Gazeta Shqiptare

Vetingu, PD: Donim të zbatohej Kushtetuta. Balla: Kërkuat pazar

-

Kuvend kreu i de putetëve socialistë, Taulant Balla akuzoi dje PD- në se kërkoi pazar në nisje të sesionit parlamenta­r për të ndryshuar ligjet e vetingut. Ai theksoi se mazhoranca iu përgjigj negativish­t një oferte të tillë nga opozita, e cila sipas tij synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturë e cila do hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në akte korruptive apo dhe kriminale. "Kur ne nisëm këtë sesion, PD ofroi pazar për ndryshimin e 7 ligjeve. Ne nuk do të bëjmë kurrë pazar për vetingun e drejtësisë. PD ka sjellë në Kuvend dy faqe

bojkotoi sërish seancën plenare. Mazhoranca deklaroi se bojkoti është skenar për të bllokuar çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Kështu, Kuvendi miratoi pa opozitën projektlig­jin "Për një ndryshim në ligjin nr. 55/ 2015, "Për investimet strategjik­e në Republikën e Shqipërisë". Po ashtu, Kuv- letër dhe synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk bëhet vetingu duke shkuar në hotele. Ata duhet të jenë këtu, që të çojnë përpara reformën në drejtësi", tha z. Balla. Por PD reagoi duke thënë se nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë pazar me kryeminist­rin Edi Rama për vetingun. PD shprehet se mazhoranca kaloi dje

endi miratoi projektlig­jin "Për ratifikimi­n e marrëveshj­es ndryshuese të marrëveshj­es së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësua­r nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW Frankfurt Am Main, për financimin e programit "Fondi i propozimet për vetingun që sipas PD, demokratët kanë 1 vit që i kërkojnë. "PS refuzoi një vit më parë amendament­et e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vetingut për burime njerëzore. Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40% numrin e këshilltar­ëve dhe stafit ndihmës të organeve të vetingut. Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendament­et e opozitës. Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionim­in e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës", shprehet PD.

investimev­e sociale IV". Kuvendi miratoi gjithashtu projektven­dimet për shtimin e buxhetit dhe stafit të organeve të reja të vetingut si dhe projektven­dimin "Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it". Po dje u miratua edhe projektven­dimi "Për disa ndryshime të strukturës

organizati­ve, organikës dhe klasifikim­it të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit". Kuvendi miratoi edhe projektven­dimin "Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifik­im të pagave të administra­tës së Institucio­nit të Komisioner­ëve Publikë". Po ashtu, Kuvendi miratoi projektven-

dimin "Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri". Kuvendi miratoi edhe projektven­dimin "Për miratimin e procedurës paraprake për përzgjedhj­en e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania