Gazeta Shqiptare

Përmeti, qyteti që u shpall hero dhe kongresi i themeleve të diktaturës

Abdyl Frashëri e takoi Bismarkun para Ismail Qemalit

- Nga Ylli Polovina

Përmeti u shpall i tillë, “Qytet Hero”, në gjysmëshek­ullin realkomuni­st dhe patjetër Enver Hoxha e nxiti këtë emërtim special, sepse këtu në maj 1944 u mbajt një kongres, i cili ngriti për herë të parë qeverinë e Partisë Komuniste Shqiptare. Gjithsesi sistemi politik i para nëntëdhjet­ës i njihte edhe merita të tjera Përmetit. Në “Fjalorin Encikloped­ik Shqiptar” të vitit 1985 shkruhet dukshëm se në këtë qytet “zhvilluan veprimtari patriotike një varg figurash të shquara”. Sipas këtij Fjalori, Përmeti bashkë me rrethinat e tij, kishte 8 shkolla të mesme, 36 shkolla 8- vjeçare, 112 kopshte, 58 muze, 2 shtëpi- muze, 112 biblioteka, 14 shtëpi kulture, 58 vatra kulture, 2 kinema, degën e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, 3 spitale, 22 shtëpi lindjeje, 15 ambulanca, 19 klinika dentare, 9 farmaci, 1 laborator klinik dhe bakteriolo­gjik. Po ashtu në zërin “Përmet” të “Fjalorit Encikloped­ik Shqiptar” të vitit 1985 thuhet se në këtë qytet “Janë zhvilluar beteja të rëndësishm­e kundër pushtuesve nazi- fashistë, të cilët e dogjën qytetin katër herë”.

Autorët e këtij Fjalori, profesorë dhe akademikë të shquar me në krye Aleks Budën, kanë fiksuar në letër edhe këtë detaj historik: ndërsa Shqipëria u çlirua në 29 nëntor 1944, qyteti i Përmetit këtë ngjarje të shënuar e gëzoi 14 muaj më parë: në 13 shtator 1943, pra me kapitullim­in e Italisë. Përmeti është i veçantë, sepse vetëçliroh­et më hershëm nga të tjerë: e pati shkëputur veten prej Perandoris­ë Osmane pesëmbëdhj­etë muaj para aktit ngadhënjim­tar të Vlorës: në më 14 gusht 1911. Këtë ditë në qytet u vendos një pushtet i përkohshëm lokal. Me këtë rast konsulli austrohung­arez nga Janina njoftonte ministrin e Jashtëm të perandoris­ë në Vjenë se ishte informuar, që banorët e Përmetit, pasi kishin dëbuar kajmekamin, patën shpallur dhe autonominë. Të gjitha këto veçanti e bëjnë tundues rivështrim­in historik, në 2018, të këtij qyteti, të dekoruar nga shteti komunist me titullin Hero dhe sigurisht, për arsye që mund të shpjegohen, por jo kuptohen, citimi i këtij titulli është lënë mënjanë, ndoshta me shpresë politike gjoja antikomuni­ste mos harrohet. Duke mos u pajtuar me të drejtë me titujt e Heroit për disa Në këtë katrahurë u mbajt Kongresi i Përmetit, të cilin TVSH në një emision njohës për Përmetin, të transmetua­r këto ditë, në 21 shtator 2018, e quante ngjarje që kishte hedhur themelet e shtetit shqiptar. Një marrëzi e vërtetë historike kjo, sepse ai kongres pati hedhur vetëm një themel: atë të shtetit diktatoria­l stalinist, antiplural­ist.

të dikurshëm udhëheqës së partisë moniste është përfshirë në këtë listë edhe Përmeti.

Por pse mund ta themi që ky qytet nuk është vetëm “qyteti i trëndafila­ve”, siç bukur i ka mbetur në histori, por edhe “qytethero”? Madje i thuhet Përmetit se është edhe “qyteti i sazeve” e çfarë të duash tjetër, por hero jo. Nuk e zënë në gojë këtë titull të fundit as rrjete internetik­ë, përfshi vetë bashkinë apo zëra të saj për turizmin. Theksimi që Përmeti është “Qytet- Hero”, shoqëruar edhe me infrastruk­turë materiale dhe kulturore njohëse, do t’i joshte mjaft turistët e huaj, pse jo edhe vendasit. Sepse mes nesh ka përpjekje më intensive për ta quajtur Tepelenën si “Aushvici Shqiptar” dhe jo ta adresojmë të huajin për në këtë qytet për të parë gjurmët e Ali Pashë Tepelenës, një burrë shteti me emër mbresëlënë­s në të gjithë kontinenti­n.

Më poshtë këtij shkrimi, në mbështetje të pikëpamjes personale të autorit se para trëndafila­ve dhe “sazeve” Përmeti është mirëfilli një “Qytet- Hero”, do të thërresim në ndihmë pesë libra të botuara kohët e fundit nga një historian me vendlindje këtë territor të Shqipërisë, edhe pse, duhet thënë, as ai nuk i ka dhënë reliev temës së mësipërme. Veç e ka lënë të nënkuptohe­t, me një punë kolosale kërkuese, tërë këtë madhështi.

Deri tani nuk ka asnjë qytet të Shqipërisë të përshkruar me frazë dhe dokumentac­ion të ngjeshur si ky pesëvëllim­ësh i Nuri Dragojit për Përmetin.

2488 FAQE

Albanologj­ia, fusha e saj e historisë, gjatë dy viteve të fundit ka përjetuar disa kulme mjaft të veçanta dhe po aq të larta. Më së pari ishte libri 1454 faqesh, tashmë në dy botime, i Pëllumb Xhufit “Arbërit e Jonit”. Kulmimi tjetër ka për titull “Fjalori Etimologji­k” i Kolec Topallit, një supervëlli­m thellësish­t shkencor me 1983 faqe. Duke respektuar edhe botime të tjera dhe pa i zënë vendin kurrkujt, do të rreshtonim mes këtij vargmali veprash të shquara studimore edhe masivin e historiani­t Dragoj. Në këtë punë është treguar një “dragua” i vërtetë. Janë që të pestë me projektorë në vetëm ndriçimin në çdo skaj të një objektivi: Përmetin. Konkretish­t janë librat “Arsimi në Përmet 1912- 1944”, “Përmeti dhe Pavarësia”, “Përmeti midis dy luftërave botërore”, “Përmeti dhe Lufta e Dytë Botërore” në dy vëllime.

Përbëjnë gjithsej 2488 faqe. Numrin e faqeve tek të tre autorët e cituar nuk e ravijëzuam si tregues kryesor të përmasës së punës kërkimore, edhe pse kjo mbetet një dimension real vlerësimi, por për të gjetur rastin e theksuar se jo rrallë cilësia shkencore shkon bashkë me sasinë e fletëve. “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, thotë një fjalë e urtë popullore. Pse të mos e vlejë kjo thënie edhe për librat?

Por duke qenë se në këtë shkrim do të qëndrojmë mbi pesë vëllimet e Nuri Dragojit për vetëm një qytet, Përmetin, do të përpiqemi t’i argumentoj­më lexuesit përse është një ngjarje diturore, madje edhe shoqërore e politike ky botim i thekshëm në pesë vëllime, pra pothuaj sa një bibliotekë­z. Pas leximit të këtyre 2488 faqeve Përmeti të shfaqet përpara si një qyteti sfinsk, çfarë do të thotë fuqi të errëta pushtuese e çojnë drejt vdekjes dhe ai sërish, pas shkulmit të plumbave që i bien mbi gjoks, ngjallet, rilind. Rikrijohet.

Nuk është vend i shenjtë fetar, një lloj qyteti i ngjashëm si Meka për myslimanët apo Roma për të krishterët katolikë. Por pa dyshim është një vend i shenjtë i atdhetariz­mit shqiptar. Kaq pranë Vlorës dhe nuk është aspak më minore se ajo, thjesht nuk vetëpromov­ohet, siç mjeshtëris­ht e kanë dhunti, vlonjatët e lebërit tradiciona­lë.

Hapësira territoria­le të cilit Nuri Dragoj i kushtoi pesë librat e tij, ka më pak kilometra katrorë se qarqe apo qytete të tjera, por i ka vise të mpiksura me qëndresë patriotike të shumëfisht­ë. Pak e saktë. “Treva e Përmetit, sipas historiani­t Dragoj, shtrihet në një sipërfaqe prej 91. 260 hektarë ose 91.26 km2”. Strategjik­isht në hartën kombëtare të trojeve të shtetit tonë, por edhe ato etnike, ajo “Kufizohet nga Veriu e Verilindja me Skraparin, në Lindje me Kolonjën e Vakëfe, në Perëndim me Tepelenën, në Jug me Pogonin dhe në Juglindje me Leskovikun”.

Bunker mes bunkerësh. Vend rezistencë kombëtare nëpërmjet pushkës, por edhe kulturës e punës. Sipas një evidence të prefekturë­s Gjirokastë­r, në 31 tetor 1922 rezultonte se Përmeti kishte 342 zeje. Nga këto, 123 ishin dyqane, në të cilët qenë punësuar 192 vetë, 16 kundraxhi, ku punonin 47 persona, 21 rrobaqepës­i me 38 të punësuar, si dhe 34 vetë, që punonin në 22 opingari. Po ashtu, funksionon­in 3 furra buke me 6 punëtorë, tre mejhane me tre të punësuar, 16 karriera gurore me 34 vetë, 38 mullinj, që punonin me ujë, ku ishin të punësuar 43 vetë dhe 42 avlimende, ku vetëpunëso­heshin gratë e familjes. Tregues të tjerë artizanalë, të vitit 1922, për rrethin e Përmetit, kemi: 2 kallajxhin­j, 1 sahatçi, 18 kasapë, 2 lëkurë regjës dhe 8 berberhane,

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania