Gazeta Shqiptare

' Rraja', opozita kallëzon Ramën: 3 vjet burg për kërcënimin e Nuhut

"Tri vepra penale", padia e PD- LSI: Kryeminist­ri kanosi oficerin për të mos kallëzuar Spaho: Gjel i rrjepur i krimit të organizuar

-

Opozita akuzon kryeminist­rin, Edi Rama, se paracaktoi hetimet për rastin e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist Rexhep Rraja. Ndaj opozita kërkoi dje ndëshkimin përmes një hetimi të plotë nga ana e prokuroris­ë. Për këtë PD dhe LSI përmes krerëve të grupeve parlamenta­re Edmond Spaho dhe Petrit Vasili depozituan paraditen e djeshme një padi në prokurorin­ë e Tiranës kundër kryeminist­rit Edi Rama. Padia e opozitës lidhet me denoncimin e ish- oficerit të Fushë Krujës, tashmë në arrati, Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe në prani të kryetarit të grupit parlamenta­r, Taulant Balla. Opozita bën përgjegjës edhe kryeminist­rin Edi Rama për kërcënimin e pretenduar të Nuhut, pavarësish­t se ish- oficeri nuk ka qenë në gjendje të japë prova konkrete që faktojnë akuzën e tij. Sipas opozitës, qëndrimi i kryeminist­rit ka qenë në mbrojtje të deputetit Rraja, duke promovuar kështu dhunën dhe krimin, ndërsa me një status në rrjetet sociale kërcënoi ish- oficerin Nuhu.

KALLËZIMI

Opozita ka tri akuza ndaj Ramës "kanosja për shkak të detyrës", "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "kanosja për të mos kallëzuar". Sipas opozitës, këto akuza rrezikojnë ta dënojnë kryeminist­rin me 2, 3 deri në 4 vite burg. Sipas PD dhe LSI, nga deklarimi publik i kryeminist­rit Edi Rama më datë 29.09.2018, arrihet në konkluzion­in se: a) Kryeminist­ri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim jo vetëm manipulimi­n e opinionit publik mbi çështjen, por mbi të gjitha intimidimi­n dhe paracaktim­in e rezultatit të hetimit nga organet ligjzbatue­se, me synimin për të penguar zbulimin e të vërtetës; b) Kryeminist­ri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj nënkomisar­it Emiljano Nuhu, me synimin për ta frikësuar që të mos flasë më tej; c) Kryeminist­ri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, me synimin që ato të mos dëshmojnë dhe të mos tregojnë të vërtetën, por të heshtin. Opozita ka tri akuza ndaj Ramës: "Kanosja për shkak të detyrës", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Kanosja për të moskallëzu­ar". Sipas opozitës, këto akuza rrezikojnë ta dënojnë kryeminist­rin me 2, 3 deri në 4 vjet burg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania