Gazeta Shqiptare

PD: Balla dhe Rraja ishin në komisariat kur Nuhu u kërcënua

"Qeveria hesht për kamerat e policisë së Fushë- Krujës"

-

Deputeti

i PD Gent Stra zimiri akuzoi sërish dje kreun e Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, deputetin Rrahman Rraja dhe kryebashki­akun Artur Bushi si implikues në çështjen "Xhisela". Strazimiri denoncoi heshtjen nga institucio­net, lidhur me kamerat në komisariat­in e FushëKrujë­s. "PD kërkoi të dinte çfarë ishte bërë me kamerat e komisariat­it. Në vend të një përgjigjej­e, Rama ka angazhuar makinën e propagandë­s, për të tërhequr vëmendjen nga fakti se

AKUZAT

Pas dorëzimit të kallëzimit, kreu i Grupit Parlamenta­r të PD, Edmond Spaho sqaroi se Rama ka konsumuar tri vepra penale. "Emiljano Nuhu iu drejtua të gjitha instancave shtetërore ku denonconte atë që kishte ndodhur. Rama e quajti horr, me këtë deklarim publik, kryeminist­ri ka kërcënuar komisarin në kushtet e të qenit në detyrë shtetërore. Nëpërmjet deklarimit të Balla, Rraja dhe Bushi ishin aty kur Nuhut iu vu pistoleta në kokë. PD njohu dje me denoncimet e oficerëve dhe punonjësve të SHKB, se drejtori Ardi Veliu ka fshirë të gjithë kamerat e komisari-

Ramës, paralajmër­oi Nuhun që të mos vijojë me publikimin e fakteve, duke u përpjekur të pengojë krimin. Ai ka kryer 3 vepra penale, së pari, kanosje për shkak të detyrës, ka ndërmarrë veprime për fshehjen e të vërtetës dhe ka kryer kanosje për të mos- kallëzuar. Këto veprime, dënohen me 2, 3 dhe 4 vjet burg. PD dhe LSI, në emër të qytetarëve, kallëzuan Ramën, si zëdhënës së tyre, dhe denoncuam lidhjet e atit të Fushë- Krujës, dhe ato të bizneseve përreth. Ata u kërcënuan me tatimorë, banditë dhe armë. Sa herë u kapet një deputet në komisariat, kamerat ose fshihen ose prishen. Megjithëse u vunë në dijeni nga Nuhu, shërbëtorë­t e Ramës, nuk reaguan. Krimi mbrohet nga qeveria, pasi mbahet në pushtet nga bandit", deklaroi deputeti i PD- së. Deklarata e Strazimiri­t vjen një ditë pasi deputeti Enkelejd Alibeaj, kërkoi në emër të PD që sekuestroh­eshin kamerat e komisariat­it në Krujë.

Ramës dhe rilindjes me krimin. Shpresojmë që prokuroria të hetojë dhe të vejë kryeminist­rin para përgjegjës­isë",- tha z. Spaho. Menjëherë sapo opozitarët Spaho dhe Vasili dolën nga ambientet e prokuroris­ë, Rama përmes Twitter, përdori termat "dy gjysmagjel­at…" për Spahon dhe Vasili. Por Petrit Vasili reagoi duke thënë se foli kryeminist­ri gjysma tru që ja ka zhveshur brekët trurit të vet.

"Kryeminist­ri gjysma tru foli.... Ky ja ka zhveshur brekët trurit të vet, ashtu si dhe trupit ndaj nuk flet me gojë, por mendere. Prandaj edhe qelb erë dynjanë...", theksoi z. Vasili. Kurse z. Spaho e quajti "gjel të rrjepur të krimit të organizuar" pasi Rama përdori termin "gjysmagjel­at" për Spahon dhe Vasilin. "Sot denoncuam në prokurori gjelin e rrjepur të krimit të organizuar në Shqipëri për kanosje

për shkak të detyrës; veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kanosja për të mos kallëzuar, të ushtruara ndaj nënkomisar­it Emiljano Nuhu. I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithëse prokurorin­ë e ka si fraksion të Rilindjes. Po presim të na tregosh analizat e zërit të Gones. I dërgoi inglizi apo jo? Apo do i dërgojë kur të çelë gjethi?"- shkruan Spaho.

 ??  ?? Krerët e grupeve parlamenta­re, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili
Krerët e grupeve parlamenta­re, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania