Gazeta Shqiptare

"Xhisela", Rama: Meriton drejtësi, letra e Nuhut nuk më ka ardhur

Kryeminist­ri lajmëron: Shumë shpejt përgjigja për "Babale 1", do habiteni "Nuk mban përgjegjës­i babai për veprimet e djalit madhor"

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se Xhis ela Maloku meriton drejtësi, por nuk ka pasur ndërhyrje politike për të mbrojtur djalin e deputetit socialist. I ftuar në emisionin e gazetarit Sokol Balla, "Real Story", Rama tha se nuk ka gjetur në protokolli­n e Kryeminist­risë asnjë letër të oficerit Emiljano Nuhu.

Çështja e Xhisela Malokut?

Unë mund të përgjigjem vetëm për aspektin që lidhet me sjelljen e institucio­neve në këtë rast dhe nuk preferoj të hyj në vorbullën e kazanit për këtë çështje. Mendoj që vajza është marrë peng për llogari të tregut politika e mediatik. Është marrë peng për ditë të tëra, ndërkohë që meriton vetëm drejtësi dhe drejtësinë asaj mund t'ia japë vetëm rruga e institucio­neve të drejtësisë. Të tjerat ua kam lënë vetëm atyre që nuk mund të jetojnë me këtë vorbull.

Pengmarrje­n e ka kryer djali i deputetit të mazhorancë­s tuaj...

Më kujtohet një fjalim që një nga anëtarët e byrosë ia mbajti Mehmet Shehut për të birin. I kërkonte llogari për të birin kryeminist­rit. Po ju kujtoj që djali i deputetit është në burg sot. Unë di dhe nuk e di a jeni ju në dijeni të kronologji­së. Në 21 korrik vajza shkon në komisariat në orën 17. Në orën 21: 40 thirret për të dëshmuar në stacionin e policisë së Fushë- Krujës nga një oficer policie, që vepron jo konform ligjit e procedurës. Të nesërmen shkarkohet nga detyra dhe po të nesërmen, policia bën komunikatë­n dhe çështja i referohet prokuroris­ë. Në këtë moment ka mbaruar roli i Policisë së Shtetit. Nuk ka asnjë provë të asnjë interferen­ce politike, por ka një provë tjetër që as nuk mund ta imagjinoni ju që djali i një deputeti është prapa hekurave, ndërkohë që deputeti...

Nuk do e arrestonit, se ju doli jashtë duarve. Mos na shisni shtetin ideal...

Nuk kam ardhur të debatoj me ju. Unë nuk arrestoj njerëz. Njerëzit i arreston policia me vendim të prokuroris­ë. Prokuroria në këtë vend nuk varet nga unë. Dhe mbi të gjitha, djali i deputetit, e paimagjinu­eshme në kohën kur dikush tjetër ishte kryeminist­ër. Ata që deri dje policinë e përdornin për të ndaluar zbatimin e urdhrave të prokuroris­ë. Deputeti është pranë gruas së tij, që po lufton me një kancer terminal dhe nëse ka provën më të vogël që deputeti është i përfshirë, atëherë patjetër deputeti do mbajë përgjegjës­inë e vet. Nga ana jonë, nga ana e qeverisë, nga ana e policisë nuk ka pasur asgjë për të reaguar ndaj fryrjes.

Nuk po merrni asnjë përgjegjës­i. Ku i keni gjetur gjithë këta deputetë, Mark Frroku, Arben Ndoka...

Mark Frroku nuk ka qenë asnjë ditë deputet i PSsë. Unë bëj gabime, por kurrë me qëllim. Arben Ndoka ka qenë zgjedhja ime. E kam vënë unë deputet. Unë i dal për zot të gjitha atyre që kam bërë. Nuk kam pasur kurrë asnjë tendencë për të vënë asnjë lloj krimineli. Jam i pari kryetar partie që kam vënë si rregull dëshminë e penaliteti­t. Ata që kanë mbaruar punë me gjykatat, janë njerëz të rehabilitu­ar. Vetëm një ka ikur nga PS nga ligji i dekriminal­izimit, Arben Ndoka. Secili mban përgjegjës­inë e vet. Nuk mban përgjegjës­i babai për djalin sa një derr, që sot është aty ku është.

Nga momenti i denoncimit të vajzës, tek momenti i arrestimit të djalit është një periudhë kohe e gjatë që deligjitim­on shtetin...

Shoh një teatër banal që janë turrur të gjithë, ndërkohë që është vetëm përdorim brutal i asaj vajze. Ka ndodhur një gjë, që nuk ka ndodhur kurrë në Sh- qipëri. Djali i deputetit të mazhorancë­s është në burg dhe kjo tregon që nuk ka pasur mbështetje.

Djali i një deputeti ka ushtruar dhunë mbi një vajzë. Djali i deputetit është në burg dhe u fut në burg jo atë ditë apo jo të nesërmen, sepse ju donit. Unë them se kur futet në burg një individ, e vendos prokuroria. Thelbi i çështjes është a ka pasur Policia e Shtetit ndonjë influencë për ta mbyllur, për ta zvarritur çështjen apo e ka marrë çështjen për ta zgjidhur?! Nuk ka ndodhur më përpara që një ish- ministër i Brendshëm të përjashtoh­et nga partia, nga parlamenti dhe t'i thuhet shko atje, sqaroji. Qëllimi është pikërisht që kushdo të jesh, djali i kujt je apo vajza e kujt je, ti trajtohesh njësoj si të tjerët. Këtu ka edhe një gjë tjetër. Ju thoni që u kap me vonesë. Kjo është kapur në kohë dhe është futur në procedurë. Ka ndodhur një gjë e tmerrshme, është përdorur vajza dhe është krijuar një konspiraci­on i tërë me një oficer policie, që duhet të përgjigjet për shkelje të ligjit të policisë. Taulant Balla nuk ka asnjë lidhje me këtë proces dhe jam i bindur që do ketë prova për të kundërtën. Ai oficeri nuk është hero, por është një element që është vënë në funksion për një interes. Nuk është puna se vajza e mohoi, por drejtësia duhet të bëhet. Nëse Taulant Balla do ishte në komisariat me armë, do ishte jo fundi i shtetit, por fundi i botës.

Nuk e përjashton­i mundësinë që të ketë pasur presion?

Presion nga kush? A e imagjinoni ju një vajzë që vendoset në tytën e gjithë kësaj lukunie, që i turret për ta marrë peng dhe për t'i rënë derës së pushtetit dhe për të rrëzuar qeverinë, ky është krimi. Dhe për këtë nuk flet njeri. Taulant Balla doli në media dhe lexoi letrën e tij. Oficeri i policisë ka shpifur në mënyrën me kriminale, duke përfshirë njerëz që nuk kanë lidhje me atë histori, për qëllime politike. Shumë shpejt do dalë e vërteta për ' Babalen e parë', që do habiteni. Unë si kryeminist­ër këtë gjë e kam marrë vesh nga Taulant Balla dhe doli e tha edhe publikisht. E para gjë që kam menduar ka qenë cili ka qenë roli i policisë. Dhe kam marrë informacio­n se çfarë ka bërë policia. Dhe policia ka qenë korrekte. Madje, oficeri i policisë, i cili në mbrëmje ka shkelur procedurën duke thirrur edhe personin tjetër, është pezulluar. Që do të thotë që ka qenë proces korrekt. Policia e Shtetit e ka marrë e ka çuar në prokurori.

Ilir Meta tha se ishte njohur me ngjarjen nga një letër që Nuhu ua kishte çuar edhe juve...

Unë e kam marrë vesh nga Taulant Balla. E kemi kërkuar letrën. Kemi kthyer përmbys gjithë protokolli­n e Kryeminist­risë, nuk e kemi gjetur. Letra nuk është dërguar. Opozita është një forcë e marrë fund, e mbaruar. Po ju them që sot PS po të bëhen zgjedhje, fiton më shumë se sa në 2017ën. Arsyeja është që Shqipëria nuk ka asnjë alternativ­ë tjetër dhe njerëzit i besojnë.

Basha tha në parlament që e keni gënjyer një herë për marrëveshj­en, do të ketë një marrëveshj­e të re me opozitën?

Të them të drejtën, realisht besoj se do na bjerë audienca po të flasim për Lulzim Bashën. Opozita është krejtësish­t jashtë binarëve të një lufte politike, ku të sfidon. Opozita është kthyer në një i mbytur që po përpiqet të të mbysë dhe po përdor format më të shpifura të baltës. Si e kam gënjyer unë? Ai thotë ashtu. Unë nuk them ashtu. Nuk ka pasur asgjë tjetër veç asaj që është thënë publikisht. E ka gënjyer mendja që do fitonte, humbi.

Çfarë do ndodhë nëse opozita i qëndron skenarit të bojkotit të zgjedhjeve?

Hera e parë ishte tragjedi, e dyta do jetë komedi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në emisionin "Real Story"
Kryeminist­ri Edi Rama dje në emisionin "Real Story"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania