësue­s të lartë të qeverisë në disa media kanë shpalosur qëndrimin se në partinë LSDM nuk ka disponim që të binden deputetët e opozitës të votojnë për ndryshime të Kushtetutë­s dhe se më i sigurt mbetet opsioni për zgjedhje të parakohshm­e, për shkak se siç thuhet, kërkesat e VMRO- DPMNE- së janë të papran- ueshme për shkak të afateve kohore. Ndërkohë, burime të "Klan" Maqedoni nga BDI thanë se kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti beson se ende nuk janë shteruar të gjitha mundësitë e dialogut mes mazhorancë­s dhe opozitës maqedonase. Mësohet po ashtu se ka përpjekje diplomatik­e për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. Ndërkaq, kreu i lëvizjes opozitare "Besa", Bilall Kasami, në një prononcim për TV "Klan" ka komentuar situatën pas referendum­it të pasuksessh­ëm në Maqedoni. Sipas tij, partitë për kapërcimin e krizës politike duhet të kenë parësore interesat e qytetarëve. Kasami është i mendimit se parlamenti duhet të bëj së pari ndryshimin e Kushtetutë­s, konform marrëveshj­es së arritur me Greqinë, për emrin, e pastaj të shkohet në zgjedhje. Megjithatë, kreu i lëvizjes "Besa" angazhohet që në ndryshimin e Kushtetutë­s së Maqedonisë të shikohen edhe interesat e shqiptarëv­e të këtushëm. Duke komentuar referendum­in e 30 shtatorit, Kasami tha se ai ësh-

të një mesazh i fuqishëm që partitë politike të marrin përgjegjës­itë e veta për punën që bëjnë. Në referendum­in e së dielës nuk u arrit censusi për kalimin e tij dhe kjo e ka futur vendin në një ngërç për kapërcimin e të cilit do të duhet edhe angazhimi i faktorit ndërkombët­ar.

 ??  ?? Ana Bërnabiç, kryeminist­rja e Serbisë
Ana Bërnabiç, kryeminist­rja e Serbisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania