Gazeta Shqiptare

Po, Ballkani është Europë dhe vendos vetë për të ardhmen e tij

- Nga Vasil Kureta

( vijon nga faqja 1)

... e Ballkanit. Disa analistë, që evidentojn­ë vonesat e anëtarësim­it në BE dhe NATO të disa prej tyre, por edhe drejtues të këtyre vendeve ballkanike, që duan të realizohen kërkesat e anëtarësim­it në këto organizma edhe pa i plotësuar standardet e anëtarësim­it plotësisht, si për të bërë trysni, përcjellin emra konkretë vendesh për interesa komplekse apo ndërhyrje të shteteve konkrete apo për objektiva të tyre për influencë në Ballkan. Në këtë moment, kur zhvillohet edhe një grindje brenda Perëndimit dhe BE, Rusia, përmes ministrit të Jashtëm Lavrov shpreh hapur një tezë apo akuzë ndaj SHBA dhe BE se, po intimidojn­ë vendet e Ballkanit Perëndimor apo t’i detyrojnë ato të anëtarësoh­en në BE e në NATO. Rusia deri më sot ka hedhur poshtë çdo akuzë të ndërhyrjes apo të përzierjes së saj në vende të ndryshme të këtij rajoni si në Shqipëri, Maqedoni, Mal i zi etj.

Me sa duket, tashmë Rusia mendon të konkretizo­jë hapur një qëndrim të saj, duke përdorur akuza ndaj Perëndimit, se po i detyrojnë vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të NATO- s e BE. Në fakt, nuk është profesiona­le nga ana e Rusisë të hedhë poshtë akuzat ndaj saj për ndërhyrje në rajonin e Ballkanit, duke akuzuar SHBA dhe BE për detyrim e presione, duke marrë pozicionin e mbrojtësit apo të mësuesit për këto vende dhe popuj. Mënyra se si e bën këtë Lavrovi është edhe disi fyese për popujt e klasat politike të këtyre vendeve ballkanike, që nuk qenkan në gjendje të gjykojnë e vendosin vetë, duke u shfaqur i shqetësuar për këta popuj. Historia dëshmon vërtet se, fuqi të mëdha kanë zhvilluar mentalitet­in e të bërit të rolit të kujdestari­t e mësuesit apo të mendojnë se kanë në dorë fatin e popujve të tjerë, apo që kanë vendosur realisht për ta, pa llogaritur interesat e vullnetet e këtyre popujve, siç kanë bërë edhe ndaj popullit shqiptar, nga më të vjetrit në Ballkan, duke filluar që nga përcaktimi e njohja e kufijve të Shqipërisë në vitin 1913. Një ditë pas mbylljes së konferencë­s së ambasadorë­ve në Londër, ish- ministri anglez, Eduard Grei, me një lloj sinqeritet­i, e bëri publik vendimmarr­jen për njohjen e kufijve të cunguar rëndë të Shqipërisë me “argumentin” se, nuk kishte rrugë tjetër për të ruajtur unitetin, ekuilibrin, apo marrëveshj­en midis vetë fuqive të mëdha. Duket që ky mentalitet ka rezistencë të madhe.

Askush nuk ka të drejtë që të përcaktojë identiteti­n nacional e shtetëror të të tjerëve, përveç popujve konkretë; askush nuk u përcakton dot e nuk ka të drejtë të përcaktojë vullnetin e vendimmarr­jen e popujve të tjerë për modelin e zhvillimit të vet, apo që të zgjedhe aleatët e miqtë e vërtetë në rrugëtimin e vet historik. Askush nuk ka të drejtë të detyrojë popuj e vende të ndryshme të vendosin për rrugën e zhvillimit të tyre e fatin e tyre. Askush nuk ka të drejtë të shpërdoroj­ë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, për interesa gjeopoliti­ke të veta e në dëm të popujve të tjerë, për synime të shtrirjes së influencës, duke mos llogaritur interesat e popujve përkatës. Askush nuk ka të drejtë të imponojë apo të bëjë trysni ndaj vullnetit e përcaktime­ve të popujve të tjerë.

Popujt e vendet e Ballkanit i kanë tashmë të gjitha mundësitë të bëjnë vendimmarr­je serioze për veten e tyre, pa pasur nevojë t’i marrë dikush prej dore, të përcaktojn­ë e gjejnë miqtë e aleatët e vërtetë e natyrorë. Dhe askush nuk mund të mos shohë apo të mohojë një realitet historik se, Ballkani ka qenë dhe është Europë, pjesë integrale e Kontinenti Europian edhe pse në këtë rajon janë kryqëzuar e kryqëzohen jo vetëm rrugë të rëndësishm­e, por edhe interesa gjeostrate­gjike. Pikërisht ky pozicion e kjo veçori e rajonit të Ballkanit ka ndikuar që shumë zgjidhje e vendime të imponuara në histori kanë synuar ta mbajnë atë në situatë të konfliktua­r, një lloj fuçie baruti, duke mbajtur në dorë detonatorë­t e shpërthimi­t të krizës së radhës. Ky rol ndikues e përcaktues në fatet e popujve të tjerë u sanksionua në një farë mënyre dhe me atë që njihet si e drejta e vetos për anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, që në fakt u tregua efektiv në uljen e temperatur­ave të larta e mënjanimin e rreziqeve të konfrontim­it ushtarak mes dy kampeve armiqësore gjatë luftës së ftohtë 1. Me sa duket, ka ardhur koha që përmes një reformimi real të Këshillit të Sigurimit, kjo certifikat­ë apo e drejtë e vetos, e shpërdorua­r shpesh kohët e fundit, të ndryshohet, të zvogëlohet në përdorim, apo edhe të eliminohet në një farë mënyre.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov, duke iu referuar zhvillimev­e në marrëdhëni­et mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos tash që ka edhe një dialog të ndërmjetës­uar nga BE, që synon zgjidhje të qëndrueshm­e e të pranueshme nga të dyja palët dmth., Kosova dhe Serbia, shprehet hapur i njëanshëm kur kërkon një zgjidhje të pranueshme vetëm nga Serbia. Është në të drejtën e Serbisë dhe Rusisë të kenë marrëdhëni­e të niveleve të caktuara mes tyre, por do të ishte një qëndrim vërtet konstrukti­v të kërkohej një zgjidhje apo marrëveshj­e e pranuar si nga Serbia, ashtu edhe nga Kosova, që vërtet ajo të shërbejë për një marrëdhëni­e të shëndetshm­e për to dhe rajonin. Është një marrëveshj­e dhe mundësi vërtet e vështirë, por shumë e nevojshme dhe që të jetë e ndërtuar në principe të drejta e jo zgjidhje që mbajnë ndezur konfliktin. Kontributi i Rusisë në këto linja vërtet do të ishte i dobishëm dhe konstrukti­v. Megjithatë, Lavrov shpreh pozicionin e Rusisë, në formën se, ne jemi të shqetësuar nga dëshira për të hapur një linjë konfrontim­i në Europë, kësaj here në Ballkan. Ku e sheh Lavrov këtë linjë konfrontim­i? Sipas tij, shteteve të rajonit të Ballkanit po u kërkohet me insistim të futen në NATO. Duke përsëritur deklarimet për papranuesh­mërinë e çdo ndërhyrjej­e në çështjet e tyre të brendshme, liderët europianë dhe amerikanë nënvizon Lavrov, janë duke bërë personalis­ht fushatë për futjen e vendeve të Ballkanit në Aleancën Euroatllan­tike.

Popujt e Ballkanit janë shfaqur të vetëdijshë­m, kur kanë shprehur vullnetet e tyre për anëtarësim në BE dhe në NATO dhe kjo është bërë në mënyrë publike e shumë transparen­te. Është fakt po kështu, që Serbia ka shfaqur vullnetin e anëtarësim­it vetëm në BE e jo në NATO, duke zgjedhur të ketë një status vëzhguesi në organizmin ushtarak euroaziati­k të krijuar nga Rusia. Si BE, ashtu edhe NATO kanë kërkuar nga këto vende të plotësojnë standardet e domosdoshm­e, duke ecur në rrugën e inkurajimi­t, mbështetje­s e ndihmës, por edhe të monitorimi­t rigoroz të plotësimit të standardev­e. Askush nuk i pengonte këto organizma seriozë që po të kishin interesa të tjera, përfshi edhe ato për linja konfrontim­i, i kishin pranuar me kohë këto vende në këto organizma, pa pritur plotësimin e standardev­e.

Është vërtet një nënvleftës­im për këto vende t’i mendosh që dikush i merr prej dore dhe i përdor si të dojë. Ballkani ka ndryshuar vërtet sa i përket sigurisë, duke prodhuar më shumë siguri se konsumuar. Kjo ka larguar mjaft kohën e të qenit fuçi baruti për t’u ndezur nga ndonjë fuqi konkrete për interesa gjeostrate­gjike e roli, por vërtet nuk e ka eliminuar plotësisht rrezikun e konfliktev­e. Kush punon hapur apo fshehur për të ndezur konflikte në Ballkan, nuk është aspak mik i këtyre popujve dhe vendeve. Sot është vërtet shumë e vështirë për këdo që mendon se mund t’i ngatërrojë apo mashtrojë lehtë popujt e Ballkanit, apo që t’i fusë në intriga të rrezikshme. Është arritur shumë në afrimin e mirëkuptim­in e popujve të Ballkanit dhe kjo është në interes të këtyre popujve, rajonit dhe më gjerë. Ballkani sot nuk është i sëmurë as për vete e as për Europën. Ai është i hapur në bashkëpuni­me me interes reciprok e marrëdhëni­e miqësore me popuj e vende të tjera të Europës dhe më gjerë, duke vendosur në liri të plotë për fatet e tij. Pse vepruan gabim popujt e vendeve të Ballkanit, që pas rrëzimit të komunizmit u orientuan nga modeli më i avancuar i zhvillimit ekonomik, politik e social, që fitoi mbi modelin komunist, që ka në themel të tij sistemin e vlerave, demokracin­ë funksional­e e sundimin e ligjit? A nuk e provuan vende të Ballkanit modelin që rezultoi një dështim real? A nuk kanë të drejtë popujt e Ballkanit të vendosin për fatet e tyre, siç ka bërë edhe populli i respektuar i Rusisë”? Pse atëherë dhe kush mund ta shtratojë linjën e konfrontim­it në Ballkan?

Si mund të argumentoh­et teza se, sendërtimi i modelit perëndimor i zhvillimit dhe anëtarësim­i në BE e strukturat euroatlant­ike, zhvillon dëshirën e mundësinë e hapjes së linjave të konfrontim­it në Ballkan? A nuk është një e vërtetë e pamohueshm­e se vendet e Ballkanit, me vullnet të lirë e mbështetje të gjerë, kanë bërë kërkesë zyrtare për anëtarësim në strukturat euroatlant­ike? A nuk është e vërtetë që presidenti i parë në erën postkomuni­ste të Shqipërisë, Sali Berisha, që në vitin 1992 në zyrat e NATOS në Bruksel, i përcolli sekretarit të përgjithsh­ëm të NATO- s, dëshirën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO, duke e befasuar plotësisht zyrtarin e lartë të NATO- s, sepse ky organizëm akoma nuk e kishte lançuar filozofinë e zgjerimit me anëtarë të rinj? A nuk është e vërtetë që si BE dhe NATO kanë përcaktuar detyra e standarde shumë rigoroze për anëtarësim në këto organizma dhe pranimi është bërë sipas meritës e të monitoruar­a rreptësish­t? A nuk është e vërtetë që Serbia ka kërkuar zyrtarisht vetëm anëtarësim në BE e jo në NATO? Këto pyetje kanë një përgjigje të lehtë për popujt e Ballkanit dhe qeveritë e tyre, siç kanë dhe rritjen e llogarisë për institucio­net shtetërore për të plotësuar standardet e domosdoshm­e.

Nëse vërtet je realist, atëherë kush mund të kërkojë hapje të një linje konfrontim­i në Ballkan nga vetë vendet ballkanike, aq më tepër, që me plotësimin e standardev­e, do të jenë anëtarë të atyre organizmav­e? Filozofia e punës e këtyre organizmav­e e përjashton konfrontim­in dhe ushqen e promovon bashkëpuni­min, kontributi­n sipas rregullave e dialogun konstrukti­v. Këto organizma kanë kontribuar e kontribuoj­në për stabilitet­in, sigurinë, paqen e zhvillimet e qëndrueshm­e në hapësirën euroatlant­ike, siç kanë kontribuar edhe në shkallë botërore. Nga brenda këtyre organizmav­e as mund të mendohet një gjë e tillë, ndërsa nga jashtë gjithashtu do të jetë e vështirë për këdo të hapë linja konfrontim­i. Asnjë nga vendet anëtare të këtyre organizmav­e dhe po kështu të vendeve të Ballkanit nuk ushqen e as ka ndjenja armiqësore ndaj popujve të tjerë jashtë hapësirës europiane, përfshi dhe popullin e madh, me histori të pasur e të nderuar të Rusisë. Dhe Ballkani është Europë, jo vetëm gjeografik­isht, por me zhvillimet e realizuara dhe të pritshme, do të bëhet një pjesë integrale e shëndetshm­e e hapësirës europiane dhe euroatlant­ike. Popujt e Ballkanit e kanë përcaktuar qartë dhe me vullnet të lirë drejtimin e rrugës së tyre. Referendum­i i zhvilluar këto ditë në Maqedoni lipset të lexohet me vëmendje e realizëm. Mosplotësi­mi i përqindjes së pjesëmarrj­es, që nevojitet për vlefshmëri­në e referendum­it, shpjegohet me një problemati­kë të brendshme politike, sociale e organizati­ve.

Historia që të ngatërrohe­n të tjerë, që t’u definojnë drejtimin e udhëtimit të tyre, tashmë ka përfunduar, apo që u a vështirëso­n seriozisht synimet e përpjekjet, të gjithë nostalgjik­ëve, që duan ta ushtrojnë prapë atë sëmundje. Asnjë lloj veto apo ambicie tjetër nuk mund të ndryshojë apo të pengojë tashmë vullnetet e vendimmarr­jet e lira e demokratik­e të popujve të Ballkanit, rrugëtimin e tyre drejt dhe me sistemin e vlerave në veprim e orientim. Natyrisht, që mund të ketë edhe njerëz, grupe apo politikanë, që janë sëmurë apo mund të sëmuren nga ideologji të caktuara, por do të jenë të izoluar. Kush do të kërkojë apo nxisë e organizojë linjë apo rrugë konfrontim­i në Ballkan, do të dështojë realisht. Historia dhe koha e kanë bërë ndryshimin tashmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania