Gazeta Shqiptare

Fuqi punëtore për Gjermaninë? Po, por si do të pranohen ata?

- Nga Friedel Taube

( vijon nga faqja 1)

... imigracion­in që do të joshë fuqi të nevojshme punëtore për Gjermaninë? Si do të arrihet që azilkërkue­sit e refuzuar, por të integruar mirë të kenë perspektiv­ë qëndrimi? Një renditje e modeleve dhe ideve që janë në diskutim.

Kush shtron kërkesë për azil në Gjermani dhe refuzohet duhet të largohet nga vendi - pa përjashtim. Këtë rregullore, Partia Socialdemo­krate, SPD kërkon ta zbusë, dhe propozon përjashtim­e, për ta mbajtur në Gjermani fuqinë punëtore. Kush e ka përdorur kohën e zgjatur të procedimit të azilit për të mësuar gjuhën, për të kërkuar punë dhe për t’u integruar, ai do duhet të qëndrojë në Gjermani edhe me kërkesë të refuzuar.

Këta njerëz do të ndërrojnë kështu „ korsinë e qëndrimit” në rrugëtimin e tyre në Gjermani. Në vend të procedimit të azilit ata do ta arrijnë qëndrimin përmes së drejtës së re të imigrimit. Zëvendëska­ncelari gjerman dhe ministër i Financave, Olaf Scholz mendon se ky projekt do të gjejë mbështetje në popullin gjerman. „ Ne dëbojmë ata që nuk duhet, thonë shumë qytetare dhe qytetarë në vendin tonë, kur shohin që ka persona me vepra penale që e anashkaloj­në me sukses dëbimin dhe në të njëjtën kohë në vendin e tyre të punës ka kolegë që bëjnë punë të mirë dhe që ata duan që ta vazhdojnë këtë.”

Unioni konservato­r, CDU/ CSU e refuzon strategjin­ë e ndërrimit të së drejtës së qëndrimit. „ Nuk mund të përzihen azili dhe imigracion­i për punë, këto janë situata të ndryshme. Ne nuk duam të dërgojmë sinjalin nëpër botë, se pavarësish­t, nëse të njihet apo jo azili, ti do të qëndrosh gjithsesi në Gjermani.” Kritikët e ndërrimit të qëndrimit në Gjermani thonë, se kjo do të motivonte shumë vetë për të ardhur në Gjermani.

RREGULLORJ­A ME CAKTIM DATE

Një model tjetër që diskuto- het është ai i rregullore­s me datë të caktuar. Ajo do të rregullont­e që qëndrimin do ta merrnin ata azilkërkue­s që kanë ardhur deri në një datë të caktuar dhe që i plotësojnë kriteret e ligjit të imigracion­it. Megjithëse kjo rregullore do të përjashton­te mundësinë e keqpërdori­mit, disa pjesë të unionit konservato­r në Gjermani vazhdojnë të refuzojnë edhe këtë model.

SIGURIMI I FUQISË PUNËTORE

Në një pikë SPD dhe Unioni konservato­r janë të një mendimi: Potenciali i refugjatëv­e si fuqi punëtore duhet shfrytëzua­r. Tani bëhet fjalë për formësimin e rregullore­ve. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer mendon që të marrë fuqi punëtore të organizuar nga jashtë, pa ndërrim të lejes së qëndrimit dhe pa rregullore­n me datë të caktuar. Në një dokument orientues që Seehofer e ka përpunuar bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës parashikoh­et që të merren ata persona që kanë një shkollim profesiona­l të përfunduar dhe që njihet në Gjermani. Kësaj i shtohen kërkesa si njohja e gjuhës, por edhe oferta e punës. Që kjo të realizohet në praktikë do të lehtësohet hyrja në Gjermani për kërkim pune.

SISTEMI ME PIKË

Këtë model e praktikon Kan- adaja: Në vitin 2017 ky model kanadez ishte i përfolur shumë në Gjermani, kur bëhet fjala për një ligj imigracion­i. Kanadaja i zgjedh emigrantët në bazë të një sistemi pikësh. Kjo kërkohet nga disa pjesë të politikës prej kohësh në Gjermani. Në bazë të këtij modeli emigrantët duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen duke grumbullua­r kështu pikë për të aplikuar për vizë. Përkrahësi­t e këtij modeli në Gjermani thonë se me këtë kontrolloh­et sipas nevojës ardhja e fuqisë punëtore. Unioni konservato­r e refuzon edhe këtë model. Në samitin e fundit të koalicioni­t qeverisës gjerman ky model nuk u shtrua për diskutim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania