Gazeta Shqiptare

Bojkoti i opozitës, PS miraton fondin për organet e vetingut

Braçe kërkon Ahmetajn: Eja në interpelan­cë! Ministri: Eurobondi, test i ekonomisë Mungon Rraja, shtyhet "Statusi i gjyqtarëve" dhe "Kodi Rrugor"

-

Opozita bojkotoi sër ish dje Kuvendin, por pavarësish­t nga mungesa e opozitës, mazhoranca miratoi me 72 vota pro tri projektven­dimet për shtimin e buxhetit dhe stafit për organet e drejtësisë. Ndërsa u shtyn sërish ligjet me shumicë të cilësuar. "Statusi i gjyqtarëve" dhe "Kodi Rrugor" vijojnë të presin votat e opozitës. I vetmi që ka bërë opozitarin në sallën e Kuvendit ishte Erjon Braçe. Shkak ishte mosparaqit­ja e ministrit të Financave në interpelan­cë prej 5 javësh për ligjin e sportit. Në nisje të seancës foli Braçe, i cili kërkoi me urgjencë një interpelan­cë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetajn, kërkesë kjo e përsëritur siç tha ai, pas një korrespond­ence disamujore me shkresa mes tyre. "Kërkoj interpelan­cë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Është neni 80 i Kushtetutë­s jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojm­ë me shkresa, më lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmëri­në fiskale të një institucio­ni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin, që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh", deklaroi z. Braçe. Kërkesës së Braçes iu përgjigjur kryeparlam­entari Gramoz Ruçi, i cili e justifikoi ministrin Ahmetaj: "Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Ka qenë jashtë shtetit për eurobondin, ka qenë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohe­t". Por më pas ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, foli në Kuvend për rritjen e ekonomisë falë reformave të ndërmarra nga qeveria. Sipas tij, blerja e eurobondit shqiptar pak ditë më parë në tregjet ndërkombët­are tregon se investitor­ët e huaj kanë tashmë besim në ekonominë shqiptare. "Eurobondi ishte test i ekonomisë shqiptare. Tregjet ndërkombët­are pranuan të investojnë", u shpreh ministri. Në seancë dje ra në sy edhe mungesa e deputetit socialist të shumëpërfo­lur ditët e fundit Rrahman Rraja, i akuzuar se kërcënoi oficerin e policisë, Emiljano Nuhu në mbrojtje të të birit.

VOTIMI

Kuvendi miratoi dje projektlig­jet në rendin e ditës pa praninë e opozitës, e cila Kuvendi njofton shpalljen e 3 vendeve vakante për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere si ai i arsimit të lartë ekonomik ose juridik, përvojë pune mbi 5- vjeçare në administra­tën publike ose në institucio­ne financiare e bankare. Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtuesh­ëm me atë të deputetit, ministrit si dhe të punonjësit, të administra­torit e të aksionarit, me pjesëmarrj­e ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Seanca e djeshme parlamenta­re
Seanca e djeshme parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania