Gazeta Shqiptare

Dokumenti sekret: Tritan Shehu me figurë morale- politike jo të mirë

Ekskluzive/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1982 i sektorit të Arsim- Kulturës në Komitetin Qendror të PPSH- së Raporti: "Me ndërhyrjen e Ylvi Vehbiut, është propozuar për t'u mbajtur si asistent, Ylli Ziçishti, duke pasur edhe notë mesatare të ulët".

-

Edhe pse thuhej dhe propagando­hej me të madhe mbi "trekëndësh­in revolucion­ar, Mësim- Punë- Kalitje", mësimi ishte gjëja e fundit për të cilën preokupohe­j dhe shqetësohe­j udhëheqja e lartë dhe Sektori i Arsim- Kulturës pranë Komitetit Qendror të PPSH- së. Veç të tjerash kjo gjë duket qartë edhe në një dokument arkivor të nxjerrë nga një dosje me siglën "sekret" nga Arkivi Qendror i Shtetit ( Fondi 14, struktura, Aparati i K. Q. të PPSH- së), ku sektori i Arsim- Kulturës pranë Komitetit Qendror, me anë të një informacio­ni, i bën me dije udhëheqjes së lartë për të gjitha problemet që kishin dalë në fakultete të ndryshme të Universite­tit të Tiranës. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, në atë "material", që sektori i Arsim- Kulturës pranë Komitetit Qendror të PPSH- së, e kishte marrë dhe selektuar nga raportet e ardhura nga Komiteti i Partisë së Universite­tit të Tiranës, i cili, gjithashtu, e kishte "grumbullua­r" nga mbledhjet e organizata­ve bazë të partisë të fakultetev­e të ndryshme dhe jo vetëm, kanë zënë vend një sërë problemesh nga më të ndryshmet, si p. sh.: "pastërtia e figurës së komunistëv­e", "përbërja e delegacion­eve që shkonin jashtë shtetit", "raportet mjekësore të marra pa kriter nga student e pedagogë", "ndërhyrjet për emërimet e kuadrit", "problemet biografike të studentëve që vinin në universite­t", "figurës morale e politike të tyre", "ndërhyrjet dhe hatërllëqë­t në dërgimin jashtë shtetit të pedagogëve për specializi­me e konferenca shkencore", "ndërrimet degëve", etj. etj. Madje në atë raport- informacio­n kanë zënë vend deri problemet e brendshme familjare të mjaft pedagogëve, të cilët për arsye nga më të ndryshmet ishin divorcuar nga bashkëshor­tët e tyre. Dhe në asnjë pikë e raport- informacio­nit në fjalë nuk flitet për anën mësimore dhe cilësinë e procesit mësimor, apo kalueshmër­inë e studentëve në lëndët që ata zhvillonin. Nga sa shihet në dokumentin në fjalë, aty përmenden shumë emra studentësh dhe pedagogësh mjaft të nderuar në fushat dhe specialite­tet e tyre, që nga ajo periudhë kohe dhe më pas, të cilët, gjithashtu, kanë bërë emër të madh edhe pas viteve ' 90- të. Si p. sh. Dr. Prof. Ylvi Vehbiu, një nga mjekët më në zë në Shqipëri, Dr. Prof. Tritan Shehu, mjek reanimator- anestezist nga më të mirë në Shqipëri dhe ish- student i preferuar i profesorit të famshëm Xhelal Kurti, Dr. Prof. Ylli Ziçishti, gjithashtu, një nga mjekët më në zë të Shqipërisë, etj. etj. Dhe nisur nga ky fakt, nuk është e vështirë të kuptohet se përmendja e emrit të Tritan Shehut dhe Ylli Ziçishtit në atë raport- informacio­n, është bërë me tendencë dhe ajo gjë nuk ka shumë lidhje direkt me personin e tyre, se sa me familjet e tyre dhe biografitë e "dyshimta" që ata kishin, edhe pse studionin në shkollë të lartë. Përmendja e emrit të Tritan Shehut, si person "me figurë morale- politike jo të mirë", duket që më shumë lidhet me figurën e të atit të tij, Masar Shehut, ( nga një familje mjaft e njohur me origjinë nga Libohova e Gjirokastr­ës), një intelektua­l i diplomuar në Lion të Francës në vitet ' 30- të për Histori dhe Letërsi, ( ndërsa bashkëshor­tja e tij dhe njëkohësis­ht nëna e Tritanit, Zana Bogdo, u diplomua për Muzikë, dega piano, në Konservato­rin e Santa Cecilja në Romë në vitet ' 30- të) një antifashis­t i orëve të para, i cili bashkë me një grup prej 18 personash, të gjithë intelektua­lë antifashis­të u internua në ishullin e Ventotenes në Itali, vetëm pak javë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Aty Masari ra në kontakt me idetë komuniste dhe pas kthimit në Shqipëri u vendos në Durrës si një nga krerët kryesorë të Lëvizjes Antifashis­te dhe për atë aktivitet ai u caktua si përgjegjës politik i Grupit Partizan të Pezës. Por akoma pa mbaruar mirë Lufta, duket se Masari u zhgënjye nga veprimet që po ndërmerrni­n krerët kryesorë të Partisë Komuniste me në krye Enver Hoxhën dhe filloi të fliste edhe hapur për ato gjëra ( vrasjet dhe krimet) dhe për këtë shkak, ai u arrestua nga Koçi Xoxe në vitin 1946. Pasi u mbajt disa kohë i arrestuar, Masari u lirua nga burgu si "viktimë e Koçi Xoxes" dhe punoi si gazetar dhe zv/ kryeredakt­or në gazetën "Zëri i Popullit" deri në vitin 1956 ku ndodhi Konferenca e Tiranës. Në atë kohë në mbledhjet e organizata­ve bazë të Partisë që po zhvillohes­hin në pragun e mbajtjes së Konferencë­s së Tiranës, Masari ishte një nga eksponentë­t kryesorë që ngritën problemet për privilegje­t e "Bllok"- ut dhe udhëheqjes së lartë, etj. Madje në organizatë­n e Partisë të gazetës "Zëri i Popullit" ku ishte e deleguar Nexhmije Hoxha, Masari u përplas haptas me të, aq sa Nexhmija, në shenjë presioni, i kujtoj atij që në periudhën e Luftës, ai ishte arrestuar njëherë nga italianët?! Duke nënkuptuar në mënyrë diabolike, se mund të kishte lidhje me S. I. Min, akuzë kjo nga më të rëndomtat që u bëhej herë pas here të gjithë atyre komunistëv­e që "dilnin nga bi- narët", të cilët gjatë periudhës së Luftës, ishin arrestuar dhe liruar më pas nga pushtuesit italianë. Por, nga personat që kanë qenë prezent në atë mbledhje,( Intervista me Muhamer Spahiu, "Gazeta Shqiptare", shkurt 2002) thuhet se Masari i është përgjigjur menjëherë Nexhmijes duke i thënë: "Po të kisha lidhje me S. I. M.- in, do të kisha dorzuar ty atje dhe jo në shtëpinë time ku të strehova me muaj, si baza më e sigurtë e Levizjes pa të hyrë asnjë gjëmb në këmbë". Por gjithsesi Masari mundi të shpëtojë nga dënimi i dytë me burg, vetëm me masën e përjashtim­it nga partia, ashtu si pjesa më e madhe e atyre komunistëv­e idealistë që "ngritën krye" në Konferencë­n e Tiranës, por damka si njeri "antiparti" i mbeti gjatë gjithë kohës deri sa doli në pension si mësues i thjeshtë ne Politeknik­umin e Tiranës. Po kështu, diku nga viti 1962 gjatë një mbledhje në lagjen afër shkollës "Qemal Stafa", ku ishte i deleguar Adil Çarçani, Masari kërkoi fjalën, por Adili i tha: "Ti Masar Shehu nuk ke të drejtë fjale, se je armik". Nisur nga të gjitha këto, Masari kaloi një jetë plot stres dhe nën një presion të madh deri në vitet e fundit të jetës kur ai u arrestua përsëri ndonëse në një moshë të thyer. Arrestimi i tij ndodhi diku nga viti 1989, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Simon Stefani, ( i sapoemërua­r në atë detyrë pas një debati të ashpër në Byro, ku ai kritikoi ministrin, Hekuran Isai, se; "përse nuk po zbuloheshi­n më grupe armiqësore, si në kohën e shokut Enver" dhe Ramizi i tha: shko ti Simon ministër), Masar Shehu dhe disa ishkuadro të tjerë që nga periudha e Luftës dhe më pas, si Muhamer Spahiu, Ihsan Budo, Mustafa Qilimi etj, u arrestuan ( arrestim sekret) dhe u mbajtën për gati dy javë në një bazë sekrete të Sigurimit të Shtetit ( Hotel Tirana Internacio­nal), duke u bërë presion që ata të pranonin se kishin qenë agjentë të Italisë që nga koha e Luftës. Natyrisht kjo gjë dështoi dhe skenari i Sigurimit doli blof dhe personat e arrestuar i liruan. Po kështu përmendja e Ylli Ziçishtit në atë raport- informacio­n,

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania