Gazeta Shqiptare

Shpallen emrat e 547 mësuesve që do t'i nënshtrohe­n provimit në tetor

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Dokumentac­ioni që iu duhet ditën e provimit Kush do të testohet në fizikë, matematikë, histori e gjeografi

-

Vazhdon testimi për mësuesit kandidatë që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucio­net e arsimit parauniver­sitar në vend. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listat me emrat e 547 mësuesve që do të kryejnë testimin e informatiz­uar në periudhën 15- 23 tetor, sipas kalendarit. Të gjithë të interesuar­it mund të verifikojn­ë ditën e provimit sipas profileve Histori- Gjeografi- Edukatë; Gjeografi; Histori; Fizikë; Matematikë dhe Matematikë- Fizikë. Testimi i informatiz­uar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë ku kandidati duhet të para- qitet 30 minuta para fillimit të testimit. Ai duhet të jetë i pajisur me letërnjoft­im ( Kartë ID ose Pasaportë); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ ZA për fazën e dytë të konkurrimi­t. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatiz­uar. "Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është e pakthye- shme dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit. Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit. Kandidatët lutemi të paraqiten VETËM në orarin e përcaktuar. Në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura në web, lutemi të kontaktoni në adresën provimesht­eti@ outlook. com si dhe të njoftoni përpara se të hyni në ambientin e provimit",- theksohet në njoftimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ndërkohë kandidatët që regjistroh­en për provimin e shtetit, duhet të jenë të pajisur me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga IALtë përkatëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania